- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Pulë e fërguar apo pomfrita? Mozzarella e fërguar apo nuggets? Cilën me përgatitë më përpara? Me fritezën e re s’keni nevojë të zgjedhni: mund t’i përgatisni dy shujta të ndryshme në të njejtën kohë! Kjo fritezë ka dy shporta gatimi, secila me nga 4 litra kapacitet si dhe veshje jo-ngjitëse. Ka 8 programe gatimi, fuqi 1700W dhe temperaturë deri në 200°C. Me këtë fritezë inovative, ju mund t’i shijoni ushqimet e preferuara me pak ose aspak vaj dhe të kurseni kohë!
Pulë e fërguar apo pomfrita? Mozzarella e fërguar apo nuggets? Cilën me përgatitë më përpara? Me fritezën e re s’keni nevojë të zgjedhni: mund t’i përgatisni dy shujta të ndryshme në të njejtën kohë! Kjo fritezë ka dy shporta gatimi, secila me nga 4 litra kapacitet si dhe veshje jo-ngjitëse. Ka 8 programe gatimi, fuqi 1700W dhe temperaturë deri në 200°C. Me këtë fritezë inovative, ju mund t’i shijoni ushqimet e preferuara me pak ose aspak vaj dhe të kurseni kohë!
Po përgatisni file peshku apo pule dhe doni ta shoqëroni edhe me perime për darkë? Apo fëmijët nuk po vendosin dot se a duan pomfrita apo nuggets? Me fritezën me dy shporta hiç s’është problem! Ju mund t’i përgatisni dy shujta të ndryshme në të njejtën kohë, sepse friteza ka dy shporta të ndara. Në këtë mënyrë ju kursen kohë dhe të gjithë ndahen të kënaqur!
Secila shportë ka kapacitet 4 litra (gjithsej 8 litra) dhe ju mund të përgatisni ushqime të ndryshme në të njejtën kohë. Vetëm mbushni shportat, zgjedhni programet dhe shtypni butonin! Do të mahniteni se si ajri ciklonik dhe ngrohësit e shpejtë e shndërrojnë ushqimin tuaj në një shujtë krokante dhe të shijshme. Ju mund të shtoni vaj ose të përgatisni pa vaj fare! Fërgoni ushqimet me ajër të nxehtë dhe në këtë mënyrë merrni më pak kalori!
Rrathë qepe (onion rings) dhe krahë pule
Salmon dhe perime
Mafina dhe kifle
Fruta të thara
Kjo fritezë ka 8 programe gatimi për shujta të ndryshme:
Shportat e gatimit kanë veshje rezistente ndaj ngjitjes së ushqimit, andaj ushqimi nuk ngjitet në sipërfaqe. Secila shportë mund të hiqet lehtë nga pajisja, në mënyrë që ta pastroni më lehtë dhe më shpejtë.
Friteza ka ekran digjital me simbole, e cila mundëson që ta zgjedhni më lehtë progaramin e duhur. Me temperaturë 80°C deri në 200°C, dhe fuqi 1700W, ju mund të fërgoni, pjekni, të bëni grill apo tava e madje edhe t’i thani frutat apo perimet. E krejt këto, veç me një pajisje në kuzhinën tuaj!
Dorezat e fritezës janë punuar me materiale që qëndrojnë të ftohta, andaj janë të sigurta për kapur apo prekur. Butoni i lëshimit në secilin raft siguron që raftët të mos tërhiqen pa dashje ose nga fëmijët.
Kjo pajisje ka kohëmatës 3-24 orë për programin Tharje, kurse për programet e tjera mund ta caktoni kohën e përgatitjes deri në 60 minuta. Një karakteristikë tjetër është se lëshon një tingull kur të vijë koha për ta rrotulluar ose tundur ushqimin (për shembull pomfritat). Në këtë mënyrë, ju ndihmon ta gatuani ushqimin në barabartë në secilën anë. Po ashtu, kur mbarojë koha, pajisja lëshon një tingull dhe fiket automatikisht për ta mbrojtur ushqimin dhe aparatin nga djegia dhe mbinxehtësia.