- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Shijoni gjumë komod në të gjitha sezonat, me një jastëk me efekt freskues! Njëra anë e jastëkut ka sfungjer memory AirEffect me rruaza xheli, të cilat sigurojnë freski, si dhe fibra TENCEL™ Lyocell në mbulesë, për një ambient të thatë. Kurse ana tjetër, e përshtatshme për të gjitha sezonat, ka një mbulesë pambuku, e pasuruar me trajtimin CleanEffect® Lite dhe mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® për mbështetje dhe ajrosje. Pasi t’ia hiqni pjesën e xhelit, mund ta lani në 40°C. Madhësia: 50x70cm.
Shijoni gjumë komod në të gjitha sezonat, me një jastëk me efekt freskues! Njëra anë e jastëkut ka sfungjer memory AirEffect me rruaza xheli, të cilat sigurojnë freski, si dhe fibra TENCEL™ Lyocell në mbulesë, për një ambient të thatë. Kurse ana tjetër, e përshtatshme për të gjitha sezonat, ka një mbulesë pambuku, e pasuruar me trajtimin CleanEffect® Lite dhe mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® për mbështetje dhe ajrosje. Pasi t’ia hiqni pjesën e xhelit, mund ta lani në 40°C. Madhësia: 50x70cm.
A keni përjetuar edhe ju ndonjë nga ato netët e mundimshe në shtrat, ku nga nxehtësia e tepërt nuk mund të flini rehat? Edhe ne po! Dormeo, si brend ekspert në fushën e gjumit, e di sa është e rëndësishme të flini në një ambient të pastër, të rehatshëm dhe me një temperaturë të përshtatshme, pa shkaktuar djersitje. Prandaj edhe kemi krijuar jastëkun e ri freskues, Dream 2në1! Ky jastëk ka dy anë të ndryshme: njëra sipërfaqe e zakonshme për të gjitha stinët, tjetra me efekt freskues, e dizajnuar për t’ju ofruar pak freski gjatë sezonave e nxehta.
Mbulesa e thurur e pjesës freskuese ka një dizajn modern me fluska, për të komunikuar vetitë ajrosëse dhe efektin freskues.
100% mbulesë pambuku.
Sfungjer memory Air Effect.
Personalizoni jastëkun duke e përshtatur lartësinë dhe fortësinë. Hapeni atë dhe hiqjani pak mbushje, nëse doni një jastëk më të ulët dhe më të butë.
Ky jastëk ka dy anë të ndryshme, sepse është dizajnuar për t’u përdorur gjatë tërë vitit.
Ana freskuese e jastëkut ka shtresë të avancuar memory Air Effect, e cila përmban rruaza speciale xheli të cilat e largojnë nxehtësinë nga trupi juaj. Po ashtu, mbulesa ka fibra TENCEL™ Lyocell të punuara nga druri I qëndrueshëm, për një ambient të thatë gjatë gjumit.
Ana tjetër është e zakonshme, e dizajnuar për të gjitha sezonat. Ka një mbulesë 100% pambuk, e pasuruar me trajtimin CleanEffect® Lite kundër baktereve dhe mikrobeve, dhe për një freski që zgjatë.
Bërthama e jastëkut përbëhet 100% prej mikrofibrave të avancuara Wellsleep®, të cilat ofrojnë ajrosje, vëllim si dhe rehati të personalizueshme. Së bashku, këto mikrofibra krijojnë mijëra xhepa ajri, të cilat ofrojnë mbështetjen që ju duhet. Po ashtu, kanë absorbim minimal të lagështisë, janë rezistente ndaj njollave dhe aromave të këqija.
Jastëku është dizajnuar me kujdes për të gjitha pozicionet e gjumit dhe inkurajon shtrirjen e duhur të kokës, qafës dhe shtyllës kurrizore, që në këtë mënyrë ta zvogëlojë dhimbjen në shpinë. Jastëku ka mbyllje me zinxhir, çka ju mundëson lehtësisht të hiqni apo shtoni mbushjen, për ta rregulluar lartësinë dhe fortësinë sipas dëshirës.
Për ta larë jastëkun, duhet të ndiqni këto udhëzime: hiqni shtresën freskuese dhe pjesën e mbetur mund ta lani në rrobalarëse deri në 40°C. Jastëku thahet shpejt. Ka dimensione 50x70cm, pra, është i përshtatshëm për shumicën e këllëfëve standartë.
Ky jastëk mund të kombinohet shumë mirë me shtresën memory Warm&Cool. Këto dy produkte me veti freskuese janë shumë të përshtatshme sidomos për sezonat e nxehta, por gjithashtu kanë edhe sipërfaqen e zakonshme.
Linja Dormeo | Vitality |
---|---|
Programi Dormeo | gjumë |