SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

APLIKACIONI I PUNËS SË ËNDËRRAVE nga Dormeo

Termet dhe kushtet gjenerale

Organizatori

Organizatori i Konkursit të Punës së Ëndërrave (“Konkursi”) është Studio Moderna Kosovë sh.p.k, Rr. Ukshin Hoti, nr. 120, Objekti C3/Hyrja 3B, 70086432 (“Organizatori”).

Për të marrë pjesë në këtë Konkurs ju duhet të pajtoheni me Termet dhe Kushtet Gjenerale për pjesëmarrje (”Rregullat”). Pjesëmarrja në Konkurs nuk varet nga blerja e ndonjë produkti.

Këto rregulla do të jenë, përgjatë Konkursit, të publikuara online tek www.dormeo-ks.com/gjumashat-terms. Në çdo kohë, Rregullat mund të kërkohen nga Organizuesi, duke parashtruar këtë kërkesë me info@dormeo-ks.com.

Qëllimi i Konkursit

Qëllimi i Konkursit është të përzgjedh 1 pjesëmarrës, të ciliët për një ditë (8 orë) do të testojnë produktet e gjumit të zhvilluara dhe të shitura nën markën Dormeo®, si shkëmbim për pagesën në shumë 1000 EUR

Procesi i Konkursi

Konkursi është i hapur deri më 26 shtator 2021, dhe aplikimi mund të bëhet përmes www.dormeo-ks.com/puna-e-endrrave. Konkursi mund të përfundoj në këtë datë, nga vendimi prej Komisionit Organizues. Nuk ka asnjë ankesë kundër këtij vendimi. Vendimi i Komisionit Organizues rreth të gjitha pyetjeve që lidhen me Konkursin ose tek përdorimi i Rregullave është përfundimtar dhe duhet të aplikohet tek të gjithë pjesëmarrësit.

Kush mund të marrë pjesë?

Kushdo që është mbi 18 vjet dhe është person fizik, me një qëndrim të përhershëm në KOSOVË, mund të marrë pjesë në këtë Konkurs ("Pjesëmarrës").

Punonjësit e organizatorit ose çdo individ tjetër i cili drejtpërdrejtë merr pjesë në organizimin e Konkursit dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk mund të marrin pjesë në Konkurs.

Si të merrni pjesë?

Të gjithë individët, të cilët dëshirojnë për të marrë pjesë, mund ta bëjnë këtë duke plotësuar pyetësorin në gjumashat.com dhe duke u pajtuar me këto rregulla. Të dhënat personale në vijim duhet të dorëzohen:

  • Gjinia;
  • Emri i plotë (emri dhe mbiemri);
  • Mosha;
  • E-mail.

Pjesëmarrësit, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë duhet t'u përgjigjen gjithashtu pyetjeve të mëposhtme

  • Rekordi personal i gjumit;
  • Rekordi i shtypjes së butonit Snooze;
  • A keni fjetur ndonjëherë ne shkollë?
  • A mund të flini në një ambient me zhurmë?;
  • Sa dëshiron të paguheni për 1 orë gjumë?;
  • Pse duhet t'ju zgjedhim juve?;

Zgjedhja e fituesit fatlum!

Brenda 3 ditësh pas përfundimit të Konkursit, Komisioni do të zgjedhë 1 fitues, të cilët do të nënshkruajnë një kontratë me Organizatorin për të punuar një ditë pune si testues gjumi.

Fituesi do të zgjidhet bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Përgjigjieve në pyetësor

Organizatori dhe fituesi do të bien dakord për datën dhe kohën e kësaj dite pune. Shtrirja e aktiviteteve të fituesve do të jetë të flejnë sa më shumë që mundet gjatë kohës së punës dhe të paguhet për të.

