- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Bufi ekspresiv vjen me një edicion shumë special – Family 3në1! Ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 33cm lartësi dhe një batanije 130x180cm. Është në dispozicion në 6 forma të ndryshme: gjyshi, gjyshja, nëna, babi, motra dhe vëllau. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo komplet familjen e bufave, sepse familja duhet të qëndrojë e bashkuar, apo jo?
Bufi ekspresiv vjen me një edicion shumë special – Family 3në1! Ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 33cm lartësi dhe një batanije 130x180cm. Është në dispozicion në 6 forma të ndryshme: gjyshi, gjyshja, nëna, babi, motra dhe vëllau. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo komplet familjen e bufave, sepse familja duhet të qëndrojë e bashkuar, apo jo?
Një buf i mençur e di se të kuptuarit e emocioneve është themeli për një marrëdhënie të mirëqenë me veten dhe të tjerët, për një jetë më të suksesshme, bashkë me një familje të dashur dhe përkrahëse. Andaj, kemi dizajnuar edhe bufët e rinj Family, që përfaqësojnë 3 gjenerata - anëtarët më të afërt të familjes për secilin nga ne. Ky buf vjen në 6 forma të ndryshme: gjyshja, gjyshi, nëna, babai, motra dhe vëllau.
Bufi 3në1 është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat kanë absorbim minimal të lagështisë, veti rezistente ndaj njollave dhe mykut. Bufi bashkë me batanijen mund të lahen në 30°C. Ky set ka 3 funksione, dhe kjo e bën bufin Family një dhuratë ose shoqërues ideal për shtëpi apo udhëtime. Bufi 3në1 mund të përdoret si një:
Lodër e butë (me lartësi 33cm), me detaje të lezetshme dhe argëtuese, për të luajtur me të apo për ta përqafuar sa herë që keni nevojë.
Batanije e butë. Bufi vjen me një batanije 130x180cm, me të cilën mund të mbështilleni sa herë ju duhet ca ngrohtësi shtesë. Po ashtu, mund ta përdorni si shtrojë loje.
Një jastëk udhëtimi ose për një sy gjumë. I mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, bufi si jastëk do t’ju ofrojë një vend të butë dhe të këndshëm për ta pushuar kokën.
Bufët nga edicioni Family kanë një karakteristikë të veçantë – kanë nga një kapëse në krahë, në mënyrë që të mund t’i bashkoni dhe përqafoni me njëri-tjetrin. Sa e lezetshme, apo jo? Sepse përqafimet janë një mënyrë e bukur për të shprehur dashuri dhe kujdes.
Familja është vendi ku fëmijët mësojnë rreth botës dhe vetes. Vendi ku mësojnë hapat e parë e shqiptojnë fjalët e para. Është vendi ku buron dashuria dhe një vend të cilit mund t’i thonë shtëpi. Në familje mësojnë edhe aftësitë për të mbijetuar, për t’u përballur me sfida dhe jo vetëm.
Ajo u mëson fëmijëve çka është mirë e çka keq, dhe u jep puthjet e përqafimet më të ngrohta, sidomos nëse janë rrëzuar apo gërvishtur.
Ajo është shumë krenare për të vegjlit e saj dhe gjithmonë i inkurajon t’i ndjekin ëndrrat e tyre – qoftë nëse duan të merren me sport, me shkencë apo art.
Ai u mëson fëmijëve ta jetojnë jetën si një aventurë të madhe, duke ju treguar si ta ngasin biçikletën, si të ngjiten në lisa dhe të notojnë. Ai po ashtu e di se fëmijët rriten edhe duke mësuar nga gabimet, andaj gjithmonë qëndron krah tyre kur ata provojnë diçka apo dështojnë.
Po ashtu, kujdeset që t’i mbrojë nga rreziku, por në të njejtën kohë i inkurajon të bëhet më të fortë, më të pavarur dhe të kenë vetëbesim.
Asaj i pëlqen të shfletojë albume fotografish dhe t'i tregojë fëmijëve se jeta është më e bukur kur ke përreth një familje të dashur, me të cilën mund të krijoni kujtime të paharruara.
Ajo nuk i kursen këshillat e mençura dhe është një krah ku nipërit dhe mbesat e saj mund të mbështeten sa herë që janë të pikëlluar apo kanë nevojë për dashuri.
Ai është si një mësues i mirë historie, sepse ka dëshirë të tregojë histori nga e kaluara dhe ngjarje nga jeta e tij. Historitë e tij janë argëtuese dhe frymëzuese.
I pëlqejnë fjalëkryqet, enigmat, lojërat me letra, truqet dhe ju tregon shakatë më qesharake. Atij mund t’ia tregoni të gjitha sekretet, sepse nuk do të qeshë me to dhe nuk do t’ua tregojë të tjerëve.
Ajo ka imagjinatën më të gjallë në botë! I pëlqejnë rrollerat, leximi i librave, noti në pishinë dhe akulloret. Nganjëherë këndon karakoke e nganjëherë hidhet nga trampolina duke pretenduar se është astronaute.
Ajo dhe vëllau i saj kanë një gjuhë sekrete që e kuptojnë veç ata, dhe i shijojnë bisedat e këndshme mbrëmjeve, kur prindërit e tyre janë në gjumë.
Ai është çdo herë gati për aventura. I pëlqejnë të gjitha sportet e jashtme, shakatë, dhe ka qejf të luajë që nga lindja e deri në perëndim të diellit.
Ai e mëson motrën e tij të jetë e zonja e vetes dhe përpiqet të jetë model pozitiv dhe një përkrahës për të. Ai e dëgjon gjithmonë pa e gjykuar, dhe përveç se motër, e ka shoqe të ngushtë për tërë jetën.
Bufët e grupit Family janë krijuar që përmes lojës, t'ua mësojnë fëmijëve rëndësinë e familjes. Përdorni ata për:
Familja simpatike e bufëve vjen edhe në versionin mini (lartësi 16cm, pa batanije). Janë lodra të lezetshme dhe të buta, të përshtatshme për t’i marrë me vete kudo, kurdo që keni nevojë për një përqafim. A nuk janë të mrekullueshëm?
97% e klientëve tanë janë shumë të kënaqur me këtë produkt*.
*hulumtimi është bërë në tregjet e këtyre vendeve: Kroaci, Republika Çeke, Letoni, Maqedoni e Veriut, Rumani, Serbi dhe Sllovaki, madhësia e mostrës: 2.052
Linja Dormeo | Trends |
---|---|
Programi Dormeo | dhoma ndejës |