Dyshek Baby V2

Gjumi është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, prandaj atyre i duhet një dyshek cilësor në të cilin mund të flenë rehat. Dysheku Baby V2 ka bërthamë prej sfungjeri Ecocell®, i cili i përshtatet trupit të tyre dhe ofron mbështetje të fortë - ashtu siç e rekomandojnë mjekët. Po ashtu, dysheku ka mbulesë rezistente ndaj ujit, e cilat mund të hiqet dhe të lahet. Mbulesa është e pasur me trajtimin antibakterial CleanEffect®, për ta mbajtur dyshekun të freskët dhe pa aroma të pakëndshme.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Gjumi është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, prandaj atyre i duhet një dyshek cilësor në të cilin mund të flenë rehat. Dysheku Baby V2 ka bërthamë prej sfungjeri Ecocell®, i cili i përshtatet trupit të tyre dhe ofron mbështetje të fortë - ashtu siç e rekomandojnë mjekët. Po ashtu, dysheku ka mbulesë rezistente ndaj ujit, e cilat mund të hiqet dhe të lahet. Mbulesa është e pasur me trajtimin antibakterial CleanEffect®, për ta mbajtur dyshekun të freskët dhe pa aroma të pakëndshme.
Më shumë - Përshkrimi
-
Dyshek cilësor për gjumë të shëndetshëm
Gjumi është thelbësor për bebet dhe fëmijët në përgjithësi. Për t’u rritur dhe zhvilluar, ata kanë nevojë për gjumë të qetë dhe të shëndetshëm, e si rrjedhojë edhe për një dyshek cilësor. Tashmë Dormeo është bërë sinonim i dyshekëve cilësorë - ekspertët tanë të gjumit dinë si të mundësojnë gjumë të mirë për këdo, pavarësisht moshës. Me një përvojë shumë vjeçare, ne krijojmë dyshekë të përsosur, me standartet më të larta dhe materialet më të mira.
Pse një dyshek i fortë është i duhuri për bebet
Përderisa një dyshek i butë shihet si përzgjedhje natyrale për bebet, në fakt, një dyshek me sipërfaqe të fortë është më i mirë për foshnjet. Qendra Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se shkaku kryesor i vdekjes së foshnjave në ShBA, është Sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), e cila shpesh shkaktohet nga mbytja apo asfiksimi për shkak të një sipërfaqeje shumë të butë të fjetjes.
Sfungjer Ecocell® për fortësi dhe rehati fleksibile
Bërthama e dyshekut përbëhet prej një shtrese 10cm të sfungjerit Ecocell®, me një strukturë qelizore 3D dhe fleksibile. Kjo strukturë i përshtatet trupit të fëmijëve dhe ju ofron mbështetje të fortë për gjumë të rehatshëm. Dizajni i veçantë mundëson qarkullim të shkëlqyer të ajrit, për ta mbajtur dyshekun të thatë dhe higjienik. Në këtë mënyrë, dysheku siguron një ambient më të pastër gjumi dhe po ashtu i ofron bebeve mbështetje për shtyllën kurrizore.
Me mbulesë rezistente ndaj ujit
Dysheku Baby V2 ka një mbulesë e cila mund të hiqet dhe të lahet. Mbulesa është e punuar nga viskoza, një material i cili ndihmon në largimin e lagështisë dhe e mban beben freskët dhe rehat gjatë gjumit. Ana e brendshme e mbulesës është e laminuar, prandaj mbulesa është rezistente ndaj ujit dhe e mbron bërthamën e dyshekut. Po ashtu, është e trajtuar me CleanEffect®, pra ka veti antibakteriale dhe antipluhur, për t’i siguruar dyshekut më shumë freski dhe për t’i mbajtur larg aromat e pakëndshme.
I punuar me standartet më të larta, vjen në dy madhësi dhe dy ngjyra
Ky dyshek është plotësisht në përputhje me standartin europian për dyshekët e shtretërve për fëmijë, EN 16890:2017. Dysheku është në dispozicion në dy madhësi: 60x120cm & 70x140cm, si dhe në dy ngjyra: rozë ose e kaltër.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Grow Mattress product material Ecocell® Mbështjellësi mund të pastrohet Po Programi Dormeo fëmijë