- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Rifreskoni shtratin dhe shtoni më shumë rehati me çarçafin cilësor Black Diamond! Ky çarçaf 100% prej pambuku ka llastik në të katër qoshet, andaj qëndron mirë për dyshek, duke ju mundësuar gjumë të rehatshëm. S’ka më çarçafë që grumbullohen apo rrëshqasin nga dysheku – zgjedhni tani mes 2 ngjyrave dhe 6 madhësive të çarçafit Black Diamond. Mund të lahet në 60°.
Rifreskoni shtratin dhe shtoni më shumë rehati me çarçafin cilësor Black Diamond! Ky çarçaf 100% prej pambuku ka llastik në të katër qoshet, andaj qëndron mirë për dyshek, duke ju mundësuar gjumë të rehatshëm. S’ka më çarçafë që grumbullohen apo rrëshqasin nga dysheku – zgjedhni tani mes 2 ngjyrave dhe 6 madhësive të çarçafit Black Diamond. Mund të lahet në 60°.
Dormeo e di se çka është më e mira për gjumë cilësor e të rehatshëm. Në cilësinë e gjumit luajnë rol edhe çarçafët, të cilët duhet t’i ndërroni kohë pas kohe. Andaj, kemi krijuar çarçafin me llastik Black Diamond, i cili është shumë i përshatshëm dhe ofron ndjesi butësie për lëkurën tuaj.
S’ka më çarçafë që grumbullohen dhe rrëshqasin nga dysheku – çarçafi Black Diamond ka llastik në të katër anët, andaj edhe mbahet mirë për dyshek. Flini më rehat dhe zgjohuni pa u brengosur se do të duhet ta rregulloni përsëri çarçafin. Ky çarçaf ju ofron rehati, ju kursen kohë dhe duket bukur në shtratin tuaj.
I butë, i qëndrueshëm, i ajrosshëm dhe absorbues - pambuku është materiali i përsosur për lëkurë. Pambuku po ashtu është përçues i shkëlqyer i nxehtësisë, duke ju ndihmuar të qëndroni freskët gjatë verës, ngrohtë gjatë dimrit dhe rehat gjatë gjithë vitit. Andaj edhe ky çarçaf është i punuar nga pambuku 100% natyral.
Pambuku mirëmbahet lehtë dhe mund të lahet në rrobalarëse, në temperaturë 60°C. Po ashtu, e ruan ngjyrën për vite me radhë dhe pas larjeve bëhet më i butë dhe më i lëmuar, duke i ofruar lëkurës butësi dhe freski.
Ky çarçaf vjen në dy ngjyra klasike që i shtojnë elegancë çdo dhome gjumi: hiri dhe ngjyrë rëre. Mund të përdoret për dyshek deri në 30cm lartësi dhe është në dispozicion në gjashtë madhësi: 90X200, 120X200, 140x200, 160x200, 180x200 dhe 200x200.
Ky çarçaf është pjesë e koleksionit Black Diamond. Linja ekskluzive e Dormeo-s, Black Diamond ka edhe jastëkë, shtresa, peshqirë, llampa dhe jo vetëm. Ju mund t’i kombinoni sipas dëshirës, për t’i shtuar më shumë luks dhomës suaj.
Material | 100% cotton |
---|---|
Ngjyrat e disponueshme | hiri, sand |
Programi Dormeo | dhoma ndejës |
mund të lahet | 60°C |