Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

Photo
Video
RISI

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Bufi mund të përdoret si një lodër e butë, jastëk i rehatshëm dhe batanije e ngrohtë. Ky set është gjithçka që ju duhet kur vjen puna për lojë ose për një sy gjumë plot rehati.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 50
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Bufi mund të përdoret si një lodër e butë, jastëk i rehatshëm dhe batanije e ngrohtë. Ky set është gjithçka që ju duhet kur vjen puna për lojë ose për një sy gjumë plot rehati.

Më shumë
Përshkrimi

Nga një buf për çdo disponim

Një buf i mençur e di se të kuptuarit e emocioneve është themeli për një marrëdhënie të mirëqenë me veten dhe të tjerët. Andaj, edhe bufi Hoo-Hoo është në dispozicion në disa dizajne, që shprehin emocione të ndryshme - për çdo disponim. Hoo-Hoo është lodër, jastëk dhe batanije - i gatshëm për t’ju ofruar rehati dhe argëtim kudo.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

Një produkt - tri funksione praktike

Ky seti ka 3 funksione, dhe kjo e bën bufin Hoo-Hoo një dhuratë ose shoqësrues ideal për udhëtime. Bufi është:

  • Një lodër e butë, e këndshme dhe argëtuese.
  • Një jastëk për t’ju ofruar një sy gjumë kudo ose rehati shtesë në veturë, piknik apo diku tjetër.
  • Një batanije e butë dhe e ngrohtë. E përsosur për t’u përdorur për një sy gjumë, apo kudo që ju duhet pak rehati e ngrohtësi shtesë.

Batanija ka dimensione 130 x 180cm dhe secili buf ka lartësi 26cm. Si batanija, ashtu edhe bufët mund të lahen në lavatriçe, andaj mund t’i mbani të pastër e të freksët për vite me radhë.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

Argëtim & mësim për fëmijët

Teksa fëmijët mësojnë më shumë gjëra rreth botës, ata kanë nevojë edhe t’i kuptojnë emocionet dhe se si të përballen me to. Andaj, bufi Hoo-Hoo ju mundëson atyre ta eksplorojnë botën e ndjenjave në një mënyrë argëtuese dhe kreative. Me bufin Hoo-Hoo, fëmijët do të kenë çdo herë një lodër argëtuese dhe një mik për përqafime të ngrohta.

  • Bufi Shoo-Shoo

    SHOO-SHOO

    Shoo-Shoo është një buf shumë i guximshëm. Do të jetë një shoqërues simpatik për fëmijët tuaj, sidomos kur bëhet fjalë për frikërat apo ëndrrat e këqija gjatë natës. Mbajeni në krahë bufin Shoo-Shoo gjatë natës nëse keni përjetuar ndonjë makth, me një »boo« do t’i largojë ëndrrat e këqija.

    Shoo-Shoo do t’ju mbrojë dhe do t’ju mbajë të sigurtë.

  • Bufi Yuu-Huu

    YUU-HUU

    Yuu-Huu është një buf i lumtur. E sheh të mirën në çdo gjë dhe pozitiviteti i tij do të përcillet edhe te ju! Yuu-Huu do t’ua rikujtojë t’i shihni të mirat përreth jush… a ishte sot një ditë me diell? Yuu-Huu! A morët ndonjë vlerësim në kopsht? Yuu-Huu! A keni buzëqeshur së paku pesë herë sot? Yuu-Huu, shumë mirë për ju!

    Bufi Yuu-Huu do t’ju ndihmojë t’i mbyllni sytë dhe ta shihni se bota është e mbushur me plot gjëra të mira që ju lumturojnë!

  • Bufi Loony-Coo

    LOONY-COO

    Bufi Loony-Coo është gjithmonë i gatshëm për argëtim dhe për të na rikujtuar se pavarësisht moshës, gjithmonë gjendet një fëmijë brenda nesh. Loony-Coo do t’ju sjellë ëndrra argëtuese gjatë natës, në mënyrë që të zgjoheni të buzëqeshur në mëngjes!

    Loony-Coo do t’ua rikujtojë se gjithmonë duhet ta ruani brenda vetes një shkëndijë fëmijërore dhe se jeta është më interesante me pakëz çmenduri Loony-Coo! :)

  • Bufi Blu-Blu

    BLU-BLU

    Bufi Blu-Blu na mëson se ndonjëherë mund të jemi të pikëlluar dhe kjo është normale. Folni me bufin Blu-Blu nëse diçka ju ka pikëlluar gjatë ditës - shoku juaj i mençur e di se sa shumë ju nidhmon ta nxirrni jashtë pikëllimin. Pastaj, do t’ju ofrojë një përqafim të butë, duke ua bërë me dije se momentet pikëlluese gjithsesi do të kalojnë.

