Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Kornizë vertikale me 5 vazo Grow Delimano

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110069109 SKU: 110069109
Photo
Video
-43%

Kultivoni bimët apo perimet e ndryshme në këtë kornizë vertikale praktike me 5 vazo. E punuar nga çeliku dhe plastika, kjo mbajtëse do ta shndërrojë çdo kënd tuajin në një kopsht të vogël e të lezetshëm. Mund të përdoret brenda dhe jashtë. Mbajtësja e cila qëdron vet, ka 5 vazo drejtkëndëshe nga 8.5l, me fund të dyfishtë.

Kornizë vertikale me 5 vazo Grow Delimano

Çmimi i rregullt: 69,90 €


Çmimi special: 39,90 €

Koha e arritjes: 2-5 ditë
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Kultivoni bimët apo perimet e ndryshme në këtë kornizë vertikale praktike me 5 vazo. E punuar nga çeliku dhe plastika, kjo mbajtëse do ta shndërrojë çdo kënd tuajin në një kopsht të vogël e të lezetshëm. Mund të përdoret brenda dhe jashtë. Mbajtësja e cila qëdron vet, ka 5 vazo drejtkëndëshe nga 8.5l, me fund të dyfishtë.

Më shumë
Përshkrimi

Mbillni më shumë bimë apo perime me këto 5 vazo në kornizë

Kopshtaria në formë vertikale është një mënyrë ideale për ta shfrytëzuar në maksimum hapësirën e kopshtit dhe për të kultivuar ushqime të ndryshme.

Me këtë kornizë prej çeliku me 5 vazo, ju mund ta shndërroni edhe ballkonin tuaj në një kopsht të lezetshëm.

Mbajtëse vertikale me 5 vazo Grow

5 vazo që zënë vend sa një

A keni dashur gjithnjë ta ndërtoni një mini kopsht, por ballkoni juaj është shumë i vogël? Korniza me 5 vazo është zgjidhja perfekte – duke vendosur 5 vazo sipër njëra-tjetrës, ju kurseni hapësirë dhe mbillni më shumë bimë apo perime.

Kjo kornizë është zgjidhje e përsosur për hapësira të ngushta, sikurse balloket e vogla apo edhe si një shtesë për kopshtin tuaj.

Nëse ju pëlqen të mbillni bimë të ndryshme në disa shtresa, kjo kornizë me 5 vazo është e duhura. Ju mund të mbillni perime, fruta, lule apo bimë tjera dhe ta krijoni mini kopshtin tuaj edhe në hapësirat më të vogla.

Mbajtëse vertikale me 5 vazo Grow

Dobitë e kopshtarisë në formë vertikale

Kopshtaria vertikale jo vetëm që kursen hapësirën tuaj, por e bën më të lehtë plehërimin, ujitjen, dhe korrjen, duke ju kursyer edhe përkuljet e shpeshta të shpinës. Ky lloj kopshti i ekspozon bimët më shumë te dielli.

Po ashtu, ky kjo lloj kopshtarie shton qarkullimin e ajrit – kur ju i ngrini lart tokës bimët, përmirësohet qarkullimi i ajrit për bimë më të shëndetshme dhe më pak dëmtues.

Mbajtëse vertikale me 5 vazo Grow

E palosshme dhe e punuar me materiale të sigurta

Kjo kornizë ka 5 vazo me fund të dyfishtë, për ta mbajtur lagështinë, por në të njejtën kohë për ta mbajtur ujin ndaras nga dheu. Është e punuar me materiale cilësore për të siguruar qëndrueshmëri. Vazot dhe korniza e cila qëndron vet vertikalisht, janë rezistente ndaj motit, andaj mund të përdoren brenda dhe jashtë.

  • Mbajtëse vertikale me 5 vazo Grow

    Vazot janë punuar 100% nga materiali i ri Polipropileni (PP) dhe janë të sigurta për ushqim (pa BPA, pa plumb, pa merkur). Po ashtu, janë eko-miqësore sepse mund të riciklohen 100%.

  • Mbajtëse vertikale me 5 vazo Grow

    Korniza e palosshme është shumë e qëndrueshme, sepse është punuar nga çeliku cilësor i cili parandalon ndryshkun, duke bërë që korniza të qëndrojmë më gjatë. Struktura speciale nuk lejon që vazot të jenë direkt mbi njëra –tjetrën, pra ju s’keni pse të brengoseni për lartësinë e bimëve.

