- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Bufi ekspresiv vjen me një edicion shumë special – Family mini! Ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 16cm lartësi (batanija nuk përfshihet me bufat e vegjël). Është në dispozicion në 6 forma të ndryshme: gjyshi, gjyshja, nëna, babi, motra dhe vëllau. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo komplet familjen e bufave, sepse familja duhet të qëndrojë e bashkuar, apo jo?
Bufi ekspresiv vjen me një edicion shumë special – Family mini! Ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 16cm lartësi (batanija nuk përfshihet me bufat e vegjël). Është në dispozicion në 6 forma të ndryshme: gjyshi, gjyshja, nëna, babi, motra dhe vëllau. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo komplet familjen e bufave, sepse familja duhet të qëndrojë e bashkuar, apo jo?
Një buf i mençur e di se të kuptuarit e emocioneve është themeli për një marrëdhënie të mirëqenë me veten dhe të tjerët, për një jetë më të suksesshme, bashkë me një familje të dashur dhe përkrahëse. Andaj, kemi dizajnuar edhe bufët e rinj Family, që përfaqësojnë 3 gjenerata - anëtarët më të afërt të familjes për secilin nga ne. Ky buf vjen në 6 forma të ndryshme: gjyshja, gjyshi, nëna, babai, motra dhe vëllau.
Bufët mini ka lartësi 16cm (batanija nuk përfshihet). Janë të mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® dhe mund të lahen në 30°C.
Familja është vendi ku fëmijët mësojnë rreth botës dhe vetes. Vendi ku mësojnë hapat e parë e shqiptojnë fjalët e para. Është vendi ku buron dashuria dhe një vend të cilit mund t’i thonë shtëpi. Në familje mësojnë edhe aftësitë për të mbijetuar, për t’u përballur me sfida dhe jo vetëm.
Ajo u mëson fëmijëve çka është mirë e çka keq, dhe u jep puthjet e përqafimet më të ngrohta, sidomos nëse janë rrëzuar apo gërvishtur.
Ajo është shumë krenare për të vegjlit e saj dhe gjithmonë i inkurajon t’i ndjekin ëndrrat e tyre – qoftë nëse duan të merren me sport, me shkencë apo art.
Ai u mëson fëmijëve ta jetojnë jetën si një aventurë të madhe, duke ju treguar si ta ngasin biçikletën, si të ngjiten në lisa dhe të notojnë. Ai po ashtu e di se fëmijët rriten edhe duke mësuar nga gabimet, andaj gjithmonë qëndron krah tyre kur ata provojnë diçka apo dështojnë.
Po ashtu, kujdeset që t’i mbrojë nga rreziku, por në të njejtën kohë i inkurajon të bëhet më të fortë, më të pavarur dhe të kenë vetëbesim.
Asaj i pëlqen të shfletojë albume fotografish dhe t'i tregojë fëmijëve se jeta është më e bukur kur ke përreth një familje të dashur, me të cilën mund të krijoni kujtime të paharruara.
Ajo nuk i kursen këshillat e mençura dhe është një krah ku nipërit dhe mbesat e saj mund të mbështeten sa herë që janë të pikëlluar apo kanë nevojë për dashuri.
Ai është si një mësues i mirë historie, sepse ka dëshirë të tregojë histori nga e kaluara dhe ngjarje nga jeta e tij. Historitë e tij janë argëtuese dhe frymëzuese.
I pëlqejnë fjalëkryqet, enigmat, lojërat me letra, truqet dhe ju tregon shakatë më qesharake. Atij mund t’ia tregoni të gjitha sekretet, sepse nuk do të qeshë me to dhe nuk do t’ua tregojë të tjerëve.
Ajo ka imagjinatën më të gjallë në botë! I pëlqejnë rrollerat, leximi i librave, noti në pishinë dhe akulloret. Nganjëherë këndon karakoke e nganjëherë hidhet nga trampolina duke pretenduar se është astronaute.
Ajo dhe vëllau i saj kanë një gjuhë sekrete që e kuptojnë veç ata, dhe i shijojnë bisedat e këndshme mbrëmjeve, kur prindërit e tyre janë në gjumë.
Ai është çdo herë gati për aventura. I pëlqejnë të gjitha sportet e jashtme, shakatë, dhe ka qejf të luajë që nga lindja e deri në perëndim të diellit.
Ai e mëson motrën e tij të jetë e zonja e vetes dhe përpiqet të jetë model pozitiv dhe një përkrahës për të. Ai e dëgjon gjithmonë pa e gjykuar, dhe përveç se motër, e ka shoqe të ngushtë për tërë jetën.
Bufët e grupit Family janë krijuar që përmes lojës, t'ua mësojnë fëmijëve rëndësinë e familjes. Përdorni ata për:
Bufët nga edicioni Family mini kanë një karakteristikë të veçantë – kanë nga një kapëse në krahë, në mënyrë që të mund t’i bashkoni dhe përqafoni me njëri-tjetrin. Sa e lezetshme, apo jo? Sepse përqafimet janë një mënyrë e bukur për të shprehur dashuri dhe kujdes.
Familja simpatike e bufëve vjen edhe në versionin 3në1 (lartësi 33cm + batanije 130x180cm). Bufin e madh mund ta përdorni si lodër apo edhe si jastëk për një sy gjumë, kurse batanija do t’ju ofrojë butësi dhe ekstra ngrohtësi. Mbani afër vetës kudo dhe kurdo që keni nevojë për një përqafim. A nuk janë të mrekullueshëm?
Karakteristika të tjera | washable at 30°C |
---|---|
Linja Dormeo | Trends |
Material | polyester |
Programi Dormeo | dhoma ndejës |