Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Posta falas për porosi mbi 60€

Posta falas për porosi mbi 60€. Blej sigurt nga shtëpia.

Blej sigurt nga shtëpia

 
 
[banner_timer]
 

Tenxhere FiveStar Legend Delimano

Photo
Video

Tenxherja FiveStar Legend nga Delimano është e përshtatshme për gatimin e shujtave në sasi të mëdha. Enë ideale për përgatitjen e gjellërave të ndryshme dhe jo vetëm! Rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjeve, e sigurtë për pjekje në furrë, mund të përdoret edhe si tigan i thellë, duke iu ofruar më shumë mundësi gatimi për më të dashurit tuaj. Në dispozicion në dy madhësi: 20 cm (3,3 litra) dhe 24 cm (5,5 litra).

Tenxhere FiveStar Legend Delimano
Nga 34,90 € Nga
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 50
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Tenxherja FiveStar Legend nga Delimano është e përshtatshme për gatimin e shujtave në sasi të mëdha. Enë ideale për përgatitjen e gjellërave të ndryshme dhe jo vetëm! Rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjeve, e sigurtë për pjekje në furrë, mund të përdoret edhe si tigan i thellë, duke iu ofruar më shumë mundësi gatimi për më të dashurit tuaj. Në dispozicion në dy madhësi: 20 cm (3,3 litra) dhe 24 cm (5,5 litra).

Më shumë
Përshkrimi

E përshtatshme për çdo lloj gatimi

Tenxherja FiveStar Legend është e përshtatshme gatime/gjellëra të ndryshme. Falë përmasave që ka, iu mundëson të gatuani gjellëra në sasi më të madhe për familjen dhe miqtë, në pllaka ose furrë. Po ashtu, falë dy dorezave anësore, lehtësisht mund ta mbani dhe të shërbeni ushqim.

Delimano FiveStar Legend Pot

Nga supa e deri te ushqimet që gatuhen ngadalë

Tenxherja perfekte iu sjell edhe ide të shumta gatimi. Përdoreni për të bërë supë/çorbë, gullash, fasule, salca të ndryshme, tava që gatuhen ngadalë dhe jo vetëm. Ju mund të përgatisni edhe oriz, makarona, patate ose perime të gatuara me avull. Thjesht, kjo tenxhere është ena që ju duhet.

Delimano FiveStar Legend Pot

Më pak yndyrë, më shumë shije

Me këtë enë, ju mund të gatuani ushqime të shëndetshme dhe të shijshme, duke përdorur pak ose aspak vaj. Në këtë mënyrë, ushqimet tuaja të preferuara do t'i ruajnë shijet dhe lëngjet dhe vlerat. Pastrohet lehtësisht në pak sekonda.

Delimano FiveStar Legend Pot

Pse duhet t'i zgjedhni enët FiveStar Legend Delimano?

  • Nuk lejon ushqimet të ngjiten dhe pastrohet lehtësisht
  • Jashtëzakonisht rezistente ndaj gërvishtjeve
  • Kombinimi më i mirë i materialeve
  • Gatime me cilësi të lartë
  • Përbërësit i janë nështruar kontrollit të cilësisë së lartë
  • TElemente miqësore ndaj mjedisit
  • E prodhuar nga dora e njeriut
  • Prodhuar në 'bashkëpunim' me natyrën
  • E kompozuar nga çeliku dhe guri
  • E kontrolluar/testuar me cilësinë më të lartë
Delimano FiveStar Legend

DeStruktura e enëve FiveStar Legend Delimano

  1. Shtresa e dytë: Smalt i ngjyrosur në çelik
  2. Shtresa e parë: Bazë smalti në çelik
  3. Çelik shumë cilësor
  4. Shtresa e parë e brendshme: Smalt në çelik
  5. Shtresa e dytë e brendshme: Smalt në çelik
  6. Shtresa e parë me veshje Quantanium® rezistente ndaj ngjitjes
  7. Shtresa e dytë me veshje Quantanium® me komponime të gurit, argjendit, titaniumit dhe diamantit
  8. Shtresa e tretë Quantanium® me shkëlqim briliant
1
2
3
4
5
6
7
8

5 elemente për rezultate me 5 yje

Ena përban super veshjen e cila nuk lejon ngjitjen e ushqimit; 8 shtresa me Quantanium®, të veshura me 5 elementet më të forta të Tokës. Grimcat e diamantit, titaniumit, gurit të vërtetë dhe argjendit janë përzier me ujin. Krejt ky kombinim, ka formuar një veshje/shtresë të pathyeshme dhe jashtëzakonisht të qëndrueshme.

