SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Dyshek Bamboo me 3 zona

Photo
Video

Ky dyshek me 3 zona të ndara ofron mbështetje optimale për shtrirje të duhur të shtyllës kurrizore. Dysheku ka bërthamë prej sfungjeri Ecocell®, për t’ju ofruar rehati të personalizuar. Kurse mbështjellësi ka fibra bambuje të cilat rregullojnë temperaturën në mënyrë natyrale & absorbojnë lagështinë, për të krijuar një ambient gjumi më të shëndetshëm. Sistemi AirX mundëson ajrosje më të mirë kurse trajtimi CleanEffect® krijon mbrojtje ndaj aromave të pakëndshme, baktereve, mikrobeve dhe mikrogrimcave të pluhurit.

Dyshek Bamboo me 3 zona
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Ky dyshek me 3 zona të ndara ofron mbështetje optimale për shtrirje të duhur të shtyllës kurrizore. Dysheku ka bërthamë prej sfungjeri Ecocell®, për t’ju ofruar rehati të personalizuar. Kurse mbështjellësi ka fibra bambuje të cilat rregullojnë temperaturën në mënyrë natyrale & absorbojnë lagështinë, për të krijuar një ambient gjumi më të shëndetshëm. Sistemi AirX mundëson ajrosje më të mirë kurse trajtimi CleanEffect® krijon mbrojtje ndaj aromave të pakëndshme, baktereve, mikrobeve dhe mikrogrimcave të pluhurit.

Më shumë
Përshkrimi

Ka ardhë koha për një dyshek të ri?

Për t’u siguruar se po flini në një ambient të rehatshëm dhe të pastër, rekomandohet ta ndërroni dyshekun çdo 6, 8 apo 10 vjet (varësisht edhe nga dysheku). Andaj, nëse dysheku juaj është vjetëruar dhe dëmtuar, e po mendon ta marrësh një të ri, je në faqen e duhur! Dysheku Bamboo me 3 zona është punuar me materiale cilësore dhe teknologji risi, për t’ju siguruar një ambient gjumi më të rehatshëm dhe higjienik.

Mrekullia natyrale e bambusë në shtratin tuaj!

Bambuja është një bimë e cila rritet shpejt dhe falë vetive që ka, përbën një material të gjithanshëm, që është përdorur për mijëra vite me radhë. Është e qëndrueshme, natyrale, e biodegradueshme* dhe hipoalergjenike. Mbështjellësi i këtij dysheku është i pasur me bambu – në formë të fibrave fiskoze të cilat në mënyrë natyrale e rregullojnë temperaturën dhe absorbojnë lagështinë. Në këtë mënyrë, këto fibra viskoze kontribuojnë në një ambient më të freskët, më të thatë dhe më të shëndetshëm për gjumë.

3 zona Ecocell® për mbështetje të personalizuar

Bërthama e dyshekut përbëhet prej 16cm sfungjer Ecocell® me një strukturë qelizore 3D dhe fleksibile. Kjo lloj strukture i përshtatet trupit tuaj, ofron mbështetje të fortë dhe rehatinë që i duhet shpinës suaj. Dizajni me 3 zona i pjesës së sipërme të bërthamës ofron nivele të ndryshme të mbështetjes për kokë, qafë, ije dhe këmbë. Dizajni unik po ashtu mundëson qarkullim të shkëlqyer të ajrit dhe veti termorregulluese, që shtrati juaj të jetë më i thatë dhe higjienik.

Higjienik, për një ambient gjumi më të sigurtë

Ne kalojmë shumë kohë një shtrat - përafërsisht 8 orë apo 1/3 e ditës. Andaj i kemi kushtuar rëndësi të veçantë edhe mbështjellësit të dyshekut. Mbështjellësi mund të hiqet dhe të lahet në rrobalarëse, në temperaturë 40°C. Po ashtu, pjesa e poshtme dhe pjesët anësore të mbështjellësit janë punuar me rrjetë AirX – një material i ajrosshëm, i cili siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit. Dysheku është i pasur me trajtimin CleanEffect®, për mbrojtje ndaj aromave të pakëndshme, baktereve, mikrobeve dhe mikrogrimcave të pluhurit.

Dysheku është në dispozicion në të gjitha madhësitë standarte.

Koleksioni Dormeo Bamboo

Ky dyshek është pjesë e koleksionit Dormeo Bamboo. Kjo linjë përmban edhe produkte tjera, sikurse shtresë, jastëk, jorgan, set çarçafësh dhe peshqirë. Me produktet e linjës sonë Bamboo, ju do të shijoni vetitë natyrale të bimës bambu në dhomën dhe banjon tuaj!

*e biodegadueshme – substancë apo objekt që ka veti të dekompozohet nga bakteret ose organizmat e tjerë të gjallë, dhe në këtë mënyrë e shmangë ndotjen e mjedisit.

Specifikat Teknike
Fortësia Mesatarisht i fortë
Lartësia 16 cm
Linja Dormeo Vitality
Materialet e dyshekut Sfungjer Ecocell®, Trajtim antibakterial
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star