Shtresë Renew Natura

Shtresë cilësore me sfungjer memory, e cila i siguron rehati trupit tuaj dhe iu jep një ndjenjë lehtësie. Shtresa Renew Natura i përshtatet plotësisht formës, peshës dhe temperaturës së trupit tuaj. Ju mundëson gjumë çlodhës kudo që ndodheni: shtrat, divan, dyshek të fortë, madje edhe në dysheme. Ka mbulesë e cila mund të lahet/pastrohet. Është hipoalergjenike dhe nuk rrëshqet.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Shtresë cilësore me sfungjer memory, e cila i siguron rehati trupit tuaj dhe iu jep një ndjenjë lehtësie. Shtresa Renew Natura i përshtatet plotësisht formës, peshës dhe temperaturës së trupit tuaj. Ju mundëson gjumë çlodhës kudo që ndodheni: shtrat, divan, dyshek të fortë, madje edhe në dysheme. Ka mbulesë e cila mund të lahet/pastrohet. Është hipoalergjenike dhe nuk rrëshqet.
Më shumë - Përshkrimi
-
Rehati e plotë me shtresën me të mirë me sfungjer memory nga Dormeo
Shtresa Renew Natura me sfungjer memory është e dizajnuar t’i shtojë më tepër rehati divanit apo dyshekut tuaj të fortë i cili nuk ju ofron rehatinë e duhur. Jo vetëm që është jashtëzakonisht e rehatshme, por është edhe e ajrosshme dhe ju ofron mbështetjen për të cilën ju keni nevojë.
- Bërthama e shtresës: me sfungjer memory (3cm ose 6cm) që shpërndan peshën tuaj në mënyrë të barabartë për një gjumë pa pengesa, që ju ofron butësi në pikat e presionit.
- 7 zona rehatie që iu përshtaten nevojave në pjesë të ndryshme të trupit (vetëm me versionin e shtresës me madhësi 6 cm)
- Largon pikat e presionit në nyjet ku keni dhimbje, shpinë, ije dhe supe, duke iu mundësuar të “zhyteni”, teksa iu ofron mbështetje vitale.
- Nuk transferon lëvizjet: është e mrekullueshme për çiftet sepse kjo shtresë e rehatshme i absorbon lëvizjet e një personi, kështu që personi tjetër nuk do të shqetësohet.
- E certifikuar Hipoalergjenike, higjienike dhe e ajrosshme.
- Përdoretkudo: në shtëpi (shtrat, divan, futon etj.) në kamp-shtëpiza, konvikte studentore apo për mysafirët.
- Termorregullim optimal falë fibrave natyrale eukalipte Tencel® në mbulesë.
- Bartet lehtë dhe ka mbulesë e cila pastrohet lehtë.
- Zgjidhje praktike: i lehtë për t’u përdorur, ruajtur dhe mirëmbajtur.
- Paketimi: Në shtëpinë tuaj vjen i paketuar në vakuum.
Ju ofron freski
Lamtumirë alergjive të teshtitjes. Mbulesa e thurur e shtresës është e krijuar nga fibra super të buta Tencel™ Lyocell. Është hipoalergjenike, super e qëndrueshme dhe është e trajtuar me trajmimin Essential™. Ju ofron zgjidhje kundër pluhurit, bakterieve dhe aromave të padëshiruara.
Përmbajtja e fibrave Tencel™ Lyocell bën që mbulesa e shtresës të jetë super e butë dhe ndihmon ta shpërndajë temperaturën e trupit, si dhe largon lagështinë. Në këtë mënyrë ju do të zgjoheni të freskët, e jo me ndjenjën e lagështisë dhe ftohësisë. Por nëse ndonjëherë vendosni që ta pastroni shtresën, vetëm hiqeni mbulesën dhe pastrojeni në temperaturë 40°C.
Nuk rrëshqet, në këtë mënyrë shtresa nuk lëvizë nga vendi.
