- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Nëse punoni shumë në kopsht, me siguri përballeni me dhimbje shpine ose të nyjeve. Por tash mund të vazhdoni ta praktikoni hobin tuaj më lehtë, me ndihmën e kësaj karrige 2në1. Ka një strukturë çeliku të qëndrueshme, andaj mund të përdoret brenda dhe jashtë. Pos për kopsht, mund ta përdorni edhe si stol për të pushuar.
Nëse punoni shumë në kopsht, me siguri përballeni me dhimbje shpine ose të nyjeve. Por tash mund të vazhdoni ta praktikoni hobin tuaj më lehtë, me ndihmën e kësaj karrige 2në1. Ka një strukturë çeliku të qëndrueshme, andaj mund të përdoret brenda dhe jashtë. Pos për kopsht, mund ta përdorni edhe si stol për të pushuar.
A ka më mirë se të hani ushqime të përgatitura me pemët apo perimet që i keni kultivuar vet? Pavarësisht se sa mund t'ju pëlqejë kopshtaria, puna në kopsht nuk është punë e lehtë. Qëndrimi i gjatë në gjunj mund t'ju shkaktojë lodhje dhe dhimbje.
Por kjo karrige do t'ju ndihmojë t'i mbillni dhe mbledhni të mbjellat në mënyrë më të lehtë dhe më të rehatshme. Meqë për shkak të pandemisë po qëndrojmë më shumë në shtëpi, është një mundësi e mirë që të merremi me kopshtari.
Kopshtaria nuk është veç një hobi, por një mënyrë jetes. Shumë studime kanë treguar se puna në kopsht ka efekte pozitive për shëndetin tonë. Në këtë mënyrë, ju siguroni ushqim të shëndetshëm dhe organik për veten dhe familjen tuaj.
Delimano ju rekomandon një dietë të shëndetshme dhe kopshtaria është një hap i duhur në këtë drejtim. Kopshtaria është një investim i vlefshëm për shëndetin tonë, por edhe për natyrën.
Mbledhni frutat dhe perimet që keni kultivuar vet, dhe kurseni para. Për më tepër, ushqimet që keni kultivuar vet, shijojnë më shumë dhe janë më të shëndetshme.
Por shpesh kopshtaria kërkon shumë përpjekje, sepse na duhet të përkulemi dhe ta mbajmë trupin në pozitë jo të duhur. Si pasojë, ne përballemi me dhimbje në shpinë ose gjunj.
Prandaj Delimano ju rekomandon këtë karrige, e cila do t'ua bëjë punën më të lehtë dhe më të rehatshme.
Ne të gjithë i duam sallatat me domate, të kombinuara me perime të shijshme e të mbledhura nga kopshti ynë. Por kultivimi i tyre nuk është bash i lehtë. Tash, falë kësaj karrigeje, gjunjët nuk do t'ju dhembin, sepse nuk do t'i vendosni në tokë. Po ashtu, kjo karrige ju ndihmon ta zvogëloni presionin në gjunj.
Disa nga karakteristikat kryesore:
Parandalon dhimbjen në shpinë, qafë dhe nyje.
E lehtë dhe e palosshme, mund ta bartni me lehtësi.
Dorezat anësore të përshtatshme ju ndihmojnë të çoheni më lehtë.
Dizajn 2në1: kthejeni nga ana tjetër për ta shndërruar në një stol të rehatshëm.
Falë shtresës së rehatshme dhe të qëndrueshme që ka kjo karrige, gjunjët tuaj nuk do ta prekin tokën teksa e punoni kopshtin. Kjo karrige është perfekte për çdo lloj pune në kopsht si dhe për të pushuar. Pasi të keni kryer punë me të mbjella, kapuni për doreza dhe ngrituni me lehtësi. Pastaj kthejeni në anën tjetër karrigen, për ta përdorur si stol dhe për të pushuar.
Kjo karrige ju mundëson të kujdeseni për shëndetin tuaj teksa merreni me punët e kopshtarisë. Falë dizajnit inovativ, nga fëmijët e deri te pleqtë mund t'i shijojnë aktivitetet në kopsht. Ka dimensione 42x54x27cm dhe mund të mbajë peshë deri në 110kg. Me strukturë të qëndrueshme çeliku, kjo karrige i reziston gjatë kushteve të këqija atmosferike. Është koha të merremi me kopshtari!
Njerëzit që banojnë nëpër shtëpi dhe kanë oborre apo kopsht, e kanë edhe një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar kohën e lirë, si për shembull, kultivimi i kopshtit.
Por, tash mund ta ndërtoni një kopsht të lezetshëm edhe nëse jetoni në banesë dhe keni një terracë. Vetëm imagjinojeni veten duke pirë kafe në ballkon, rrethuar nga lulet, borziloku, oregano, tomatinat etj. Përparësia e kultivimit të perimeve në një kopsht terrace, është se e keni kopshtin “në duart tuaja” dhe mund ta punoni apo mirëmbani më lehtë.
Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave organike, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj. Përveç kësaj, shija e perimeve të kultivuara nga duart tuaja nuk krahasohet me shijen e perimeve të blera në dyqan.
Prandaj Delimano ju rekomandon ta ndërtoni kopshtin tuaj gjatë kohës së lirë. Po ashtu, ju rekomandojmë të përdorni një karrige kopshtarie, sepse ju mundëson ta kryeni punën pa dhimbje në gjunj dhe shpinë.
Përdorni mbetjet e kuzhinës. Thënë më mirë - ricikloni ato dhe përgatitni përzierje plehrash kuzhine! Përgatitsni lehtë dhe shpejt lëndën ushqyese për tokën apo dheun ku do të mbjellni. Thjesht copëtoni imët mbetjet në një grirëse, dhe plehu është gati!