Komisioni Organizues

Në rast se Komisioni ka dyshime për shkelje të rregullave, mund të kontaktojë pjesëmarrësin për të sqaruar situatën. Pjesëmarrësi duhet të deshmojë padyshim se ai është pajtuar me Rregullat. Në rast se ai nuk e vërteton këtë fakt ose nuk i përgjigjet thirrjes së Komisionit, Komisioni ka të drejtë të diskualifikojë menjëherë pjesëmarrësin, i cili pastaj humbet të drejtën për të marrë pjesë në konkurs.

Përpunimi i të Dhënave Personale

Të dhënat personale të mbledhura (siç janë përcaktuar më sipër) do të përdoren dhe përpunohen vetëm për qëllimet e Garës, përkatësisht:

  • Shpallja e Fituesit në internet (në faqen e internetit, llogaritë e mediave sociale të Organizatorit etj.) - vetëm emri dhe mbiemri do të publikohen (jo të dhëna të tjera të paraqitura) dhe çdo njoftim tjetër publik i Fituesit emrin në lidhje me Garën;
  • Fotot dhe rekordet e Fituesve, të cilat mund të merren pas shpalljes së Fituesve dhe gjatë kontratës së nënshkruar, që Organizatori mund të përdorë, në lidhje me promovimin e produkteve të testuara ose të markës tregtare ose të lidhura me Konkursin, pa ndonjë pagesë për Fituesit.

Të gjitha informatat, të dhënat personale dhe të tjera që pjesëmarrësi i siguron Organizatorit të Konkursit nuk do të ndahen ose zbulohen për asnjë palë të tretë.

Organizatori do të përpunojë dhe mbajë të gjitha të dhënat në përputhje me legjislacionin përkatës dhe aktet e tij të brendshme.

Në rast se pjesëmarrësi dëshiron të kundërshtojë përpunimin, qasjen, transferimin, fshirjen ose shfrytëzimin e të drejtave të tjera që kanë të bëjnë me të dhënat personale, pjesëmarrësi mund të kontaktojë Organizatorin përmes info@dormeo-ks.com.

Të dhënat personale do të përpunohen gjatë konkursit dhe për 365 ditë pas përfundimit të konkursit. Pas skadimit të kësaj periudhe, të gjitha të dhënat personale do të fshihen ose do të mbeten anonime.

Përjashtim bën:

  • Nëse një pjesëmarrës ka dhënë pëlqimin për marketing të personalizuar (pëlqim i veçantë, i cili nuk kërkohet për pjesëmarrje në Konkurs), të dhënat e tyre personale do të vazhdojnë të përpunohen në përputhje me Politikën e Privatësisë, që mund të gjendet në dormeo-ks.com/politika-e-ruajtjes-se-fshehtesise;
  • Të dhënat personale të fituesit mund të përpunohen më gjatë, bazuar në kontratën midis organizatorit dhe fituesit.

Në rast se pjesëmarrësi dyshon për ndonjë shkelje të të dhënave personale, mund të kontaktojë Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave dhe mund të raportojë për shkelje të mundshme.

Përgjegjësia e organizatorit

Organizatori nuk mban përgjegjësi për ndonjë pasojë që mund t'i ndodhë pjesëmarrësit për shkak të pjesëmarrjes në konkurs.

Duke marrë pjesë në konkurs, pjesëmarrësit pranojnë të gjithë përgjegjësinë për dëmtimin, humbjen ose detyrimet indirekte ose të drejtpërdrejta që mund të ndodhin duke hyrë në konkurs dhe përdorimin e produktit. Për më tepër, Organizatori nuk mban përgjegjësi për aplikime të paplota ose të pasakta. Në rast të ofrimit të informacionit të paplotë, pjesëmarrësi nuk ka të drejtë të marrë çmimin.

Organizatori rezervon të drejtën që, në rast të rrethanave të paparashikuara, në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak të ndërpresë, pezulloj përkohësisht, riorganizohet dhe/ose në ndonjë mënyrë tjetër përfundon paraprakisht ose më vonë Konkursin. Organizatori rezervon të drejtën për të ndryshuar Rregullat në mënyrë që të shmanget abuzimi i Konkursit në dëm të pjesëmarrësve.

Prishtinë, Shtator 2021