Aparat për kafe Espresso Deluxe Delimano

Aparati për kafe Espresso Deluxe është praktik për të përgatitur kafe, latte makiato, cappuccino apo double espresso. Ju mund të përgatitni 1 apo 2 gota në të njejtën kohë, dhe funksioni për ngrohje do të ju lejojë ta mbani kafen tuaj ngrohtë. Filloni çdo ditë me kafe të shijshme. Pjesa e poshtme që largohet ndër filtrin e kafes ju siguron mirëmbajtje të lehtë. Fuqia 1250W. Madhësia 31 x 19 x 33cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Aparati për kafe Espresso Deluxe është praktik për të përgatitur kafe, latte makiato, cappuccino apo double espresso. Ju mund të përgatitni 1 apo 2 gota në të njejtën kohë, dhe funksioni për ngrohje do të ju lejojë ta mbani kafen tuaj ngrohtë. Filloni çdo ditë me kafe të shijshme. Pjesa e poshtme që largohet ndër filtrin e kafes ju siguron mirëmbajtje të lehtë. Fuqia 1250W. Madhësia 31 x 19 x 33cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Çfarë preferoni ju? Cappuccino, Latte Maciato apo Double Espresso?
Falë mbajtësit të filtrit të dyfishtë, mund të përgatitni 2 gota në të njejtën kohë! Nën një presion prej 15 bar dhe një temperaturë prej 75 ° C, makina përgatit për ju, pije të nxehtë dhe aromatike. Funksioni i ngrohjes ju lejon të shijoni me qetësi shijen dhe aromën e kafes, pa brengën se ajo do të ftohet shpejtë.
Aparati i kafesë Espresso Deluxe ka një kontroll dhe tregues të lehtë - një zgjedhje e mrekullueshme për përdorim të përditshëm. Vetëm prekni dhe rrotulloni dorëzën - dhe kafja juaj është tashmë duke u përgatitur!
Filloni ditën tuaj me kafe të shijshme! Shiko përparësitë e aparatit Deluxe:
- Fuqi 1200 W dhe presion 15 bar për 1250 ml lëng.
- Mund të përgatitni 2 kafe në të njejtën kohë
- Mbajtësja e poshtme mbledh papastërtitë dhe pastrohet lehtë
- Dorëza, ju mundëson të krijoni shkumë qumështi
- Opsioni për mbajtje të nxehtësisë, mban pijen të ngrohtë
- Pa zhurmë - jo më shumë se 60 dB derisa është në funksion
- Pastrohet lehtë - të gjitha pjesët hiqen dhe pastrohen me dorë
- Informata shtesë
-
Manuali dhe mënyra e përdorimit
Pyetjet e shpeshta rreth produktit
Q: Çka përmban paketimi i produktit?
- Aparati i kafes
- Rezervuari i ujit
- Dy filtera me thellësi të ndryshme
- Dozerat
- Lugët plastike për kafe
Q: A e bluan kafen?
Jo, produkti nuk ka funksion për bluarje të kafesë.
Q: Si funksionon?
Për të përgatitur kafe me Coffee Machine, ndiqni këta hapa, ose shikojeni videon në Delimano Kosova (Facebook).
- Pajisja duhet të kyçet në rrymë.
- Mbusheni rezervuarin me ujë (edhe plastikën në pjesën e pasme të aparatit)
- E ndezni butonin në anën e djathtë të aparatit.
- Aparati vjen me dy lloje të dozerave. Dozerat janë pjesët ku vendoset kafja. Dozeri më i cekët është për një kafe, kurse dozeri i thellë ka kapacitet për dy kafe.
- E merrni dozerin (pjesën ku vendoset kafja) dhe e vendosni në dorezë.
- E mbushni me kafe të bluar.
- E vendosni dorezën me dozer në çelësin përfundi (në aparat janë udhëzimet të cilat iu tregojnë se nga cila anë duhet ta mbyllni).
- E vendosni gotën/filxhanin.
- Në butonin e rrumbullakët në mes, është shenja e filxhanit të kafesë e cila ka ngjyrë të kuqe në fillim. Ju duhet të prisni derisa të shfaqet ngjyra e kaltër (deri sa të nxehet).
