Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Drita dekorative Cozy

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110070155 SKU: 110070155
Photo
Video

Sillni magjinë e festave të fundvitit në kopsht, terracë apo ballkon, me këtë varg dritash LED – të gjitha në toptha prej ratani natyral. Gjatësia e vargut të dritave është 315cm dhe dritat funksionojnë me bateri. Ju mund t’i varni brenda në shtëpi apo edhe në ambiente të jashtme – thjesht, kudo që ju duhet një ambient i bukur, relaksues e i ngrohtë.

Drita dekorative Cozy
Koha e arritjes: 2-5 ditë
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Sillni magjinë e festave të fundvitit në kopsht, terracë apo ballkon, me këtë varg dritash LED – të gjitha në toptha prej ratani natyral. Gjatësia e vargut të dritave është 315cm dhe dritat funksionojnë me bateri. Ju mund t’i varni brenda në shtëpi apo edhe në ambiente të jashtme – thjesht, kudo që ju duhet një ambient i bukur, relaksues e i ngrohtë.

Më shumë
Përshkrimi

Shndërroni hapësirat e zakonshme në një kënd të ngrohtë

Kohëve të fundit kemi kaluar më shumë kohë në shtëpi dhe e kemi mësuar se krijimi i një ambienti të rehatshëm dhe të lezetshm është i rëndësishëm për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Dekori i duhur mund ta bëjë shtëpinë tuaj një vend më të ngrohtë, më të rehatshëm dhe më relaksues, në të cilin mund të krijoni kujtime të bukura me më të dashurit tuaj. Tash mund t’i shtoni magji festive ambienteve të jashtme ose të brendshme, me dritat LED dekorative Cozy.

Drita të buta, për ndjesi të këndshme

Ndriçimi ndryshon hapësirat, duke dhënë pamje dhe ndjesi më ndryshe, ndikon në humorin tonë, duke krijuar një atmosferë më të këndshme për të punuar, luajtur ose relaksuar. Dritat mbushen me bateri 2AA (bateritë nuk përfshihen në paketim) andaj dritat mund të përdoren në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

  • Përdorni në kopsht, terracë apo ballkon.
  • Vendosni në dhomën e ndejës, për të shtuar ndriçim dhe ndjesi relaksuese.
  • Shtoni më shumë elegancë gjatë një darke festive apo romantike.
  • Varni në dhomën e fëmijëve për të krijuar ndriçim gjatë natës.
  • Merrni me vete në kamping për të krijuar pamjen e një nate magjike.

Fortësia dhe eleganca e ratanit

Ratani është një material natyral, eko-miqëësor dhe shumë i qëndrueshëm. Lehtësia e tij nënkupton se është i gjithanshëm dhe përdoret për produktet me endje / thurje. Vargu me gjatësi 315cm ka 20 toptha ratani me diametër 5cm, dhe krijon një zbukurim interesant edhe kur dritat janë të fikura. Ndezni dritat dhe dritat e bardha LED do të krijojnë një shkëlqim qetësues që do ta shndërrojnë çdo hapësirë në një vend më të rehatshëm dhe relaksues.

Përdoren dhe mirëmbahen lehtë

Topthat prej ratani (jo dritat brenda) nuk kanë nevojë për vajëra të shtrenjtë për pastrim apo lustrim, që të duken bukur. Thjesht mund t’i fshini me një leckë të thjeshtë, ujë të ngrohtë dhe detergjent enësh nëse ka nevojë.

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star