- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Adhurues të ushqimit italian, gëzohuni! Tash mund të përgatisni pasta të shijshme, pica apo pulë të pjekur me enët tona eko-miqësore Green Planet Bella Italia! Të punuara nga alumini 100% i ricikluar, enët kanë veshje Whitford Eclipse: jo-ngjitëse & super rezistente ndaj gërvishtjeve. Seti ka: tenxhere për pasta, tepsi për pica dhe 3 lloje tiganësh – për ata që e duan gatimin & natyrën!
Adhurues të ushqimit italian, gëzohuni! Tash mund të përgatisni pasta të shijshme, pica apo pulë të pjekur me enët tona eko-miqësore Green Planet Bella Italia! Të punuara nga alumini 100% i ricikluar, enët kanë veshje Whitford Eclipse: jo-ngjitëse & super rezistente ndaj gërvishtjeve. Seti ka: tenxhere për pasta, tepsi për pica dhe 3 lloje tiganësh – për ata që e duan gatimin & natyrën!
Shijoni kuzhinën e pasur italiane me këtë set special nga Delimano, i dizajnuar për t'ju mundësuar gatimet më të shijshme. Për më tepër, ky set është punuar nga alumini i ricikluar, i cili është material i lehtë, por i qëndrueshëm dhe ju mundëson gatime me pak vaj. A jeni për pasta? Ose për pica? :)
Seti 6 pjesësh Green Planet Bella Italia përmban:
Tenxhere për pasta, 22cm (kapacitet 5.2l) - për të gatuar dhe kulluar makarona, shpageta të shijshme, madje edhe perime e ushqime tjera.
Tigan për fërgim, 24cm (kapacitet 1.8l) - i përsosur për nevoja bazike në kuzhinë - fërgoni vezë, pallaqinka, patate, perime, mishëra dhe jo vetëm.
Tigan i thellë 28cm (kapaciteti 3.5l) - për pomfrita të shijshëm, salca, zierje dhe fërgim të thellë në përgjithësi.
Tigan për grill, 28x28cm - për të përgatitur ushqime të shijshme skare nga rehatia e shtëpisë.
Tepsi për pica, 30cm - e përsosur për të pjekur pica shtëpie, e madje edhe pite apo torta.
Kapak për kullim, 22cm - kapaku me vrima ju mundëson t'i kulloni pastat, perimet apo orizin direkt nga ena ku e keni përgatitur.
Green Planet Bella Italia është një set i përsosur që mbulon nevojat e çdo kuzhine, sidomos nëse jeni prej atyre gatuani dhe hani shpesh minestrone, pasta të shijshme apo pica të shpisë. Me këtë set, pasioni dhe kuzhina juaj është më e kompletuar!
Enët eko-miqësore Green Planet janë të veshura me Whitford Eclipse HB - veshja risi e përforcuar me pluhur diamanti. Ka bazë uji dhe është punuar pa substanca të dëmshme (PFOA, PFOS, Bisphenol...), me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.
Kjo veshje është jashtëzakonisht rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes, andaj ju mund të fërgoni vezë, omleta apo ushqime tjera edhe me një pikë vaj. Po ashtu, pastrohen lehtë.
Veshje gati 12x më e qëndrueshme*
Deri në 15x më rezistente ndaj ngjitjes*
Deri në 2,5x më rezistente ndaj gërvishtjes*
Punuar nga alumini 100% i ricikluar
* Krahasuar me veshjet e enëve komericale.
Seti Green Planet Bella Italia është pjesë e linjës së re të enëve eko-miqësore nga Delimano, të punuara nga alumini 100% i ricikluar. Ky material eko-miqësor është krijuar nga mbetjet e aluminit. Prodhimi i enëve nga alumini i ricikluar, prodhon 95% më pak mbeturina të dëmshme sesa prodhimi nga alumini i pastër.**
Për më tepër, pasi enët e aluminit të jenë konsumuar, ju mund t'i dërgoni përsëri për riciklim - alumini mund të riciklohet plot herë pa i humbur vetitë dhe karakteristikat strukturore.
**Bazuar në raportin e Shoqatës Europiane të Aluminit, 2012
Enët Green Planet kanë veshje me sipërfaqe jo-ngjitëse, andaj edhe mund t'i gatuani ushqimet e preferuara edhe me një pikë vaj. Në këtë mënyrë, do të usheheni shijshëm dhe shëndetshëm.
Po ashtu, falë veshjes së mrekullueshme që kanë, janë shumë rezistente edhe ndaj gërvishtjes dhe pastrohen shumë lehtë.
Ka plot aryse se pse duhet përdorur alumini i ricikluar:
Seti Green Planet Bella Italia Set përmban pllakë induksioni prej çelikut të pandryshkshëm, kështu që mund të përdoret në të gjitha pllakat e pjekjes, përfshirë edhe ato me induksion. Pra, më nuk keni nevojë t'i ndërroni pllakat.
Kapakët prej qelqi nga Delimano, janë punuar nga qelqi borosilik i zbutur (material eko-miqësor). Ky qelq është afro katër herë më i fortë se sa qelqi "i zakonshëm", i cili mund të ndahet në copa të dhëmbëzuara kur thyhet.
Kapaku është me xham të tejdukshëm, andaj edhe mund ta përcillni gjendjen e ushqimit teksa gatuhet. Po ashtu, kapaku ka një dorezë praktike, e cila ka një vend ku mund ta vendosni lugën. Ky kapak është në dispozicion në 5 madhësi: 16 cm, 20 cm, 24 cm, 26 cm dhe 28 cm.
Linja e enëve eko-miqësore nga Delimano përmban tenxhere, tiganë dhe tepsi të ndryshme, që lehtësisht mund t'i kombinoni me kapakët Delimano. Ju mund të zgjedhni ndonjë nga setet që kemi përgatitur për ju, ose t'i merrni ndaras.
Material | alumin |
---|---|
Material interieri | veshje që nuk ngjit |
Materiale Bazë | aluminium |
Mund të lahet në enëlarëse | Po |