SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Dyshek Emotion Owl për fëmijë

Photo
Video

Sigurohuni që fëmijët tuaj të flenë rehat, në një dyshek të dizajnuar posaçërisht për të ofruar mbështetjen e duhur. Dysheku Emotion Owl është kombinim i teknologjisë Octaspring® dhe sfungjerit Ecocell®. Ka mbulesë të papërshkueshme nga uji, e cila është e trajtuar me CleanEffect® dhe mund të lahet për më shumë freski. Në dispocizion në 5 madhësi.

Dyshek Emotion Owl për fëmijë
Nga 299,90 € Nga
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Sigurohuni që fëmijët tuaj të flenë rehat, në një dyshek të dizajnuar posaçërisht për të ofruar mbështetjen e duhur. Dysheku Emotion Owl është kombinim i teknologjisë Octaspring® dhe sfungjerit Ecocell®. Ka mbulesë të papërshkueshme nga uji, e cila është e trajtuar me CleanEffect® dhe mund të lahet për më shumë freski. Në dispocizion në 5 madhësi.

Më shumë
Përshkrimi

Një dyshek i dizajnuar posaçërisht për fëmijë në rritje

Ky dyshek është krijuar bazuar në përvojën shumëvjeçare të Dormeo-s, për t’ju ofruar fëmijëve gjumin cilësor që ju duhet për t’u zhvilluar dhe rritur. Dysheku Emotion Owl kombinon të gjitha cilësitë për të krijuar një ambient gjumi të rehatshëm.

  • Mbulesa është e papërshkueshme nga uji dhe mund të lahet.
  • Ofron rehati dhe mbështetje perfekte gjatë gjumit.
  • Super ajrosje – sustat Octasprings janë deri në 8 herë më të ajrosshme se sa sfungjeri i zakonshëm.
  • I trajtuar me CleanEffect® për mbrojtje anti-bakteriale, anti-pluhur dhe anti-mikrobe.
  • Në dispozicion në 5 madhësi: 80x190cm, 80x200cm, 90x190cm, 90x200cm dhe 120x200cm.
Dyshek Emotion Owl për fëmijë

Gjumi është themeli i një zhvillimi të shëndetshëm

Një natë gjumi, e madje edhe një sy gjumë gjatë ditës, është koha kur truri i mëson mësimet e ditës dhe trupi është në gjendje t’i prodhojë hormonet e nevojshme për rritje të shëndetshme. Një gjumë i mirë po ashtu ndihmon në ekuilibrimin e humorit dhe emocioneve, si dhe në krijimin e shprehive produktive. Andaj ky dyshek është dizajnuar që t’i përmbushë nevojat për gjumë të mirë te fëmijët.

  • Sfungjeri Ecocell® i përshtatet trupit dhe ofron mbështetjen & rehatinë e perfekte që i duhet një fëmiu në rritje.
  • Sustat Octaspring® ofrojnë mbështetje të personalizuar, sipas secilës formë dhe lëvizje të trupit. Në këtë mënyrë, ofrojnë mbështetje dinamike pavarësisht se në cilën pozitë fle fëmiu: në bark, shpinë apo anash.
Dyshek Emotion Owl për fëmijë

Higjiena si prioritet kryesor

Përderisa rehatia është e rëndësishme në një dyshek për fëmijë, higjiena është thelbësore. Andaj, ky dyshek ka një mbulesë të papërshkueshme nga uji, e cila mund të hiqet dhe të lahet në 40°C. Po ashtu, është e pasur me trajtimin CleanEffect.

  • Dyshek Emotion Owl për fëmijë

    Mbulesë e papërshkueshme nga uji

    Zmbraps lëngjet si djersitja, urina apo ndonjë lëng që mund të derdhet aksidentalisht, duke siguruar higjienë maksimale.

  • Dyshek Emotion Owl për fëmijë

    Mbulesë e cila mund të lahet

    Duke e larë mbulesën në 40°C, jo vetëm që siguroni higjienë, por dysheku duket më i ri.

  • Dyshek Emotion Owl për fëmijë

    Trajtim CleanEffect

    Për mbrojtje nga bakteret, mikrobet, alergjenët dhe mikroorganizmat e pluhurit.

Shiko brenda dyshekut

lartësi16cm

Dyshek Emotion Owl për fëmijë

Mbani kursorin mbi Tap on   për më shumë detaje rreth produktit.

  1. Mbulesë e papërshkueshme nga uji

    E pasur me trajtim CleanEffect®, për të penguar rritjen e baktereve, mikrobeve dhe mikrogrimcave të pluhurit.

  2. 3cm sfungjer Ecocell®

    Strukturë qelizore 3D dhe fleksibile, e cila i përshtatet trupit dhe ofron mbështetjen e duhur për një shpinë të shëndetshme.

  3. 3cm susta Octaspring® me 3 zona rehatie

    Ofrojnë mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar, me 8 kolona që i përshtaten secilës formë dhe lëvizje trupore.

  4. 10cm sfungjer Ecocell®

    Për gjumë të thellë, çlodhës e relaksues.

  5. Mbulesa e poshtme

I dizajnuar për fëmijë

Ky dyshek është pjesë e koleksionit Emotion Owl dhe ka ngjyrë të verdhë në pjesë anësore të mbulesës si dhe një buf të verdhë të lezetshëm sipër mbulesës.

Dyshek Emotion Owl për fëmijë

5 madhësi

Dysheku është në dispozicion në 5 madhësi: 80x190, 80x200, 90x190, 90x200 and 120x200cm. Jo vetëm që ka hapësirë të mjaftueshme për një fëmijë, por edhe një i rritur mund të shtrihet me ta për t’ia lexuar përrallën para gjumit.

Dyshek Emotion Owl për fëmijë

Pjesë e një koleksioni ekskluziv për gjumashët e vegjël

Ky dyshek është pjesë e koleksionit ekskluziv Emotion Owl, i cili përmban produkte gjumi dhe lodra të këndshme për fëmijë. Ka kjo linjë mund të gjeni edhe jorgan, jastëk, set çarçafëshbufa me batanije, bufa të vegjël, kostum dhe jo vetëm.

Dyshek Emotion Owl për fëmijë

Vendoset shpejt dhe lehtë

Dysheku do t'ju arrijë në derë të shtëpisë i mbyllur me vakum, i mbështjellur në dy shtresa plastike. Të gjithë dyshekët tanë janë të kompresuar dhe mbyllur me vakum, falë procesit eko-miqësor të transportit dhe po ashtu për të siguruar më shumë mbrojtje gjatë transportit.

  • 1
    Shpaketimi - Hapi 1

    Prisni me gërshërë qesen e paketimit. Kujdes mos përdorni thikë.

  • 2
    Shpaketimi - Hapi 2

    Shtrijeni dyshekun në shtrat. Me kujdes prejeni qesen plastike përgjatë skajeve dhe largojeni nga shtresa.

  • 3
    Shpaketimi - Hapi 3

    Lëreni për 6 orë, derisa të shtrihet plotësisht.

Specifikat Teknike
Linja Dormeo Vitality
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star