- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Po kërkoni një dyshek mesatarisht të fortë dhe mbështetës? Jeni në faqen e duhur! Ky dyshek ka bërthamë me 3-zona, të punuar nga sustat sfungjerike të ajrosshme Octaspring®. Ato përshtaten në mënyrë të përkryer me trupin tuaj dhe i ofrojnë mbështetje adekuate. Dysheku ka sipër një shtresë më të butë për rehati shtesë. Mbulesa është e trajtuar me CleanEffect® për të siguruar higjienë të plotë.
Po kërkoni një dyshek mesatarisht të fortë dhe mbështetës? Jeni në faqen e duhur! Ky dyshek ka bërthamë me 3-zona, të punuar nga sustat sfungjerike të ajrosshme Octaspring®. Ato përshtaten në mënyrë të përkryer me trupin tuaj dhe i ofrojnë mbështetje adekuate. Dysheku ka sipër një shtresë më të butë për rehati shtesë. Mbulesa është e trajtuar me CleanEffect® për të siguruar higjienë të plotë.
3 ZONA REHATIE
I PERSONALIZUESHËM DHE I AJROSSHËM
HIPOALERGJENIK DHE HIGJIENIK
I PRODHUAR NË EUROPË
Nëse nuk ju përshtaten dyshekët e fortë, por as ata të butë, dysheku Nature Serenity Octa është mesi i artë. Dysheku ka nivel të fortësisë mesatare në të fortë dhe është i strukturuar në atë mënyrë që t’i përgjigjet të gjitha pikave të presionit në trup dhe ta mbajë atë rehat. Ka 3 zona rehatie në shtresën bazë, të punuara nga sustat sfungjerike Octaspring®, të cilat janë jashtëzakonisht të adaptueshme. Ato janë të vendosura mirë midis 2 shtresave sfungjerike Ecocell®, duke ju siguruar mbështetjen e nevojshme dhe duke e mbajtur shtyllën kurrizore në një linjë. Për më tepër, sustat Octaspring® janë të ajrosshme. Sipër, është një shtresë sfungjeri të butë Formacell, i cili siguron rehati për të gjitha pozitat e gjumit. Mbulesa është e pasuruar me trajtim CleanEffect®, për të siguruar mbrojtje nga mikrobet, bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme. Dysheku Nature Serenity Octa është prodhuar në Slloveni.
Dysheku ka 8 kolona të susta inovative sfunjgerike, të punuara nga sfungjeri Ecocell® me një dizajn unik Octaspring®. Këto susta ofrojnë përshtatshmëri 3D, pra, çdo sustë përputhet në mënyrë dinamike me konturat dhe lëvizjet e trupit në të gjitha pozicionet e gjumit – pavarësisht a flini anash, në shpinë apo në bark.
Shtresa Octaspring® me 3 zona rehatie është qershia mbi tortë e këtij dysheku. Këto zona ndjekin konturënn e shtyllës kurrizore dhe e mbajnë atë në një pozicion të shëndetshëm gjatë gjithë natës. Po ashtu, ofron mbështetje në pikat e synuara dhe një shkallë të përmirësuar të ergonomisë.
8 herë më e ajrosshme se sfungjeri tradicional memory, është dëshmuar se teknologjia Octaspring® promovon qarkullimin e ajrit dhe ulë temperaturën e shtratit në 3°C për t'ju siguruar gjumë më të thellë dhe më të gjatë. Për më tepër, shton higjienën e dyshekut.
lartësi17cm
Trajtimi CleanEffect®, siguron mbrojtje nga mikrobet, bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme. Po ashtu, mbulesa mund të hiqet dhe të lahet 40°C.
Formacell është sfungjer i butë, i cili shton rehatinë gjatë gjumit, meqë vazhdimisht kthehet në formën e vet, pavarësisht çfarë presioni aplikohet mbi të.
Ecocell® është sfungjer shumë elastik, i cili shton ndjesinë e rehatisë dhe mbështetjes.
Kjo shtresë ndjekë konturën e shpinës dhe e mbanë atë në një pozitë të shëndetshme gjatë gjithë natës. Ka tri zona rehatie të ndara, për të siguruar ergonomi dhe sinergji të mirë me lëvizjet e trupit tuaj.
Ecocell® është sfungjer shumë elastik, i cili shton ndjesinë e rehatisë dhe mbështetjes.
Në pjesët anësore ka katër doreza, në mënyrë që ta bartni më lehtë.
Shtresa bazë e dyshekut Octaspring® ka 3 zona rehatie, të cilat e mbështesin trupin në mënyrën e duhur. Në këtë mënyrë, ndihmojnë në përmirësimin e shtrirjes së shtyllës kurrizore dhe zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës që lidhen me gjumin.
Po ashtu, shtresat Ecocell® në pjesën e sipërme dhe të poshtme të bërthamës, sigurojnë mbështetje shtesë.
Sipër dyshekut, ka edhe 2cm sfungjer Formacell, i cili i përshtatet formave të trupit dhe lehtëson pikat e presionit.
Ky dyshek është i përshtatshëm për të gjithë, pavarësisht se në cilën pozitë flini. Nuk ka rëndësi se a dalloni në gjatësi, peshë apo keni nevoja të ndryshme – të gjithë do ta shijoni gjumin në këtë dyshek.
Për më tepër, falë sustave sfungjerike Octaspring® të cilat nuk janë të lidhura mes vete, lëvizjet nuk transferohen. Pra, edhe nëse partneri/ja rrotullohet në hapësirën e vet, ju nuk do të shqetësoheni.
Përveç materialeve cilësore dhe mbështetëse, ky dyshek është i ajroshëm.
Pas një gjumi të rehatshëm dhe të freskët, pa dyshim se do të zgjoheni të çlodhur çdo mëngjes.
Të kesh një dyshek të ajrosshëm që siguron qarkullim të mjaftueshëm të ajrit është baza për të rregulluar lagështinë dhe ngrohtësinë e sipërfaqes, gjë që e mban dyshekun tuaj të freskët dhe higjenik. Megjithatë, për ta bërë dyshekun tuaj edhe më shumë nga bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme, mbulesa është e pasuruar me trajtimin CleanEffect® Lite.
Sidomos, nëse jeni duke përjetuar probleme me alergjitë dhe keni lëkurë të ndjeshme, lajmi i mirë është se mbulesa mund të hiqet dhe pjesa e sipërme mund të lahet në 40°C.
Dysheku ka mbulesë të bardhë dhe hiri, me një zinxhir hiri të errët.
Katër dorezat në skaje ju mundësojnë ta bartni më lehtë.
Dysheku juaj i ri do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, i ngjeshur dhe i vakumuar, i mbrojtur në një kuti të dhe i mbështjellë në dy shtresa plastike. Të gjithë dyshekët tanë janë të ngjeshur dhe të vakumuar falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtjës që përdorim gjatë transportit.
Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të dyshekut. Mos përdorni thikë.
Hapni dyshekun e rrotulluar të vakumuar për të vendosur atë mbi shtratin tuaj. Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.
Lini 6 orë dyshekun tuaj të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.
A e dini se mund ta përmirësoni mbështetjen dhe rehatinë e dyshekut deri në 30%? Krejt kjo, thjesht duke përdorur mbajtëse adekuate dysheku. Mbajtëset e dyshekut nga Dormeo:
Linja Dormeo | Vitality |
---|---|
Programi Dormeo | gjumë |