Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Set me 4 vazo Grow

Photo
Video
-40%

Ju pëlqen kultivimi i luleve apo bimëve të tjera? Kjo mbajtëse me 4 vazo është ajo çka ju duhet. Mbajtësja vertikale, katrore pse horzinontale është e punuar nga rrëshira e qëndrueshme dhe rezistente ndaj motit. Mund të përdoret brenda apo jashtë. Seti përfshin 4 vazo dhe 4 rafte, të cilat mund të montohen në drejtime të ndryshme. Në dispozicion në ngjyrat hiri dhe të gjelbër.

Set me 4 vazo Grow

Çmimi i rregullt: Nga 29,90 € Nga


Çmimi special: Nga 17,90 € Nga

Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Ju pëlqen kultivimi i luleve apo bimëve të tjera? Kjo mbajtëse me 4 vazo është ajo çka ju duhet. Mbajtësja vertikale, katrore pse horzinontale është e punuar nga rrëshira e qëndrueshme dhe rezistente ndaj motit. Mund të përdoret brenda apo jashtë. Seti përfshin 4 vazo dhe 4 rafte, të cilat mund të montohen në drejtime të ndryshme. Në dispozicion në ngjyrat hiri dhe të gjelbër.

Më shumë
Përshkrimi

Shtoni gjallëri në çdo hapësirë me këtë set vazosh

Shtoni stil modern dhe bashkohor në dhomën e ndejës, ballkon apo kopsht, me këtë mbajtëse me 4 vazo lulesh.

Kjo mbajtëse me 4 vazo do të mbajë bimët tuaja dhe do t’i shtojmë më shumë dekor ambientit në të cilin e keni varur. Sipas dëshirës, ju mund ta montoni mbajtësen në 3 mënyra të ndryshme.

Set me 4 vazo Grow

E përsosur për brenda dhe jashtë

Kjo mbajtëse me 4 vazo nga linja Grow, mund të përdoret për të zbukuruar kopshtin apo dhomën e ndejës me bimët tuaja të preferuara, qofshin lule apo dredhëza a ndonjë lloj tjetër.

Është e përsosur për përdorim në ambient të brendshëm apo të jashtëm, sepse shton dekor kudo që e vendosni. Përdoreni në kopsht, ballkon, kuzhinë, dhomë apo edhe zyre.

Set me 4 vazo Grow

Montoni horizontalisht ose vertikalisht

Ju mund ta montoni dhe varni mbajtësen me vazo në mënyrë vertikale ose horizontale, për t’i shtuar më shumë dekor murit apo sipërfaqes ku e varni. Është dizajnuar në mënyrë që t’ju kursejë hapësirë, andaj mund të kultivoni bimë të caktuara, perime, fruta si dhe lule të ndryshme.

Pos në drejtime vertikale dhe horizontale, ju mund ta montoni edhe në formë katrore për një pamje më tërheqëse.

Vazot janë në dispozicion në dy ngjyra – e gjelbër dhe hiri. Zgjedhni një ngjyrë ose kombinoni vazot me ngjyra të ndryshëm për një pamje të përsosur.

Set me 4 vazo Grow

Eko-miqësore dhe montohet lehtë

Mbajtësja është punuar nga rrëshira e qëndrueshme PP e cila duket bukur, është jo-toksike, nuk mban erë dhe ka përshkueshmëri të mirë të ajrit dhe ujit. Mbajtësja montohet lehtë dhe shpejt. Gryka e ngritur, vrima varëse dhe pjesa e rrafshët e secilës vazo ju mundëson t’i montoni lehtë. Të gjitha pjesët plastike janë plotësisht të riciklueshme.