Korniza me vazo montohet lehtësisht, me vegla të thjeshta në afro 15 minuta.

Në paketim përfshihen:

  • 1 kornizë çeliku
  • 5 vazo

Informata teknike:

  • Dimensionet: lartësia: 113cm, gjerësia 55cm, thellësia 54.5cm.
  • Madhësia e secilës vazo: 50x21x15cm
  • Vëllimi i secilës vazo: 8.5l
Informata shtesë

8 hapa për ta ndërtuar kopshtin tuaj

Mbajtëse vertikale me 5 vazo Grow
  1. Zgjedhni vendin e duhur
    Zgjedhni një vend që ka mjaft diell, hapësirë dhe ka afër një burim dielli.
  2. Zgjedhni perimet
    Vendosni cilat perime do t’i mbillni, varësisht nga hapësira dhe madhësia e perimes. Nëse keni një kopsht tarracash urbane, për shembull mund të mbillni karrota, tranguj, speca ose fasule.
  3. Përgatiteni tokën
    Përzijeni dheun me plehëra natyralë. Për kopshtet e vogla, mund të blini me shumicë nga furnizuesit e ndryshëm.
  4. Kontrolloni datat e mbjelljes
    Secila perime ka kushte të ndryshme të kultivimit dhe cikle të pjekjes, andaj kontrolloni datat në paketim para se t’i mbillni.
  5. Mbillni farat
    Mbillni farat në thellësinë dhe hapësirën që rekomandohet në udhëzuesin në paketim.
  6. Shtoni ujë
    Pasi t’i mbillni, i ujisni me kujdes, për ta mbajtur dheun të lagësht.
  7. Hiqni barishtet e këqija
    Ujitja e vazhdueshme e dheut mund të shkaktojë edhe rritjen e disa barishtevet të dëmshme për perimet. Prandaj rekomandohet që t’i kontrolloni dhe largoni kohë pas kohe barishtet e dëmshme.
  8. Korrni të mbjellat
    Pasi perimet të jenë zbutur, do të thotë se janë gati. Pasi të jenë pjekur, përdorni të freskëta. Shijoni ushqime me shije dhe perime natyrale, të kultivuara nga duart tuaja.

Kopshti në terracë

Mbajtëse vertikale me 5 vazo Grow

Njerëzit që banojnë nëpër shtëpi dhe kanë oborre apo kopsht, e kanë edhe një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar kohën e lirë, si për shembull, kultivimi i kopshtit.

Por, tash mund ta ndërtoni një kopsht të lezetshëm edhe nëse jetoni në banesë dhe keni një terracë. Vetëm imagjinojeni veten duke pirë kafe në ballkon, rrethuar nga lulet, borziloku, oregano, tomatinat etj. Përparësia e kultivimit të perimeve në një kopsht terrace, është se e keni kopshtin “në duart tuaja” dhe mund ta punoni apo mirëmbani më lehtë.

Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave organike, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj. Përveç kësaj, shija e perimeve të kultivuara nga duart tuaja nuk krahasohet me shijen e perimeve të blera në dyqan.

Prandaj Delimano ju rekomandon ta ndërtoni kopshtin tuaj gjatë kohës së lirë. Po ashtu, ju rekomandojmë të përdorni një karrige kopshtarie, sepse ju mundëson ta kryeni punën pa dhimbje në gjunj dhe shpinë.

Si të krijoni pleh në kushte shtëpie?

Përdorni mbetjet e kuzhinës. Thënë më mirë - ricikloni ato dhe përgatitni përzierje plehrash kuzhine! Përgatitsni lehtë dhe shpejt lëndën ushqyese për tokën apo dheun ku do të mbjellni. Thjesht copëtoni imët mbetjet në një grirëse, dhe plehu është gati!

Përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mbetje frutash & perimesh
  • Gjethe
  • Lëvozhga vezësh
  • Kallinj misri
  • Pleh pule
  • Kokrra kafeje

Kurrë mos përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mish
  • Eshtra
  • Mbetje peshku
  • Bimë të sëmura
  • Lëvore frutash
Mbajtëse vertikale me 5 vazo Grow
Specifikat Teknike
Dimenionet Height: 113 cm, width: 55 cm, depth: 54,5 cm

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star