- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
E qëndrueshme dhe elegante, kjo tenxhere me kapak është enë e domosdoshme për kuzhinën tuaj. E punuar me çelik-karbon & smalt, tenxherja ka veti rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes, pastrohet lehtë si dhe ju mundëson ta kurseni energjinë deri në 50%. Për më tepër, përmban grimca të vërteta guri, për t’i dhënë gjellërave një shije sa më tradicionale. Në dispozicion në madhësitë: 20, 24 dhe 26 cm.
E qëndrueshme dhe elegante, kjo tenxhere me kapak është enë e domosdoshme për kuzhinën tuaj. E punuar me çelik-karbon & smalt, tenxherja ka veti rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes, pastrohet lehtë si dhe ju mundëson ta kurseni energjinë deri në 50%. Për më tepër, përmban grimca të vërteta guri, për t’i dhënë gjellërave një shije sa më tradicionale. Në dispozicion në madhësitë: 20, 24 dhe 26 cm.
Gatimi me enë Stone Legend Black mund ta ulë konsumin e energjisë deri në 50%.1
I arrin temperaturat e larta më shpejtë, kursen kohë dhe energji.2
Mund të gatuani edhe me një pikë vaj, për shujta më të shëndetshme.
Veshja cilësore ne siguron që edhe ushqimet “më të ngjitshme” nuk do të mbesin në enë.
E përforcuar me grimca të mineraleve natyrale, për më shumë rezistencë dhe qëndrueshmëri.
Kombinimi perfekt i materialeve ju mundëson t’i përdorni në çdo pllakë gatimi.
Madhësitë 20cm ose 24cm janë të mjaftueshme për të përgatitur një gjellë plot shije për drekë apo darkë, për familjen tuaj. Nga supa e deri te pasuli dhe gullashi, kjo tenxhere i mbulon të gjitha. Falë karakteristikave të veçanta që ka, ju siguron gatim më të shpejtë dhe rezultate më të mira. Për më tepër, kjo enë përdorë më pak energji për gatim, ka veshje jo-ngjitëse dhe vjen me një kapak.
Falë strukturës së tyre, enët Stone Legend ngrohen deri në dy herë më shpejt dhe e ruajnë nxehtësinë më gjatë. Me këto enë, ju mund të gatuani në temperatura më të ulëta3 dhe ta zvogëloni konsumimin e energjisë në të gjitha pllakat, deri në 50%. Në këtë mënyrë, ju kurseni edhe para, andaj këto ia vlejnë me të vërtetë.4
Kjo enë po ashtu është perfekte për ushqimet që zakonisht ngjiten, sikurse vezët, peshku apo mishi pa dhjamë – falë veshjes jo-ngjitëse, thjesht do të rrëshqasin nga ena. Kjo nënkupton po ashtu që nuk keni nevojë të përdorni shumë vaj për gatim. Jo vetëm që do të kurseni vaj, por do të shijoni ushqime më të lehta dhe më të shëndetshme.
Me dizajnin praktik, pamjen elegante edhe ngjyrën e zezë klasike, këto enë do ta kompletojnë kuzhinën tuaj në çdo aspekt. Enët Stone Legend Black kanë një strukturë prej 8 shtresave me materiale të zgjedhura me kujdes dhe të testuara, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën.
Shtresat dhe bërthama e veshjes së jashtme sigurojnë një pamje të shkëlqyer e të qëndrueshme, si dhe shpërndarjen optimale të nxehtësisë:
Shtresat e brendshme PPG QuanTanium plotësojnë shtresat e jashtme dhe bërthamën, për të siguruar cilësi të lartë:
Pavarësisht nëse jeni fillestar apo profesionist në kuzhinë, kjo enë gatimi praktike do t'ju mundësojë të eksperimentoni receta të ndryshme gatimi. Por më e rëndësishmja, falë vetive jo-ngjitëse që ka veshja, edhe pastrimi i enës është shumë i lehtë. Fshijeni me leckë të butë ose lajeni butësisht me pak detergjent enësh dhe ujë të ngrohtë. Mund ta lani edhe në enëlarëse.
1 Kur përgatitni ushqim, konsumi i energjisë në pllakën e gatimit me induksion mund të jetë deri në 50% më i ulët, duke përdorur enët e gatimit Delimano Stone Legend Black. Pra, kur përdorni Tavën Stone Legend Black, në krahasim me përdorimin e tiganit prej alumini me fund ferromagnetik, në nivelin 7 të temperaturës, në pllakën e gatimit me induksion.
2 Tiganit Stone Legend Black i duhen 2'15'' për të arritur temperaturën 220°C në nivelin 9 në pllakën e gatimit me induksion, krahasuar me tiganin prej alumini me fund induksioni me pika, të cilit i duhen 7'14'' për të arritur atë temperaturë në pllakën me induksion.
3 Ena Stone Legend Black ju mundëson të gatuani me nivele më të ulëta fuqie në pllakën e gatimit me induksion. Tigani Stone Legend Black mbajti temperaturën e vajit mbi 200°C në nivelin 4 në pllakën e gatimit me induksion në një provë 4-minutëshe, krahasuar me tiganin prej Alumini me fund ferromagnetic, që mbante temperaturën e vajit mbi 200°C në nivelin 6.
4 Kur përdoret çdo ditë në pllaka elektrike, me çmim mesatar të energjisë elektrike në vendet e zgjedhura të BE-së.
Dimensionet | 20, 24 and 26 cm |
---|---|
Kapaciteti | 3.30, 5.50, 7 |
Material | çeliku i karbonit, enamel coating |
Material interieri | QuanTanium Real Stone |
Mund të lahet në enëlarëse | Po |