  • Set me 4 vazo Grow

    Ballkon

  • Set me 4 vazo Grow

    Kopsht

Në set përfshihen:

  • Mbajtësja me 4 rafte dhe 4 vazo

Informata teknike:

  • Dimensionet (për vazo): 18.5 x 11 x 16 cm
  • Montimi vertikal: 2.24 (L) x 96(H) cm
  • Montimi katror: 1.48(L) x 48(H) cm
  • Montimi horizontal: 3.96(L) x 24(H) cm
Informata shtesë

8 hapa për ta ndërtuar kopshtin tuaj

Set me 4 vazo Grow
  1. Zgjedhni vendin e duhur
    Zgjedhni një vend që ka mjaft diell, hapësirë dhe ka afër një burim dielli.
  2. Zgjedhni perimet
    Vendosni cilat perime do t’i mbillni, varësisht nga hapësira dhe madhësia e perimes. Nëse keni një kopsht tarracash urbane, për shembull mund të mbillni karrota, tranguj, speca ose fasule.
  3. Përgatiteni tokën
    Përzijeni dheun me plehëra natyralë. Për kopshtet e vogla, mund të blini me shumicë nga furnizuesit e ndryshëm.
  4. Kontrolloni datat e mbjelljes
    Secila perime ka kushte të ndryshme të kultivimit dhe cikle të pjekjes, andaj kontrolloni datat në paketim para se t’i mbillni.
  5. Mbillni farat
    Mbillni farat në thellësinë dhe hapësirën që rekomandohet në udhëzuesin në paketim.
  6. Shtoni ujë
    Pasi t’i mbillni, i ujisni me kujdes, për ta mbajtur dheun të lagësht.
  7. Hiqni barishtet e këqija
    Ujitja e vazhdueshme e dheut mund të shkaktojë edhe rritjen e disa barishtevet të dëmshme për perimet. Prandaj rekomandohet që t’i kontrolloni dhe largoni kohë pas kohe barishtet e dëmshme.
  8. Korrni të mbjellat
    Pasi perimet të jenë zbutur, do të thotë se janë gati. Pasi të jenë pjekur, përdorni të freskëta. Shijoni ushqime me shije dhe perime natyrale, të kultivuara nga duart tuaja.

Kopshti në terracë

Set me 4 vazo Grow

Njerëzit që banojnë nëpër shtëpi dhe kanë oborre apo kopsht, e kanë edhe një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar kohën e lirë, si për shembull, kultivimi i kopshtit.

Por, tash mund ta ndërtoni një kopsht të lezetshëm edhe nëse jetoni në banesë dhe keni një terracë. Vetëm imagjinojeni veten duke pirë kafe në ballkon, rrethuar nga lulet, borziloku, oregano, tomatinat etj. Përparësia e kultivimit të perimeve në një kopsht terrace, është se e keni kopshtin “në duart tuaja” dhe mund ta punoni apo mirëmbani më lehtë.

Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave organike, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj. Përveç kësaj, shija e perimeve të kultivuara nga duart tuaja nuk krahasohet me shijen e perimeve të blera në dyqan.

Prandaj Delimano ju rekomandon ta ndërtoni kopshtin tuaj gjatë kohës së lirë. Po ashtu, ju rekomandojmë të përdorni një karrige kopshtarie, sepse ju mundëson ta kryeni punën pa dhimbje në gjunj dhe shpinë.

Si të krijoni pleh në kushte shtëpie?

Përdorni mbetjet e kuzhinës. Thënë më mirë - ricikloni ato dhe përgatitni përzierje plehrash kuzhine! Përgatitsni lehtë dhe shpejt lëndën ushqyese për tokën apo dheun ku do të mbjellni. Thjesht copëtoni imët mbetjet në një grirëse, dhe plehu është gati!

Përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mbetje frutash & perimesh
  • Gjethe
  • Lëvozhga vezësh
  • Kallinj misri
  • Pleh pule
  • Kokrra kafeje

Kurrë mos përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mish
  • Eshtra
  • Mbetje peshku
  • Bimë të sëmura
  • Lëvore frutash
Set me 4 vazo Grow

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star