SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Bufi ekspresiv Learning 3në1

100 80 1
SKU: 99-1000225649
SASITË KANË MBARUAR
Photo
Video

Zgjohuni, është koha për mësim! Mirëprisni bufin e ri në familje – bufi Learning 3në1. Ky buf është në dispozicion në dy forma: ABC apo 123. Bufi Learning është dizajnuar që t’i ndihmojë fëmijët t’i mësojnë shkronjat, numrat dhe orën në mënyrë më argëtuese. Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 33cm lartësi dhe një batanije 130x180cm. Por jo vetëm për mësim, ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët!

Yellow Friday - oferta më e mirë po ta cingërron!
Bufi ekspresiv Learning 3në1
Nuk ka sasi, ju lutem na telefononi në: 0800 100 50
Më shumë

Zgjohuni, është koha për mësim! Mirëprisni bufin e ri në familje – bufi Learning 3në1. Ky buf është në dispozicion në dy forma: ABC apo 123. Bufi Learning është dizajnuar që t’i ndihmojë fëmijët t’i mësojnë shkronjat, numrat dhe orën në mënyrë më argëtuese. Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 33cm lartësi dhe një batanije 130x180cm. Por jo vetëm për mësim, ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët!

Më shumë
Përshkrimi

Mirëprisni bufin mësues në familje

Kur lansuam bufët e parë që përaqësonin 4 emocione të ndryshme, fëmijët në mbarë Europën i mirëpritën me shumë gëzim! Që atëherë, kërkesa për bufa e ekspresivë ka filluar të rritet e po ashtu edhe familja Emotion Owl! Andaj, këtë herë kemi dizajnuar bufët e rinj, të cilët përfaqësojnë mësimin! Mirëprisni edhe ju në familjen tuaj bufin Learning – në versionin ABC ose 123!

Bufi ekspresiv Learning 3në1 Bufi ekspresiv Learning 3në1

Numrat dhe shkronjat përbëjnë themelin e mësimit

Nga të gjitha gjërat që mësojmë në shkollë, numrat dhe shkronjat janë më baziket, por edhe përbëjnë themelin e gjërave që do të mësojm më vonë. Tash mund t’i ndihmoni më të vegjlit e familjes që të mësojnë në një mënyrë më kreative – me bufat Learning. Zgjedhni bufin ABC ose 123, apo kombinoni të dy, sepse rrugëtimi drejt dijes fillon me shkronjat dhe numrat!

Bufi ekspresiv Learning 3në1

Një lodër praktike për mësim dhe argëtim

Bufi ngjyrë vjollcë e çelët (123) me batanije të së njejtës ngjyrë, ka një orë në bark dhe krahët të cilët mund t’i lëvizni në mënyrë praktike për ta treguar orën. Kurse bufi i portokalltë (ABC) me batanije të kaltër, me një kapelë diplomimi në kokë, ka alfabetin në bark dhe një xhep të vogël për surpriza. Fytyrat e lezetshme të bufave do t’i pushtojnë shpejt zemrat e fëmijëve, duke u bërë miq për mësim dhe argëtim.

Bufi ekspresiv Learning 3në1

Një produkt –tri funksione praktike

Secili buf ka funksionalitet 3në1, andaj është ideal për dhuratë apo shoqërues për udhëtime. Bufi është një lodër e lezetshme, që mund të përdoret për lojë, mësim apo shfaqje argëtuese. Po ashtu, mund të përdoret si një jastëk i butë për një sy gjumë në veturë apo piknik – kudo që fëmijët kanë nevojë për pak ekstra rehati! Kurse batanija e butë do t’i mbështjellë fëmijët me një përqafim të ngrohtë kur marrin një sy gjumë apo mund të përdoret si shtrojë loje. Kur nuk është në përdorim, batanija mund të paloset dhe vendoset brenda bufit.

Bufi ekspresiv Learning 3në1

Mund t’i lani në rrobalarëse, për më shumë higjienë

Bufi 3në1 përfshin: një buf me lartësi afro 33cm dhe një batanije me përmasa 130x180cm. Higjiena është shumë me rëndësi, sidomos për fëmijët, andaj bufi dhe batanija mund të lahen në 30°C, në mënyrë që t’i mbani të pastër çdo herë. Bufi është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® për më shumë butësi!

Bufi ekspresiv Learning 3në1

Koleksioni Emotion Owl

Bufi Learning është pjesë e koleksionit unik Emotion Owl, i dizajnuar posaçërisht për gjumashët e vegjël. Kjo linjë përmban edhe produkte tjera sikurse jastëk, jorgan, dyshek, sete çarçafësh, kostum, çorape dhe lodra të buta. Kombinoni produktet Emotion Oël pwr të krijuar një ambient gjumi më të rehatshëm dhe më argëtues për fëmijët tuaj!

Shiko produktet tjera këtu

Specifikat Teknike
Linja Dormeo Trends
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve (1 Vlerësime)

4

1 vlerësime

1 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Aleksandar

www.dormeo-ks.com

Rasic
Përshëndetje. Keni ne stok, qmimi 11,21€? A mund te dergohet ne adrese?