SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Bufi ekspresiv Xmass 3në1

Photo
Video
-40%

Bufi ekspresiv vjen me një edicion shumë të veçantë dhe të limituar: Xmass! Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 33cm lartësi dhe një batanije 130x180cm. Ka një dizajn me motive të festave të fundvitit dhe është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. Ky buf është edhe më unik, sepse ka një buton, të cilin pasi e shtypni, këndon këngën “Jingle Bells”. Në dispozicion në dy forma: Merry dhe Jolly. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo të dytë!

Bufi ekspresiv Xmass 3në1

Çmimi i rregullt: 24,90 €


Çmimi special: 14,94 €

Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Bufi ekspresiv vjen me një edicion shumë të veçantë dhe të limituar: Xmass! Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 33cm lartësi dhe një batanije 130x180cm. Ka një dizajn me motive të festave të fundvitit dhe është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. Ky buf është edhe më unik, sepse ka një buton, të cilin pasi e shtypni, këndon këngën “Jingle Bells”. Në dispozicion në dy forma: Merry dhe Jolly. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo të dytë!

Më shumë
Përshkrimi

Një dhuratë e lezetshme për festat e fundvitit

Festat e fundvitit karakterizohen me përqafime, dashuri dhe dhurata. E kur jemi te dhuratat, a ka dhuratë më simpaktike se bufi ynë Xmass? Me motive të festave të fundvitit, jo vetëm që përçon magjinë festive, por është edhe një lodër e butë dhe lezetshme. Bufi Xmass vjen në dy forma: Merry apo Jolly.

Bufat e rinj 3në1 përçojnë vetëbesim dhe gëzim, dhe janë gati të bëhen miqtë e rinj të fëmijëve tuaj. Me një lartësi prej 33cm, bufi është gati t’ju ofrojë një përqafim të ngrohtë apo ta përdorni si jastëk për një sy gjumë. Kurse batanija do t’ju ofrojë butësi dhe ekstra ngrohtësi.

Dormeo Emotion Owl Xmass Bufi ekspresiv Xmass 3në1

Një produkt – tri funksione praktike

Bufi 3në1 mund të përdoret si një:

  • Dormeo Emotion Owl Xmass

    Lodër e butë (me lartësi 33cm), me detaje të lezetshme dhe argëtuese, për të luajtur me të apo për ta përqafuar sa herë që keni nevojë.

  • Bufi ekspresiv Xmass 3në1

    Batanije e butë. Bufi vjen me një batanije 130x180cm, me të cilën mund të mbështilleni sa herë ju duhet ca ngrohtësi shtesë. Po ashtu, mund ta përdorni si shtrojë loje.

  • Bufi ekspresiv Xmass 3në1

    Një jastëk udhëtimi ose për një sy gjumë. I mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, bufi si jastëk do t’ju ofrojë një vend të butë dhe të këndshëm për ta pushuar kokën.

Edicion i limituar – bufi me muzikë

Jolly (i kaftë) dhe Merry (i bardhë) vijnë me një buton special – thjesht shtypeni dhe shijoni muzikën e famshme të festave të fundvitit: Jingle Bells!

Bufi ekspresiv Xmass 3në1

Kush janë Merry dhe Jolly?

Merry dhe Jolly janë anëtarë të familjes së madhe të bufëve ekspresivë, apo miqtë e mijëra fëmijëve në mbarë Europën.

  • Bufi ekspresiv Xmass 3në1

    Merry

    Hoo-Hoo, halla Merry është këtu që t’ju urojë festat e fundvitit! Çdo dimër, bufi i bardhë fluturon nga një vend i largët dhe vjen ta kalojë kohën me familjen. I pëlqen të luajë me mollëzat e fëmijëve, ta ndihmojë bufët “Nëna” dhe “Babi” të përgatisin ushqime të shijshme, ta dekorojë bredhin dhe të shkrepë foto nga momentet e lumtura.

    Ajo çdoherë mendon për lojëra të reja, që gjithmonë kthehen në një traditë familjare. Këtë vit, ajo do të organizojë një natë karaokesh, sepse gjëja që i pëlqen më së shumëti, është të këndojë këngë Krishtlindjesh.

  • Bufi ekspresiv Xmass 3në1

    Jolly

    Bufi i kaftë apo xhaxhi Jolly, është ai që çdoherë sjellë hare dhe gëzim gjatë festave të fundvitit. Atij i pëlqejnë filma të vjetër Krishtlindjesh, kartolinat dhe këngët e festave të fundvitit.

    Atij i pëlqen të rrëshqasë me saja dhe të ndërtojë bufa bore, duke përdorur karrota në vend të sqepave. Familja e tij gjithmonë gatuan më shumë biskota dhe ndan ekstra qumësht për të, sepse i adhuron edhe më shumë se babadimri. Xhaxhi Jolly sjelljë plot dhurata për familjen e tij, por më e çmuara mbetet e qeshura e tij e zëshme dhe e hareshme!

Magjia e vërtetë e festave të fundvitit qëndron në zemrat e fëmijëve

Bufët e festave të fundvitit janë më shumë se lodra të zakonshme. Këta bufë janë dizajnuar që të shpërndajnë sa më shumë gëzim gjatë Krishtlindjeve. Ata do t’i ndihmojnë fëmijët të mësojnë më thellësisht kuptimin e kësaj feste.

  • Përdorni bufët Merry dhe Jolly për t’i mësuar fëmijët se magjia e Krishtlindjeve nuk fshihet nën bredh, por në zemrat tona. Është një kohë kur fokusohemi më shumë te familja, dhurojmë dashuri dhe dhurata speciale, duke krijuar kujtime të paharrueshme.
  • Përmes këtyre bufëve, mund t’ua mësoni fëmijëve vlerat dhe traditat familjare. Lidhja e fortë mes anëtarëve të familjes krijon një lloj kulture, e cila i ndihmon fëmijët ta zhvillojnë identitetin.
Bufi ekspresiv Xmass 3në1

Shijoni butësinë e mikrofibrave Wellsleep®

Bufi 3në1 është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat kanë absorbim minimal të lagështisë, veti rezistente ndaj njollave dhe mykut.

Vini re: bufi nuk mund të lahet tërësisht në rrobalarëse. Mbulesa e bufit, bashkë me batanijen mund të lahen në 30°C. Ky set ka 3 funksione, dhe kjo e bën bufin Xmass një dhuratë ose shoqërues ideal për shtëpi apo udhëtime.

Bufi ekspresiv Xmass 3në1

Njihuni me bufët e vegjël Xmass

Bufi Xmass vjen edhe në versionin mini (lartësi 16cm, pa batanije). Janë lodra të lezetshme dhe të buta, të përshtatshme për t’i marrë me vete kudo, kurdo që keni nevojë për një përqafim. A nuk janë të mrekullueshëm?

Shiko bufët e vegjël

Bufi ekspresiv Xmass mini
Specifikat Teknike
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star