Dobitë e shumta të shëndetit emocional

RHulumtimet tregojnë se shëndeti emocional mund të ju ndihmojë ta jetoni një jetë më të lumtur dhe më të përmbushur. Njerëzit të cilët i kontrollojnë më mirë emocionet e veta dhe përballen më mirë me emocionet e të tjerëve:

  • Janë më të lumtur, më të qëndrueshëm në marrëdhënie.
  • Kanë më shumë vetëbesim dhe ndjenja pozitive rreth vetes dhe botës.
  • Arrijnë rezultate më të suksesshme në shkollë dhe punë.
  • Kanë më pak probleme rreth sjelljes.
  • Janë më të përqendruar.
Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

Efektet e ngjyrave te fëmijët

Ngjyrat ndikojnë në funksionet trupore, mendje dhe emocione me energjinë që e prodhojnë përmes dritës. Studimet kanë treguar për dobitë e ngjyrave në zhvillimin e trurit, kreativitetit, produktivitetit dhe të mësuarit. Efektet e ngjyrave mund të jenë të ndryshme: shkaktojnë entuziazëm, përçojnë qetësi, frymëzim, e rrisin ankthin apo tensionin, ose përçojnë paqe. Këto efekte mund të vrojtohen më së miri te fëmijët, sepse lidhjet në trurin e një fëmijët nuk kompletohen deri në moshën 5-6 vjeçare.

Lexoni se çka përfaqësojnë dhe çfarë efekte përçojnë ngjyrat e bufëve Dormeo.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

E VERDHA është ngjyra që shpreh më së shumti gëzim. Përfaqëson mençuri dhe mirësi, rrezaton ngrohtësi, lumturi, entuziazëm, agërtim dhe frymëzim. E verdha është relativisht një ngjyrë e çelët, prandaj edhe ka një efekt rifreskues.

Po ashtu, ndikon dhe në kujtesën, motivimin dhe vëmendjen e tyre, prandaj është e përshtatshme për ta përdorur në dhomën e tyre. Sidoqoftë, nëse përdoret tepër shumë, mund të shkaktojë tension dhe zemërim.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

ROZA fizikisht mund të na ndikojë në një mënyrë pozitive. është ngjyrë relaksuese dhe e ngrohtë, me një efekt të thellë qetësues. Nga ana psikologjike, është një ngjyrë e fortë. Përfaqëson vazhdimësinë e qenieve të gjalla si dhe feminitetin.

Megjithatë, mundohuni të mos e përdorni shumë ngjyrën rozë, sepse mund të jetë lodhëse dhe shtypëse. Nëse përdoret në dhomat e fëmijëve të ndrojtur dhe introvertë, mund të krijojë tërheqje. Sidoqoftë, në tone më të ulëta, përçon ngrohtësi dhe paqe.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

E KALTRA ka një natyrë të ftohtë dhe rehatuese, e cila mund të përdoret te fëmijët më aktivë, meqë ka efekt qetësues: zvogëlon temperaturën e trupit, shtypjen e gjakut dhe frekuencën e pulsit, si dhe ngjallë ndjenja kënaqësie, hapësire dhe rehatie.

Rekomandohet të përdoret në dhomat e fëmijëve, sidomos në çerdhe, sepse ngjyra e kaltër i ndihmon bebet të flejnë më lehtë dhe më qetë.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

HIRI e pastër është ngjyra e vetme që nuk ka veti psikologjike të drejtpërdrejta. Është një ngjyrë më e ftohtë, neutrale dhe e ekuilibruar, por pa ndonjë emocion të veçantë - kryesisht ngjyrë më zyrtare, konzervatore dhe e sofistikuar.

Si e tillë, është ngjyrë më solide dhe më e qëndrueshme, krijon një ndjesi qetësie, një lloj lehtësimi nga një botë kaotike apo e çrregullt. Është ngjyrë praktike dhe i qëndron kohës.

Njihuni me Bufët e vegjël ekspresivë

Përveç setit 3në1, pjesë e koleksionit Hoo-Hoo, janë edhe bufët e vegjël (16cm) të cilët vinë në po të njejtat ngjyra dhe shprehin të njejtat emocione. Mund t’i merrni vete kudo dhe t’i keni afër për një përqafim të ngrohtë. A nuk janë të mrekullueshëm?

  • Bufët ekspresivë Hoo-Hoo mini

    Bufët e vegjël Blu-Blu dhe Loony-Coo së bashku në një luhatëse.

  • Bufët ekspresivë Hoo-Hoo mini

    Bufët e vegjël Yuu-Huu dhe Shoo-Shoo së duke e eksploruar botën.

Specifikat Teknike
Dimenionet Blanket: 130x180 cm; Owl: H - 33 cm, W - 27 cm
Material 100% polyester
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star