Lagështues ajri

Për ajër më të mirë dhe më të shëndetshëm në shtëpinë tuaj, ju prezentojmë me Lagështuesin e ajrit – Dormeo – paisje e mençur dhe praktike. Ka dy nivele të lëshimit të lagështisë, nuk krijon zhurmë, me kapacitet prej 2l ujë dhe shumë i lehtë për t’u përdorur. Shijojeni ajrin e lagësht si dhe aromaterapinë qetësuese. Një mbushje zgjatë deri në 16 orë. Madhësia: 15x30 cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Për ajër më të mirë dhe më të shëndetshëm në shtëpinë tuaj, ju prezentojmë me Lagështuesin e ajrit – Dormeo – paisje e mençur dhe praktike. Ka dy nivele të lëshimit të lagështisë, nuk krijon zhurmë, me kapacitet prej 2l ujë dhe shumë i lehtë për t’u përdorur. Shijojeni ajrin e lagësht si dhe aromaterapinë qetësuese. Një mbushje zgjatë deri në 16 orë. Madhësia: 15x30 cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Jetoni shëndetshëm duke e pastruar vetë ajrin
Ajri i ftohtë gjatë dimrit ose klimat që përdoren gjatë verës, mund ta thajnë ajrin në shtëpitë tuaja, duke shkaktuar disa probleme shëndetësore. Po ashtu, kjo dukuri zvogëlon qëndrueshmërinë e shtëpive dhe mobiljeve. Lagështuesi i ajrit Dormeo është zgjidhja më e mirë për ta rritur lagështinë në dhomë dhe gjithë shtëpinë, duke iu krijuar rehati.
Lagështuesi i ajrit – Dormeo do t’iu ofrojë:
- Përdorim të lehtë dhe përshtatshëm gjatë ditës ose natës (me teknologjinë ultra-quiet)
- Rezervuar uji me kapacitet të lartë, që funksionon deri në 16 orë me një mbushje
- Fikje automatike
- Sistem kontrollues (me prekje)
- Dy nivele të kontrollimit të lagështisë
- Mund të përdoret edhe për aromaterapi
Kontrollimi i lagështisë dhe teknologjia ultrasonic
Lagështuesi i ajrit Dormeo është krijuar për të gjithë ata që kujdesen për mirëqenien e familjes dhe i vlerësojnë dizajnet e bukura në shtëpi. Ky produkt vepron si një ‘agjent natyral’ i lagështisë, i cili ndihmon në lehtësimin e problemeve shëndetësore – këtë e bën edhe Lagështuesi i ajrit – Dormeo. Me teknologjinë ultrasonic, në mënyrë efektive largon fluskat në ajër, duke i dhënë lagështi këtij të fundit.
Merrni frymë thellë dhe relaksohuni
Me një kapacitet prej dy litrash, ky aparat do ta mbajë ajrin të lagësht për 16 orë. Meqë është dizajnuar të punojë pa zhurmë, do të mund ta përdorni pa problem edhe gjatë natës. Pra, do t’ju mundësojë të flini të qetë në një ambient të shëndetshëm. Po ashtu, ju mund t’i shtoni ca pika nga aroma juaj e preferuar, për t’ju ofruar aromaterapi pas një dite të lodhshme në punë.
Dizajn tërheqës, i kënaqshëm për sytë
Duke konsumuar pak energji, kjo paisje e mençur në mënyrë automatike shpërndan lagështi duke iu përshtatur nevojave në dhomë. Aparati është dizajnuar në atë mënyrë që të punojë pa zhurmë. Për më tepër, ky produkt vjen me një dizajn modern që lehtësisht mund të përshtatet në dhomën e gjumit apo cilën do dhomë tjetër në shtëpinë tuaj.
Sistemi kontrollues me prekje dhe fikje automatike
Lagështuesi i ajrit është kompakt, i lehtë për t’u bartur, e edhe më i lehtë për t’u përdorur dhe pastruar. Ju mund ta përdorni me një prekje të vetme – pajisja fiket vetë kur harxhohet uji ose kur i hiqet rezervuari. Lagështuesi ka dy mundësi për densitetin e ajrit: të ulët dhe të lartë, pra, ju mund ta përdorni atë që ju përshtatet më shumë. Rekomandohet të përdoret ujë i distiluar ose i vluar, në mënyrë që t’iu ofrojë standartet më të larta higjienike.
- Informata shtesë
-
Manuali dhe mënyra e përdorimit
Pyetjet e shpeshta rreth produktit
Q: Çka përmban paketimi i produktit?
Q: A ndihmon për përsonat me alergji?
Q: A e filtron/pastron ajrin?
Q: A ka nevojë të shtohet dicka tjetër përvec ujit?
Q: A mund të përdoret nëse ka lagështi dhoma?
Q: Nese vendoset ne siperfaqe te ndishme (mediapan, dru, shperpllake) a e demton?
- Specifikat Teknike
-
Dimenionet 150x304 mm Programi Dormeo dhoma ndejës