- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Sillni shtëpisë suaj pak ndriçim, shumë ngrohtësi dhe aroma të këndshme me këta qirinj aromatik. Natyralë, me pak tym, dyll parafine dhe të vendosur në një kavanoz elegant prej qelqi, këta qirinj do t’i sjellin një dekor të veçantë çdo dhome. Në dispozicion: tri aroma dhe ngjyra: Xhenxhefil (i bardhë), Sheqer i erëzuar (i kaftë) dhe Kanellë-portokall (i portokalltë).
Sillni shtëpisë suaj pak ndriçim, shumë ngrohtësi dhe aroma të këndshme me këta qirinj aromatik. Natyralë, me pak tym, dyll parafine dhe të vendosur në një kavanoz elegant prej qelqi, këta qirinj do t’i sjellin një dekor të veçantë çdo dhome. Në dispozicion: tri aroma dhe ngjyra: Xhenxhefil (i bardhë), Sheqer i erëzuar (i kaftë) dhe Kanellë-portokall (i portokalltë).
Ngrotësia, natyraliteti, flaka (sikur ajo e qiriut) konsiderohen elemente që i kanë ndihmuar njerëzit të relaksohen dhe ta zvogëlojnë nivelin e ankthit. Masazherët dhe ekspertë të ndryshëm të terapive, ndër vite kanë përdorur qirinj në dhomat e masazhit për ta dëshmuar këtë tek klientët e tyre. Në këtë mënyrë i kanë ndihmuar të relaksohen dhe të ndihen më rehat gjatë seancave të masazhit.
Sillni në shtëpinë tuaj të njejtën ndjesi të relaksimit dhe rehatisë me qirinjtë aromatikë, që do t’iu sjellin aromën e festave në shtëpinë tuaj.
Këta qirinj të bukur, të vendosur në gota elegante, janë në dispozicion në tri ngjyra që përkojnë me aromat. Qiriu i bardhë do ta mbushë shtëpinë tuaj me aromën e një keku xhenxhefili të sapo pjekur në furrë. Kurse qiriu i kaftë lëshon aromë të ëmbël, e cila iu kujton ëmbëlsirat. Ndërsa qiriu me aromë kanelle dhe portokalli me siguri ju kujton shijen e verës së vluar.
Gjërat e vogla sikurse jastëkët, vazot, bimët dhe qilimat janë edhe pjesë e produkteve dekoruese që lehtësisht mund të përshtaten së bashku. Në këtë rast, qirinjtë janë ‘qershia’ mbi tortë. Jo vetëm që janë dekorativë, por japin ngrohtësi, ndriçim relaksues dhe aroma të këndshme. Me këto elemente, ju e shndërroni dhomën nga një vend i zakonshëm në një mjedis tepër relaksues, në të cilin mund ta shijoni një gotë verë apo një filxhan çaj teksa lexoni librin e preferuar, shikoni TV apo bisedoni me më të dashurit tuaj.
Këta qirinj janë 100% natyral nga dylli parafine, i cili digjet gjatë, është jo helmues dhe nuk reagon nëse ka kontakt me kemikale, siç janë produktet e pastrimit. Po ashtu, nuk lë mbetje pas djegies. Qirinjtë aromatik kanë një diametër prej 8.5 dhe 8cm dhe do të ndriçojnë për afro 30 orë, duke iu ofruar në të njejtën kohë ndjesi relaksimi.
Dimenionet | App. dimension of the candle jar: dia. 8,5 cm, height 8 cm |
---|---|
Karakteristika të tjera | Candle will burn approx. 30 hours |
Programi Dormeo | dhoma ndejës |