Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Posta falas për porosi mbi 60€

Posta falas për porosi mbi 60€. Blej sigurt nga shtëpia.

Blej sigurt nga shtëpia

 
 
[banner_timer]
 

Memosan Roll-up 3+2

Photo
Video
-30%

Shtresë cilësore 5 cm që siguron rehati dhe gjumë të qetë kudo: në shtratin, divanin madje edhe dyshemenë tuaj. Shtresa me sfungjer memory 2 cm i përshtatet çdo pozicioni tuaj të gjumit dhe mbështet format trupore tuajat. Ju siguron mbështetjen e duhur, është e ajrosshme dhe anti-bakteriale. Mbulesa mund të hiqet dhe pastrohet. Ka shirita të veçantë për ta mbajtur të mbështjellë kur nuk është në përdorim.

Festojmë ditën botërore të gjumit
Memosan Roll-up 3+2

Nga Çmimi i regullt: 99,90 € Nga


Çmimi Special: 69,93 € Nga

Dërgesë falas
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 50
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Detajet e Produktit
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Shtresë cilësore 5 cm që siguron rehati dhe gjumë të qetë kudo: në shtratin, divanin madje edhe dyshemenë tuaj. Shtresa me sfungjer memory 2 cm i përshtatet çdo pozicioni tuaj të gjumit dhe mbështet format trupore tuajat. Ju siguron mbështetjen e duhur, është e ajrosshme dhe anti-bakteriale. Mbulesa mund të hiqet dhe pastrohet. Ka shirita të veçantë për ta mbajtur të mbështjellë kur nuk është në përdorim.

Më shumë
Detajet e Produktit

Shn'dërro divanin e vjetër në shtrat të butë dhe rehatshëm

A duhet të flesh në vend të parehatshëm çdo natë? A jeni lodhur nga sikleti i vazhdueshëm, dhimbjet e shpinës dhe mëngjeset e përgjumura? Tani mund të shn'dërroni divanin e fortë, dyshekun e vjetër apo edhe dyshemenë tuaj në një sipërfaqe të rehatshme, të butë, mbështetëse, të përsosur për gjumë që do të gjallëroj netët tuaja dhe do t'ju lejojë të filloni ditën  plot freski & qetësi.

Ti mund të kesh shtrat më të mirë, më të rehatshëm me vetëm një hap të thjeshtë!

Flini më mirë dhe shijoni çdo minutë në rehatinë tuaj të sapo zbuluar me ndihmën e shtresës Memosan Roll Up 3 + 2. Kjo shtresë cilësore do t'iu shtyjë të flini në çdo kohë - thjesht vendoseni në:

  • Divanin tuaj të vjetër, të parehatshëm
  • Dyshekun tuaj të vjetër
  • Dysheme
  • Tendë, apo edhe
  • Tokën.

Shtresa Dormeo Memosan Roll Up 3 + 2 rinovon divanin apo dyshekun tuaj aktual dhe është krijuar për t'ju siguruar një gjumë të mirë duke ju mbështetur në zona të ndryshme dhe duke ju ofruar mbështetje ortopedike.

E përsosur për fëmijët apo mysafirët

Mysafirë të papritur tek dera juaj? Thjesht, hapni roll-upin dhe shn'dërrojeni divanin tuaj në një shtrat cilësor mbështetës me rehati pafund. Ju gjithashtu mund ta vendosni atë në dysheme dhe t'i lejoni fëmijëve të vegjël të luajnë në të - ata do të shijojnë butësinë dhe ju nuk do të shqetësoheni që fëmijët po luajnë në dysheme të fortë apo ftohtë.

Shtresë Memory dhe shtresë Ecocell në 3 zona: më e mira që një shtresë mund të ofroj!

Për të siguruar mbështetje dhe rehati në të njejtën kohë, shtresa Roll Up Memosan 3+2 është e përbërë nga materialet më të mira që mund t'i gjeni në dyshekët Dormeo. Pra, është e njejtë me dyshekun vetëm me e hollë dhe më fleksibile.

1

2

3

3

3

1. 3 cm Ecocell, për mbështetje të fortë 

Shtresa Memosan është e përbërë nga 3 cm sfungjer i adaptueshëm Ecocell cilësor që ofron mbështetje të shkëlqyeshme për trupin tuaj dhe përafrim të përsosur të shtyllës kurrizore. Është elastike me strukturë qelizore 3-dimensionale, duke mundësuar qarkullimin efikas të ajrit.

2. Sfungjer Memory 2 cm për rehati dhe komfort të shtuar 

Shtresa e sipërme është e përbërë nga 2 cm sfungjer memory reagon në peshën dhe formën tuaj trupore duke ju siguruar që:

  • ju të keni mbështetjen e duhur,
  • të keni reduktim të pikave të presionit
  • trupi juaj të pushoj dhe relaksohet.

Sfungjeri Memory është rezistues ndaj grimcave të pluhurit kështu që rekomandohet për personat që vuajnë nga alergjitë.

3. 3 zona komforti për mbështetje dhe ventilim më të mirë

Për të marrë më të mirën nga këto 2 materiale, tërë bërthama është e shpuar vertikalisht dhe krijon 3 bërthama të ndara. Kjo kontribuon në:

  • mbështetje më të mirë, veqanarisht për kokë dhe shpatulla, këmbë dhe pjesën e shputave
  • si dhe ajrosje më të mirë.

Airmesh kontribuon në gjumë më të freskët dhe thatë

Materiali 3D Airmesh në dy anët dhe pjesën e fundme mundëson qarkullim ajri të vazhdueshëm dhe ju siguron mjedis gjumi të freskët dhe thatë. Për higjienë shtesë, shtresa është e pajisur me patentë anash që ju mundëson ta largoni mbështjellësin dhe ta pastroni në makinë larëse.

E trajtuar me CleanEffect për mjedis gjumi higjienik, pa grimca pluhuri

Materiali i shtresës Memosan Roll Up është i trajtuar me CleanEffect, që ju siguron që kjo shtresë është:

  • kundër grimcave të pluhurit,
  • anti-bakteriale dhe
  • pa aroma.

Sistem Velcro i shiritave për bartje dhe organizim më të mirë

Për të qenë edhe më e dobishme, kjo shtresë ka 2 shirita të veçantë me sistem velcro për bartje me të lehtë dhe organizim me të mirë. 

  • Shiritat Velcro janë shirita që fiksohen ose lidhen përkohësisht kur 2 sipërfaqet shtypen së bashku dhe kur ndahen.
  • Shiritat janë 40 cm të gjata dhe ju lejojnë të rrokullisni shtresën sipas aftësive dhe forcës suaj në varësi të asaj sa hapësirë keni.
  • Shiritat me sistem Velcro mund të bashkohen me njëri-tjetrin. Kjo ju mundëson t'i vendosni nën shtresën Memosan Roll Up 3 + 2 kur është në përdorim, pa dëmtuar pëlhurën e mbështjellësit.

Detaje teknike

  • Mbështjellësi lahet në 40°C
  • Para se ta lani, fiksoni shiritat velcro në mënyrë që mos ta dëmtoni materialin gjatë larjes.
  • Tkurrja (vetëm mbështjellësi): 2-3%
  • Dimensionet 140/160/180x200 kanë 3 shirita me sistem velcro
Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Baza Ecocell®
Lartësia 5 cm
Linja Dormeo Vitality
Mbështjellësi 3D airmesh fabric
Mbështjellësi mund të pastrohet Po
Programi Dormeo gjumë
Shpuzë memoruese Po
Zonat e bërthamës 3

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star