Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Tigan elektrik për pallaqinka Joy Delimano

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110067829 SKU: 110067829
Photo
Video
-40%

Përgatitja e pallqinkave kurrë s’ka qenë më e lehtë se me tiganin elektrik Joy! Kjo pajisje praktike, pa kabllo, me fuqi 800W dhe pllakë jo-ngjitëse ju mundëson të fërgoni pallaqinka pa vaj në vetëm 20-30 sekonda. Përgatisni pallaqinka perfekte dhe shtoni shijen e preferuar – çokollatë, arra, banane, xhem apo djathë. Madhësia: 20cm.

Tigan elektrik për pallaqinka Joy Delimano

Çmimi i rregullt: 24,90 €


Çmimi special: 14,94 €

Koha e arritjes: 2-5 ditë
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Përgatitja e pallqinkave kurrë s’ka qenë më e lehtë se me tiganin elektrik Joy! Kjo pajisje praktike, pa kabllo, me fuqi 800W dhe pllakë jo-ngjitëse ju mundëson të fërgoni pallaqinka pa vaj në vetëm 20-30 sekonda. Përgatisni pallaqinka perfekte dhe shtoni shijen e preferuar – çokollatë, arra, banane, xhem apo djathë. Madhësia: 20cm.

Më shumë
Përshkrimi

Përgatisni pallaqinka perfekte për vete dhe më të dashurit tuaj

Kush nuk e do një pallaqinkë të përsosur? Ajo petë e kaftë, e gatuar prej një qulli të mirë, është një mënyrë e shijshme për ta nisur ditën.

Tash, përgatitja e tyre është edhe më e lehtë. Befasoni më të dashurit tuaj me një mëngjes apo drekë të shijshme – vetëm përgatisni qullin, ngrohni tiganin Joy dhe fërgoni pallaqinka të shijshme.

Tigan elektrik për pallaqinka Joy

Me këtë tigan, mund t’i fërgoni pallaqinkat perfekte – të holla dhe rrumbullake. Pastaj mbushni me fruta, krem çokollate, djathë apo shijet e preferuara. Përgatisni receta të personalizuara për festa, me mbushje të ëmbla apo të njelmëta dhe befasoni mysafirët me shijen e përsosur!

  • Tigan elektrik për pallaqinka Joy
  • Tigan elektrik për pallaqinka Joy
  • Tigan elektrik për pallaqinka Joy
  • Tigan elektrik për pallaqinka Joy

Fërgoni një pallaqinkë për afro 30 sekonda

Tigani elektrik Joy është një pajisje që ua lehtëson përgatitjen e pallaqinkave. Ka një bazë dhe pllakë jo-ngjitëse – krejt çka duhet të bëni është ta lyeni bazën e ngrohur në qull, dhe pas 20-30 sekondash do të keni gati një pallaqinkë të shijshme.

Përdoreni për të përgatitur:

  • Pallaqinka të holla
  • Tortilla
  • Blintzes (pallaqinka tradicionale hebreje)
  • Pallaqinka të mbushura;
  • Cannelloni (lazanja e mbështjellur)
  • Petulla të holla
  • Omleta
Tigan elektrik për pallaqinka Joy

Përgatisni pallaqinka në 3 hapa të thjeshtë

Me tiganin elektrik Joy mund të përgatisni pallaqinka shpejt & lehtë – vetëm ndiqni këtë hapa:

  • 1.
    Tigan elektrik për pallaqinka Joy

    Përgatisni qullin dhe e vendosni në një pjatë të thellë e të gjerë.

  • 2.
    Tigan elektrik për pallaqinka Joy

    Sipërfaqen e ngrohur të tiganin e zhytni në qull.

  • 3.
    Tigan elektrik për pallaqinka Joy

    Rrotullojeni pas 15 sekondash secilën anë dhe pastaj vendoseni pallaqinkën në tabaka.

Kompakte, pa kabllo dhe i fuqishëm

Dizajni kompakt i aparatit dhe përdorimi i lehtë ju mundësojnë të përgatisni pallaqinka shpejt dhe me më pak rrëmujë. Sipërfaqja 20cm ka veshje jo-ngjitëse, ngrohet shpejt dhe është madhësia e duhur për pallaqinka standarte.

Ky tigan elektrik ka fuqi 800W, kontroll automatik të temperaturës për kontroll optimal të ngrohjes dhe një dorezë që nuk nxehet. Ka një element që e absorbon nxehtësinë e tepërt, duke siguruar që tigani të ftohet shpejt dhe të qëndrojë më gjatë. Po ashtu, ka dizajn pa kabllo, që ju mundëson ta përdorni dhe lëvizni më lehtë. Thjesht shtypni butonin për ndezje dhe treguesi i dritës ju tregon kur tigani është gati për fërgim.

Tigan elektrik për pallaqinka Joy

S’ka nevojë për vaj, përgatisni pallaqinka me më pak kalori

Tigani ka sipërfaqe jo-ngjitëse, çka ju mundëson të përgatisni pallaqinka pa vaj – pa faj! Tash mund t’i shijoni pallaqinkat e preferuara me më pak kalori.

Pastrohet shumë lehtë

Pasi të keni kryer punë me tiganin dhe të jetë ftohur, fshijeni sipërfaqen e tigani me një leckë të lagur. Tigani ka madhësi të vogël, pra, mund ta ruani lehtësisht kudo në kuzhinë, kur nuk është në përdorim.

  • Tigan elektrik për pallaqinka Joy
  • Tigan elektrik për pallaqinka Joy

Në paketim përfshihen:

  • 1x tigan për pallaqinka
  • 1x bazë elektrike
  • 1x pjatë plastike brumi
  • 1 x manual për përdorim
Tigan elektrik për pallaqinka Joy
Specifikat Teknike
Dimenionet 20x37,5x8,3cm

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star