Flej rehat dhe në sipërfaqe luksoze
Mund ta përdorni në çfarëdo sipërfaqe. Është një zgjidhje e mirë për shtratin ose divanin tuaj të fortë, sepse ofron butësi. Sipërfaqja e profilizuar iu ofron masazh relaksues gjatë gjumit, shton qarkullimin e ajrit në shtresë, duke reduktuar temperaturën/nxehtësinë dhe lagështinë. 7 zonat e komfortit në shtresën Renew Natura 6 cm i ofrojnë secilës pjesë të trupit tuaj rehatinë e dëshiruar. Sfungjeri memory i përshtatet formave të trupit tuaj, liron presionin e nyjeve, relakson muskujt duke ju dhuruar gjumë cilësor që ju nevojitet për energji në të nesërmen.
Zonat e rehatisë në shtresën 6 cm Renew Natura
Termorregullim, largon djersitjen, hipoalrgjenike – gjithçka NATYRALE
Materiali i mbulesës është krijuar nga fibrat Tencel®. ®. Fibrat Tencel janë hipoalergjenike, të gjitha natyrale, të krijuara në mënyrë ekologjike nga drunj eukaliptus. Çka e dallon nga llojet e tjera të materialeve është se janë të shëndetshme për lëkurën dhe të buta në prekje. Fibrat kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm për rregullimin e temperaturës dhe për ta thithur lagështinë. Kjo është vecanërisht e rëndësishme për shtresat nga sfungjeri. Kur shtriheni, reagojnë ndaj ndryshimeve të temperaturës në trupin tuaj, lejojnë avullimin e shpejtë, në mënyrë që të ndiheni rehat, të mos keni nxehtësi të tepruar apo djersiteni. Prania e vogël e lagështisë në sipërfaqe po ashtu nuk e lejon rritjen e bakterieve, aromat e pakëndshme dhe shton higjienën.
Trajtimi Essential™ Essential™ i mbulesës ju mbron nga pluhurat, kërpudhat madje edhe nga baketriet që sjellin sëmundje. Pa kimikate, anti-alergjik dhe pa aroma të pakëndshme.
Vendosja bëhet lehtë dhe thjeshtë
Shtresa juaj e re do të iu vijë në derë të shtëpisë e mbështjellur dhe e mbyllur në vakuum. Të gjitha shtresat tona vinë të paketuara në këtë formë falë mënyrës sonë ekologjike të transportit dhe mbrojtjes gjatë blerjes.
-
1
Me kujdes hiqeni paketimin duke e prerë me gërshërë dhe duke u siguruar që nuk do ta prisni qesen brenda dyshekut. Mos përdorni thikë.
-
23
Rrotullojeni shtresën e mbyllur me vakuum në shtrat. Me kujdes hiqeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe largojeni atë.
-
4
Prisni gjashtë orë që shtresa juaj e re të zgjerohet plotësisht.
Dr. Susanne Schurz-Peschka about TENCEL™
Lenzing AG, Austria
“Fibrat Tencel™ janë hipoalergjenike, të gjitha natyrale, të krijuara në mënyrë ekologjike nga drunj eukaliptus. Çka e dallon nga llojet e tjera të materialeve është se janë të shëndetshme për lëkurën dhe të buta në prekje. Fibrat kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm për rregullimin e temperaturës dhe për ta thithur lagështinë.
Kjo është vecanërisht e rëndësishme për shtresat nga sfungjeri. Kur shtriheni, reagojnë ndaj ndryshimeve të temperaturës në trupin tuaj, lejojnë avullimin e shpejtë, në mënyrë që të ndiheni rehat, të mos keni nxehtësi të tepruar apo djersiteni. Prania e vogël e lagështisë në sipërfaqe po ashtu nuk e lejon rritjen e bakterieve, aromat e pakëndshme dhe shton higjienën.”
- Specifikat Teknike
-
Trajtim antibakterial Po Baza viscoelastic polyurethane foam (memory foam) Linja Dormeo Vitality Mattress product material Memory foam Mbështjellësi Top fabric: 70% polyester, 30% lyocell (TencelTM Lyocell); Bottom fabric:100% polyester with anti-slip dots Mbështjellësi mund të pastrohet Po Programi Dormeo gjumë Shpuzë memoruese Po