Falë vetive natyrale të këtyre elementeve, këto enë i meritojnë 5 yje, sepse:

  • Nuk e ngjisin ushqimin
  • Të qëndrueshme
  • Rezistente ndaj gërvishtjeve
  • Përçueshmëri e lartë e nxehtësisë
  • Gatim i shpejtë dhe i shëndetshëm

Enët i meritojnë 5 yje për cilësi, sepse falë veshjes që kanë, janë deri në 3.5 herë më të qëndrueshme dhe deri në 2 herë më tepër rezistente ndaj gërvishtjeve, krahasuar me enët zakonshme. Për më tepër, kombinimi i elementeve të lartpërmendura, i bën këto enë super rezistente ndaj ngjitjes – deri në 10 herë më shumë rezistente ndaj ngjitjes. Kjo ka rëndësi të madhe, sepse duke parë dinamikën e ditëve të sotit, çdo minutë vlen, dhe askush nuk ka llogari të harxhojë orë të tëra për ta pastruar një enë, kur këtë mund ta bëjë për disa sekonda.

  • Deri në

    3,5

    herë më e qëndrueshme*

  • Deri në

    10

    herë më rezistente ndaj ngjitjes*

  • Deri në

    2

    herë më rezistente ndaj gërvishtjeve*

*Krahasuar me veshjet e enëve të zakonshme/komericale.

Pastrohet edhe në enëlarëse

Kjo enë, me një fjalë pastrohet vetë. Vetëm imagjinojeni sa shumë kohë do të kurseni dhe të qetë do të jeni, sepse krejt çka iu duhet të bëni është një pastrim i shpejtë ose ta vendosni në enëlarëse. Për më tepër, ju nuk keni pse të shqetësoheni për sipërfaqen e jashtme – është smalt, qelq, dhe çdo herë do të qëndrojë e njejtë, pamarrë parasysh frekuencën e pastrimit, djegies apo gërvishtjes.

Delimano FiveStar Legend
Delimano FiveStar Legend

5 yje për vetëdijësim ndaj mjedisit

Efektive në përdorimin e energjisë:

  • Cilësi dhe performancë e lartë në temperatura të ulëta

Përdorimi i tekologjisë së gjelbër (eko)

  • Kjo enë është miqësore ndaj natyrës (eco-friendly); tashmë për prodhimin e saj nevojitet 80% më pak ujë*
  • 70% e materialeve të paketimit janë të riciklueshme

*Niveli i konsumit të ujit për prodhimin e enës DELIMANO është 80% më i vogël, krahasuar me vitin 2018.

  • Delimano FiveStar Legend
  • Delimano FiveStar Legend
  • Delimano FiveStar Legend

Kompletojeni setin tuaj

Gatuani shpejt, parandaloni spërkatjet dhe ruani shijet dhe lëngjet e ushqimit, duke përdorur kapakë qelqi nga Delimano.

Më shumë

Delimano FiveStar Legend

Zbuloni linjën e re të enëve FiveStar Legend nga Delimano

Çka e bën një shujtë perfekte? Kuptohet, përbërësit, aftësitë në gatim dhe receta e duhur... por, edhe ena në të cilin gatuani mund ta bëjë ndryshimin në ushqim. Enët FiveStar Legend nga Delimano kanë cilësi aq të lartë për ta përgatitur ushqimin ashtu siç përgatiten në restaurante me 5 yje.

Mëso më shumë

Specifikat Teknike
Dimenionet 20 cm, 24 cm
Kapaciteti 3,3 L, 5,5 L
Mund të lahet në enëlarëse Po
Tipi i stufës ceran, elektro, gaz, induksion

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star