SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

NDËRROJE ÇDO 10 VJET!

TESTI I HIGJIENËS

Na tregoni sa vjet i ka dysheku juaj?

 
Pas 5 vitesh ju do të keni:
  • fjetur pothuajse 15.000 orë në dyshekun tuaj
  • dysheku do ketë më shumë grimca pluhuri sesa popullsia e Los Anxhelos
  • 5.2kg lëkurë të vdekur në dyshekun tuaj (për dyshek çift)
Pas 7 vitesh ju do të keni:
  • fjetur më shumë se 20.000 orë në dyshek
  • dysheku juaj përmban rreth 7.4kg lëkurë të vdekur (për dyshek çift)
Pas 9 vitesh ju do të keni:
  • fjetur më shumë se 28.000 orë në dyshek
  • dysheku juaj përmban rreth 9.4kg lëkurë të vdekur (për dyshek çift)
Pas 10 vitesh ju do të keni:
  • fjetur më shumë se 30.000 orë në dyshek
  • dysheku juaj përmban rreth 10.4kg lëkurë të vdekur (për dyshek çift)
  • dysheku juaj është bërë shtëpia e gati 10 milion grimcave të pluhurit

KUR ËSHTË KOHA TË THUANI LAMTUMIRË NË VEND TË NATËN E MIRË

5 shenjat që ju duhet ta ndërroni dyshekun tuaj tani!

1

Dysheku juaj është më i vjetër se 10 vite

Ekspertët sugjerojnë që ju duhet të ndërroni dyshekun tuaj pas 10 viteve, duke u bazuar në materialet e dyshekut, mënyrën e jetesës, zakonet tuaja të gjumit, etj. Për ju vitet ikin shumë shpejtë, por për dyshekun tuaj 10 vite janë një jetë e tërë. Edhe pse ju mund të mendoni që nuk ka asnjë problem me dyshekun tuaj apo me mënyrën se si flini, vitet e ndryshojnë dyshekun tuaj. Nëse dysheku juaj është 10 vite apo më i vjetër, është koha të mendoni për shëndetin tuaj.

NE USHQEHEMI ME JU – NË KUPTIMIN E PLOTË TË FJALËS

Tetë këmbëshit dhe merimangat jetojnë në shtëpinë tuaj dhe ushqehen me qelizat e lëkurës së vdekur që trupi juaj lëshon çdo ditë.

Fakti #1
2

Ju nuk flini rehat

Njerëzit shpesh fajësojnë gjithçka tjetër përveç dyshekut për gjumë jo të rehatshëm. Puna me stres, fëmijët, ushqimi i tepërt para gjumit etj. Po, këto mund të ndikojnë në kualitetin e gjumit tuaj, por në shumicën e rasteve fajtor kryesor është dysheku juaj i vjetër.

NUK JANË FANTAZMAT, JEMI NE QË PO E PUSHTOJMË SHTËPINË TUAJ

Ne jemi pothuajse të padukshëm për syrin e njeriut. 7000 prej nesh mund të jetojmë pa problem vetëm në një thua të gishtit tuaj.

Fakti #2

NË QOFTË SE JU

  • keni dhimbje
  • zgjoheni me dhimbje shpine/qafe, mpirje, shtangim
  • rrotulloheni shumë herë gjatë natës
  • zgjoheni shpesh gjatë natës
  • keni simtoma të alergjisë apo asmës
  • jeni të lodhur në mëngjes edhe pse keni fjetur gjithë natën
  • >flini më mirë diku tjetër, hotel apo në divan

Atëherë ka shumë mundësi që ju duhet të ndërroni dyshekun tuaj.
Dysheku juaj i vjetër është duke e penguar trupin tuaj të relaksohet apo të fle si duhet.

3

Dysheku juaj nuk duket aq mirë

Edhe dyshekët me cilësinë më të lartë harxhohen me kohë, prandaj kontrolloni dyshekun tuaj nëse tregon ndonjë shenjë të dukshme të përdorimit të tepruar ose deformimit. Gungat, ngjyra e zbehur, sipërfaqet e pabarabarta, vrimat dhe njollat - të gjitha këto tregojnë qartë se dysheku juaj nuk ofron më mbështetjen dhe rehatinë e duhur.

Gjithashtu, nëse ndani shtratin me një partner dhe nëse mund t'i ndjeni lëvizjet gjatë natës, duhet ta konsideroni zëvendësimin e dyshekut tuaj, pasi kjo është tregues se mungon elasticiteti dhe mbështetja e duhur.

NE I ADHUROJMË KËTO VENDE NË SHTËPINË TUAJ...

