Mbështjellës për batanijen anti-stres

Batanija anti-stres ju ofron një mënyrë të thjeshtë për ta zvogëluar stresin, duke nxitur trupin natyrshëm që të prodhojë serotoninë dhe melatoninë, përderisa zvogëlon kortizolin. Tash mund t’i shijoni edhe më shumë dobitë e kësaj batanije, me një mbështjellës special të dizajnuar posaçërisht për këtë batanije.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Batanija anti-stres ju ofron një mënyrë të thjeshtë për ta zvogëluar stresin, duke nxitur trupin natyrshëm që të prodhojë serotoninë dhe melatoninë, përderisa zvogëlon kortizolin. Tash mund t’i shijoni edhe më shumë dobitë e kësaj batanije, me një mbështjellës special të dizajnuar posaçërisht për këtë batanije.
Më shumë - Përshkrimi
-
Aksesori i përsosur për batanijen anti-stres
Batanija anti-stres nga Dormeo është e dizajnuar posaçërisht për ta zvogëluar stresin në mënyrë natyrale. E mbushur me rruaza qelqi, të cilat ia shtojnë peshën, kjo batanije zvogëlon lëvizjet, duke ju mundësuar të zhyteni në një gjendje të thellë e relaksuese. Në këtë mënyrë zvogëlon ankthin dhe ju mundëson të flini më lehtë e më qetë.
I dizajnuar për rehati dhe përdorim të lehtë
Ky mbështjellës është dizajnuar posaçërisht për madhësinë dhe formën e batanijes anti-stres nga Dormeo, për t’ju mundësuar ta mirëmbani atë për vite me radhë. Mbështjellësi vjen me sythe të brendshme të cilat kapen për batanijen anti-stres. Në këtë mënyrë, batanija qëndron në vend dhe e shpërndan peshën në mënyrë të barabartë për relaks dhe pushim të plotë.
I butë, luksoz dhe me dy dizajne
Mbështjellësi ka dizajn të ndryshëm në secilën anë:
- Njëra anë është e përbërë prej kadifeje pellushi, me një ngrohtësi dhe butësi luksoze, si dhe pamje të bukur. Është i këndshëm në prekje dhe vjen në një ngjyrë hiri klasike, që i mbijeton kohës.
- Ana tjetër është e përbërë prej pambuku, material i njohur për freski, rehati dhe veti anti-alergjike. Po ashtu, është i ajrosshëm, ka veti absorbimi, e përçon nxehtësinë, prandaj është materiali i përsosur për lëkurë, kur flini. Pjesa prej pambuku vjen në ngjyrë të kaltër, për t’i shtuar më shumë stil mbështjellësit.
Madhësi për të gjitha batanijet
Mbështjellësi vjen në tri madhësi: 100x150cm, 120x180cm dhe 140x200cm. Mund të lahet plotësisht në rrobalarëse, në temperaturë 30°C, dhe do t’i sigurojë pastërti e freski për vite me radhë batanijes anti-stres.
- Specifikat Teknike
-
Material 100% cotton Ngjyrat e disponueshme kaltër/hiri Programi Dormeo dhoma ndejës mund të lahet 30°C