SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Jastëk për udhëtime GO!

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110071580 SKU: 110071580
Photo
Video

Udhëtoni me stil dhe plot rehati me jastëkun GO! Ky jastëk është i ajrosshëm, ka sfungjer memory, dimensione 40x25cm dhe mund të lahet në 60°C. Është ideal për t’u përdour në aeroplan, transport publik apo kamping – kudo që udhëtoni dhe ju duhet më shumë rehati e higjienë.

Jastëk për udhëtime GO!
Koha e arritjes: 2-5 ditë
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Udhëtoni me stil dhe plot rehati me jastëkun GO! Ky jastëk është i ajrosshëm, ka sfungjer memory, dimensione 40x25cm dhe mund të lahet në 60°C. Është ideal për t’u përdour në aeroplan, transport publik apo kamping – kudo që udhëtoni dhe ju duhet më shumë rehati e higjienë.

Më shumë
Përshkrimi

Shijoni udhëtimet e gjata me këtë jastëk perfekt

Udhëtimet na emocionojnë të gjithëve, por orët e gjata në aeroplan, tren apo autobus na shkaktojnë lodhje dhe jo-rehati. Por tash mund të sigurohuni që të arrini të relaksuar në destinacionin tuaj – ju prezentojmë jastëkun e rehatshëm për udhëtime, Dormeo GO!

Gjërat e mrekullueshme vijnë në paketime të vogla

Kur dizajnuam jastëkun për udhëtime, ne u bazuam në përvojën shumëvjeçare të Dormeo në prodhimin e jastëkëve dhe produkteve të tjera për gjumë. Ky jastëk i vogël është një zgjidhje innovative për ulëset e parehatshme në aeroplan, tren apo autobus. Ka madhësi 40x25cm, mjaftueshëm për ta mbështetur kokën dhe qafën, kurse rripi praktik mundëson që rripi të qëndrojë në vend ose ta mbështillni me lehtësi kur nuk e përdorni.

Sfungjer memory për rehati të personalizuar, CleanEffect për higjienë

Për dallim nga jastëkët e prodhuar nga prodhuesit e paspecializuar, jastëku për udhëtime GO! Ju sjellë dobitë e tri teknologjive më të njohura për gjumë:

  • Sfungjeri memory siguron që jastëku t’i përshtatet formës së qafës dhe kokës suaj, duke mundësuar një shpërndarje të barabartë të peshës dhe mbështetje për shpinën. Në këtë mënyrë, ju do të zgjoheni me energji, të relaksuar dhe pa dhimbje qafe. Vrimat speciale në sfungjer sigurojnë ajrosje, për më shumë freski dhe rehati.
  • Materiali AirX siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit, për ta mbajtur jastëkun të gjatë dhe higjienik.
  • Trajtimi CleanEffect® ofron mbrojtje nga bakteret, mikrobet dhe mikroorganizmat e pluhurit, duke e bërë jastëkun më të sigurtë për personat që vuajnë nga ndonjë alergji ose kanë lëkurë të ndjeshme. Jastëku mund të lahet tërësisht në 60°C, për të siguruar edhe më shumë pastërti.

Jastëk praktik, për brenda dhe jashtë

Jastëku për udhëtime është i përshtatshëm për të gjitha pozicionet e gjumit – shpinë, bark apo anash – andaj është një dhuratë e përsosur që mund t’ia bëni vetes ose të tjerëve. Ju mund ta përdorni në plot raste, qoftë në shtëpi apo kur udhëtoni.

  • Shmangni përdorimin e jastëkëve të parehatshëm në aeroplan, dhe shijoni rehatinë që ua ofron jastëku personal GO!.
  • Bëni më të rehatshme udhëtimet me tren, duke mbështetur kokën dhe qafën me këtë jastëk.
  • Dizajni mbështjellës ju mundëson që lehtësisht ta paketoni dhe ta merrni me vete në kamping apo udhëtime tjera.
  • I përsosur për t’ju ofruar ekstra rehati në shtëpi, teksa lexoni, shikoni TV, mësoni apo bëni një sy gjumë.
  • Ky jastëk ka madhësinë ideale edhe për foshnje, për t’ju mundësuar rehati kur flenë ose luajnë.
Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Baza Memory foam
Dimensionet 40x25cm
Mbështjellësi 35% viscose, 65% polyester composition
Pillow type udhëtim
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star