Ne jetojmë në lagështi dhe në temperatura të ngrohta. Dyshekët, divanët dhe tepihët janë magneti i pluhurit.

Fakti #3
4

Nuk jeni ju problemi, jam unë

Ju shpenzoni rreth një të tretën e jetës suaj në gjumë, por nuk jeni i njëjti person gjatë gjithë kohës, apo jo? Me kalimin e ditëve (dhe netëve), ju ndryshoni ... ndoshta keni humbur ose fituar disa kilogram, ndoshta keni pasur një dëmtim ose operacion, një sëmundje si artriti apo ndoshta ju jeni vetëm disa vjet më i vjetër. Cilado qoftë arsyeja ... trupi juaj ndryshon, dhe dysheku juaj thjesht nuk do të siguroj rehati dhe mbështetje për këto ndryshime. Ndoshta është koha për të ecur përpara.

 
5

Ju keni zakone të këqija të gjumit

Ne nuk po themi që ju jetoni në rrëmujë, por besojmë se mund të keni disa zakone që nuk janë higjienike për dyshekun tuaj dhe të pa shëndetshme për ju.

OH PO, NE KEMI SHUMË DËSHIRË TA BËJMË KËTË

Ne shumohemi shumë shpejtë. Një grimcë pluhuri e gjinisë femër lëshon deri në 100 vezë në muaj në një periudhë kohore prej 2-3 muajsh.

Fakt #4

NA VJEN KEQ POR DYSHEKU JUAJ ËSHTË VETËM TUALET PËR NE

Kërcënimi i vërtetë është ajo që ju lëni pas ... mbetjet tuaja. Një bakterie e vetme e pluhurit mund të lë mbi 20 here mbetje në ditë. Janë mbetjet ato 1ë shkaktojnë sulme ndaj astmës apo alergjisë.

Fakti #5

NËSE JU

  • Lejoni kafshët shtëpiake të flenë me ju
  • Flini lakuriq
  • Hani ushqim në dyshek
  • Nuk bëni dush para gjumit
  • Nuk ndërroni çarçafët shumë shpesh

Atëherë dyshku juaj i vjetër nuk është i pastërt dhe ju duhet ta ndërroni atë.

Ndryshimi i dyshekut të vjetër mund të përmirësoj gjumin, aktivitetin tuaj ditor dhe shëndetin mbi të gjitha. Zbuloni shumëllojshmërinë e dyshekëve dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më shume.

  • A flisni me jastëkun apo luftoni me të?

    A e dini se një jastëk 5 vjeçar, mban rreth 2 milion grimca pluhuri? Kjo është pak më shumë se popullsia në Kosovë

    Nëse jastëku nuk ju jep mbështetjen për të cilën keni nevojë dhe jeni gjithmonë duke luftuar me të për të gjetur mbështetjen e duhur, ka ardhur koha ta ndryshoni.

  • Mbajtëset - Zemra e çdo dysheku

    Mbajtëset e dyshekut përmirësojnë ajrosjen e dyshekut dhe rrisin jetëgjatësinë e tij.

    Ato shpërndajnë presionin dhe ju ofrojnë mbështetje më të mirë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duke konsideruar që zemra juaj pompon rreth 7.500 litra gjak çdo ditë, mbajtëset e dyshekut definitivisht do të jenë afër zemrës tuaj.

  • Burimet
  • Wechsler, C. J. et. al. (2011).Squalene and Cholesterol in Dust from Danish Homes and Daycare Centers. Environmental Science & Technology 2011 45 (9), 3872-3879.
  • Entomology. (2000). Ohio State University Extension Fact Sheet.
  • Aminoff, M. J., Boller, F., & Swaab, D. (2011). We spend about one-third of our life either sleeping or attempting to do so. Handbook of Clinical Neurology, 98(VII).
  • Banana consumption in the EU, imports and production. (2018). European commision report.
  • McArdle ,William D., Katch, Frank L. & Katch, Victor L. (2001). Exercise Physiology: Nutrition, Energy, and Human Performance.
  • Wechsler, C. J. et. al. (2011).Squalene and Cholesterol in Dust from Danish Homes and Daycare Centers. Environmental Science & Technology 2011 45 (9), 3872-3879.
  • Entomology. (2000). Ohio State University Extension Fact Sheet.
  • Population (demography, migration and projections). 2019. Eurostat report.
  • Schei, M. A., Hessen, J. O. & Lund, E. (2002). House-dust mites and mattresses. European Journal of Allergy and Clinical Immunology, 57(6).
  • Topol EJ (ed). Textbook of Cardiovascular Medicine (1998), Philadelphia: Lippincott-Raven.