Dyshek Lux

Dysheku Lux përfaqëson gjumin luksoz e të rehatshëm. Në këtë dyshek janë kombinuar teknologji & materiale cilësore për t’ju ofruar rehati, pavarësisht pozitës së gjumit, formës apo peshës së trupit. I punuar me sfungjer memory, Aerofoam, latex dhe susta xhepi, dysheku i ajrosshëm Lux do t’ju ofrojë rehatinë e paprovuar më parë dhe vite të tëra pushimi & relaksimi! Lartësia: 30cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Dysheku Lux përfaqëson gjumin luksoz e të rehatshëm. Në këtë dyshek janë kombinuar teknologji & materiale cilësore për t’ju ofruar rehati, pavarësisht pozitës së gjumit, formës apo peshës së trupit. I punuar me sfungjer memory, Aerofoam, latex dhe susta xhepi, dysheku i ajrosshëm Lux do t’ju ofrojë rehatinë e paprovuar më parë dhe vite të tëra pushimi & relaksimi! Lartësia: 30cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Ndërroje dyshekun e vjetër me më të mirin nga Dormeo
Dysheku është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në cilësinë e gjumit, e një gjumë cilësor është themeli i shëndetit të mirë, energjisë dhe po ashtu e forcon sistemin imunitar. Për më tepër, dysheku i duhur parandalon dhimbjet e shpinës dhe ngurtësinë në qafë apo shpatulla.
Një dyshek i mirë është investim që shpaguhet gjatë viteve në vijim.
Dyshekët duhet të ndërrohet çdo 8 deri në 10 vjet, andaj është mirë ta zgjedhni një dyshek cilësor. Dysheku Lux nga Dormeo kombinon teknologjitë më të reja të gjumit për t’ju ofruar rehati luksoze për vite me radhë. Për më tepër, vjen me një çmim të arsyeshëm, duke marrë parasysh cilësitë që ka.
Rezultat i një përvoje shumëvjeçare
Për më shumë se 18 vite, Dormeo ka prodhuar produkte cilësore gjumi, duke ofruar rehati dhe kënaqësi për miliona klientë anembanë botës. Edhe dysheku Lux është një prej atyre produkteve – për më tepër, është krijuar duke u bazuar në përvojën prej afro dy dekadash të ekspertëve në Dormeo. Ky dyshek është prodhuar me teknologjitë më të mira, për t’ju ofruar rehati luksoze që do ta shijoni natë pas nate.
Një dyshek që i ka të gjitha!
A e keni pyetur ndonjëherë veten: “A thua a ka ndonjë dyshek që është i përshtatshëm për mua, pavarësisht pozitës së gjumit, formës dhe peshës së trupit? Po ashtu, të më ofrojë rehati luksoze? Një investim që do të shpaguhej me plot vite gjumë cilësor?”
Përgjigja është: PO, dysheku Lux!
Rehati luksoze => përjetoni gjumin më të rehatshëm që keni bërë ndonjëherë
- Shtrojë 3cm nga sfungjeri memory në pjesën e sipërme – e cila mund të hiqet dhe të përdoret ndaras si shtresë;
- Shtrojë 4cm nga sfungjeri memory AEROFAM;
- Shtrojë 4cm latex mbështetës dhe i përshatshëm;
- 30cm lartësi;
- Fortësi & lartësi e personalizuar.
Mbështetës => shijoni mirëqenien dhe energjinë pas një gjumi cilësor gjatës natës
- Sfungjer mbështetës Ecocell®;
- Shtrojë 14cm me susta xhepi, me zona të përshtatshme.
I ajrosshëm => flini të qetë duke e ditur se po flini në një ambient të freskët
- Ecocell® & AEROFAM janë sfungjerë të ajrosshëm;
- Sfungjeri latex është i dizajnuar që të sigurojë ajrosje të mirë (ka vrima të veçanta);
- Shtrojë super e ajrosshme me susta xhepi.
Higjienik => flini të qetë duke e ditur se po flini në një ambient të pastër
-
Trajtim natyral CleanEffect® (i bërë në Francë), që i ofron dyshekut mbrojtje nga mikrobet, bakteret dhe pluhuri.
Dizajn luksoz => shijoni kënaqësinë e të pasurit produkte cilësore
- Mbulesë e thurur me një dizajn luksoz të veçantë;
- Etiketë e dedikuar, që tregon linjën luksoze;
- 4 kapëse për përdorim & mirëmbajtje më të lehtë.
Pastërti, freski, shëndet
Falë dizajnit super të ajorsshëm dhe trajtimit CleanEffect në mbulesë, dysheku ka veti antibakteriale, antipluhur dhe antimikrobe. Po ashtu, mbulesa e mbron dyshekun edhe nga aromat e pakëndshme.
Një dyshek luksoz, me një dizajn tërheqës
Cilësia që ka brenda dysheku Lux, shihet edhe jashtë. Materiali i thurur i mbulesës i jep një pamje të veçantë dhe luksoze, po ashtu edhe epitetin e një produkti me cilësi të lartë. I dizajnuar në Slloveni, i prodhuar në Belgjikë (duke edhe përdorur njohuritë franceze), ky produkt është një dyshek perfekt! Dysheku Lux është në dispozicion në të gjitha madhësitë standarte dhe është pjesë e linjës Lux, linjë e cila përmban edhe jastëkë të të njejtit kalibër.
- Specifikat Teknike
-
Trajtim antibakterial Po Baza 4cm viscoelastic polyurethane foam, 4cm latex perforated with jute, 14cm pocket springs, 4cm Ecocell foam Fortësia e ndryshueshme Lartësia 30 cm Linja Dormeo Harmony Materialet e dyshekut Sfungjer Ecocell®, Susta xhepi, Trajtim antibakterial Mbështjellësi 97% polyester, 3% elastane, 3cm viscoelastic polyurethane foam Programi Dormeo gjumë Zonat e bërthamës 5