SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Mbajtëse për llaptop&monitor me dritë UV

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110069429 SKU: 110069429
Photo
Video
-57%

Përjetoni më shumë rehati gjatë punës, duke përdorur këtë mbajtëse për llaptop dhe monitor, e cila është e dizajnuar në mënyrë ergonomike. Kjo mbjatëse ndihmon në parandalimin e dhimbjeve, sepse e mban kompjuterin në lartësinë e duhur. Po ashtu, është e pasur me dritë UV, e cila eleminon bakteret dhe mikrobet në tastierë. Mbushet me kabllo USB dhe është e palosshme.

Mbajtëse për llaptop&monitor me dritë UV

Çmimi i rregullt: 59,90 €


Çmimi special: 26,00 €

Koha e arritjes: 2-5 ditë
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Përjetoni më shumë rehati gjatë punës, duke përdorur këtë mbajtëse për llaptop dhe monitor, e cila është e dizajnuar në mënyrë ergonomike. Kjo mbjatëse ndihmon në parandalimin e dhimbjeve, sepse e mban kompjuterin në lartësinë e duhur. Po ashtu, është e pasur me dritë UV, e cila eleminon bakteret dhe mikrobet në tastierë. Mbushet me kabllo USB dhe është e palosshme.

Më shumë
Përshkrimi

Punoni ose luani më rehat në kompjuter

Shumë prej nesh kalojmë orë të tëra para kompjuterit, qoftë për punë, lojë apo argëtim dhe vendosja e gabuar e kompjuterit mund të na shkaktojë dhimbje qafe, shpine e madje edhe dëme të përhershme shëndetësore. Por tash, lehtë dhe shpejt mund ta bëni laptopin ose monitorin më ergonomik, duke përdorur mbajtësen me dritë UV. Kjo mbajtëse është një aksesor i thjeshtë, por shumë praktik. Po ashtu, mund të paloset, për t’ju mundësuar ta merrni me vete kudo që ju duhet.

E dobishme për mirëqenien tuaj

Nëse e keni vendosur monitorin e kompjuterit shumë poshtë, nënkupton se ju duhet ta përkulni qafën dhe shpinën, e kjo ju shkakton dhimbje, tendosje, e madje edhe dëme afatgjata në shpinën tuaj. Nëse edhe tastiera është e vendosur më poshtë, kjo mund të çojë deri te dhimbja e kyçit të dorës. Pos dhimbjes, ju do ta keni më të vështirë të shkruani në tastierë ose ta lëvizni dorën teksa punoni. Zgjidhja më e lehtë dhe më e shpejtë është ta vendosni laptopin ose monitorin në një lartësi më të përshtatshme, në mënyrë që shpina juaj të qëndrojë drejt, në shtrirjen e duhur.

Dritë UV për të sterilizuar tastierën tuaj

Mbajtësja për monitor dhe laptop është një aksesor shumëfunksional, e cila e bën vendin e punës më të sigurtë në plot mënyra. Pos dizajnit ergonomic, që ju mundëson të punoni më lehtë dhe të qëndroni më drejt gjatë punës, kjo mbajtëse ka edhe një dobi tjetër. Mbajtësja është e pajisur me dritë UVC, e cila operon me prekjen e një butoni dhe eleminon mikrobet & bakteret. Kjo është shumë e rëndësishme, pasiqë studimet kanë treguar se një tastierë kompjuteri mund të jetë 100 herë më e papastër se tavolinat e kuzhinës. Tastiera mund të përmbajë mikrobe e baktere të cila shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Por tash, mund të siguroheni që po e përdorni një tastierë të pastër – thjesht vendoseni nën dritën UV, shtypni butonin dhe vazhdoni punën tuaj.

E lehtë, e qëndrueshme, e palosshme

Kjo mbajtëse është e lehtë dhe e palosshme, ideale për ta marrë me vete kudo që ju duhet. Mund të mbajë pajisje me peshë deri në 10kg dhe me madhësi ekrani mes 17-30” (43.18 deri në 76.2cm). Pjesa poshtë mbajtëses, me dritën UV, është e dizajnuar për tastiera me këto madhësi: gjerësi deri në 520mm dhe lartësi deri në 50mm.

Mbushet përmes USB ose energjisë elektrike

Mbajtësja mbushet duke përdorur një kabllo të zakonshme USB, direkt nga kompjuteri juaj ose përmes një përshtatësi të rrymës. Po ashtu, mund të mbushet përmes një mbushësi DC 5V 2A 220V (nuk furnizohet). Kur është e kyçur në njësi, po ashtu mund të përdoret për të mbushur pajisje USB.

Specifikat Teknike
Karakteristika të tjera UPSUV light 3x, USB charging port 1x, DC port 1x
Material ABS
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star