- Në momentin kur ndizet ngjyra e kaltër, e sillni rrumbullakun në anën e majtë, ku shihet shenja e filxhanit.
- Pastaj, kafja do të fillojë të dalë nga aparati.
Nëse doni t'i shtoni qumësht, ndiqni edhe këta hapa:
- Mbushni një xhezve me qumësht dhe e vendosni pipin e zi në anën e djathtë brenda xhezves.
- E ktheni rrumbullakun (butonin) në anën e djathtë ku shihet një figure si shkumë/avull. Përmes këtij funksioni, e përgatisni shkumën dhe mund ta ngrohni qumështin sipas dëshirës.
Q: Sa kafe mund të përgatiten me një mbushje të dozerit?
Janë 2 dozera: Një i cekët (për 1 kafe) dhe dozeri më i thellë (për dy kafe).
Q: A duhet të derdhet uji vazhdimisht (pas çdo përdorim)?
Uji nga rezervuari nuk duhet të derdhet vazhdimisht. Mirëpo, doreza edhe dozeri duhet të pastrohen pas çdo përdorimi – sepse kafja e bllokon dozerin dhe nuk funksionon.
Q: Me çka pastrohet nëse krijohet gëlqere në gypat dhe rezervuarin e ujit?
Për ta pastruar produktin prej gëlqereve, preferohet të bëhet një pastrim i rregullt çdo dy apo 3 muaj. Ja një mënyrë ideale për largimin e gëlqeres:
- Përgatitni një acid citrik me uthull dhe ujë
- Vendoseni përbërjen (uthull dhe ujë) në rezervuarin e aparatit të kafesë.
- Vendosni të gjitha pjesët e aparatit në vend, duke filluar nga rezervuari, dozeri, po ashtu doreza duhet te vendoset në vend dhe të mbyllet mirë. Pra, është procedura e njejtë sikurse kur përgatisni kafe, vetëm se këtë herë pa kafe).
- Vendosni një gotë dhe shtypni butonin për ndezjen e aparatit.
- Prisni deri sa të shfaqet ngjyra e kaltër në figurën e kafesë në rrotë.
- Pastaj rrotulloni atë në anën e majtë – te figura e kafesë dhe lironi diku 100ml ujë të dalë nga vrimat.
- Pas këtij veprimi, lëreni aparatin të pushojë 10 deri 15 minuta dhe përsëriteni procedurën (së paku 3 herë).
Q: A është me kapsula?
Jo, aparati Delimano nuk është me kapsula. Funksionon vetëm me kafe të bluar, me të gjitha llojet e kafeve përveç KAFES TURKE. KUJDES – KAFJA TURKE MUND TA BLLOKOJË APARATIN!
Q: A duhet kafe speciale për këtë aparat?
Jo, kafja është e njejtë sikur edhe kafene e restaurante të ndryshme. Vetëm se duhet ta gjeni kafen e cila ju pëlqen. Disa propozime janë: LAVAZA, JULIAN CAFFE.
Q: Ku mund ta blej kafenë e duhur për këtë aparat?
Në marketet si Viva Fresh, Meridian, Interex, i gjeni në paketime të vakumuara. Kafja duhet të jetë e bluar, jo me kokrra. Po ashtu, nëpër dyqane që shesin kafe të freskët, mund të kërkoni kafe për aparat, apo kafe për espresso.
Q: Sa VAT i ka aparati dhe kapaciteti i rezervuarit?
Aparati ka fuqi 1250W dhe rezervuari ka kapacitet për 1250ml ujë.
Q: Për çka shërben pjesa e metalit në pjesën e sipërme?
Kjo pjesë përdoret për t'i ngrohur gotat para se ta përgatitni kafenë.
Q: Pse nuk po del kafeja?
Pas çdo përdorimi, aparati duhet të pushojë 5 minuta, para ta përgatisni kafenë tjetër. Po ashtu, në dozer mbetet uji dhe kafja të cilat duhen të pastrohen pas çdo përdorimi. Në të kundërtën, kafeja mund të mos dalë.
Q: Pse po rrjedh ujë nga pjesa e poshtme?
Tabaku në pjesën e poshtme (ku vendoset gota), është pjesë që mund të largohet dhe të pastrohet/shprazet. Uji rrjedh vetëm nëse është e mbushur kjo pjesë.