SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Pajisje për heqjen e kallos Supreme Wellneo

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110069182 SKU: 110069182
Photo
Video

Kjo pajisje në mënyrë të sigurtë largon kallon (lëkurën e thatë dhe të fortë) për t’ju siguruar këmbë të bukura dhe të lëmuara. Ka dorezë në formë këndi, me një kupë për mbledhjen e lëkurës së vdekur. Jo vetëm që është një nga pajisjet më efektive në treg, por ka edhe një dizajn të bukur. Është e përsosur për të gjithë ata që duan shputa të buta, të shëndetshme dhe tërheqëse.

Pajisje për heqjen e kallos Supreme Wellneo
I disponueshëm me porosi. Koha e arritjes: 2-4 javë
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Kjo pajisje në mënyrë të sigurtë largon kallon (lëkurën e thatë dhe të fortë) për t’ju siguruar këmbë të bukura dhe të lëmuara. Ka dorezë në formë këndi, me një kupë për mbledhjen e lëkurës së vdekur. Jo vetëm që është një nga pajisjet më efektive në treg, por ka edhe një dizajn të bukur. Është e përsosur për të gjithë ata që duan shputa të buta, të shëndetshme dhe tërheqëse.

Më shumë
Përshkrimi

Për shputa të buta, kudo dhe kurdo

Pajisja për heqjen e kallos është një pajise që punon me bateri, andaj lehtësisht mund ta merrni me vete kudo. Është e pajisur me një motor që të fuqishëm që gjeneron 10500 RPM (rrotullime për minutë) dhe me sukses largon lëkurën e vdekur nga shputat tuaja. Me përdorimin e kësaj pajisjeje, këmbët tuaja do të jenë më të lëmuara dhe më të bukura, gati për aventurat e reja.

Pajisje për heqjen e kallos Supreme

E adaptueshme për nevojat tuaja, me dy koka të rrotullueshme

Kjo pajisje vjen bashkë me dy koka të rrotullueshme, secila e dizajnuar për lloje të ndryshme të vrazhdësisë së lëkurës. Njëra është e përshtatshme për rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, kurse tjetra e përsosur për këmbë me kallo të trashë. Thjesht zgjedhni cila kokë ju duhet, dhe arrini rezultate të përsosura – shputa të lëmuara. Kokat rrotulluese duhet të ndërrohen rregullisht pasi t’i keni përdorur shumë, andaj mund t’ia shtoni edhe setin Aksesorë shtesë për Pajisjen për heqjen e kallos Supreme.

Pajisje për heqjen e kallos Supreme

Shputa të bukura dhe të lëmuara, pa rrëmujë

Falë dizajnit special në formë këndi dhe kupës për mbledhjen e kallos, kjo pajisje ju mundëson t’i pastroni shputat me më pak rrëmujë. Doreza special e bën një nga pajisjet më unike të treg të llojit të vet. Është e përsosur për zonat më të mëdha të shputës, sikurse thembrat.

Pajisje për heqjen e kallos Supreme

Para dhe pas

  • Pajisje për heqjen e kallos Supreme

    Para përdorimit të pajisjes Supreme

  • Pajisje për heqjen e kallos Supreme

    Pas përdorimit të pajisjes Supreme

Aksesorët që përfshihen në paketim

  • Pajisje për heqjen e kallos Supreme

    Për kallot e sapoformuara, për kujdes të rregullt ndaj lëkurës

  • Pajisje për heqjen e kallos Supreme

    Për kallo të trashë dhe të ashpër, për lëkurë të thatë

  • Pajisje për heqjen e kallos Supreme

    Kupë për mbledhjen e kallos, për më pak rrëmujë

Karakteristikat e pajisjes

  • Largon lëkurën e ashpër dhe të fortë
  • Shputa më të buta dhe më të lëmuara
  • Përmban dy koka rrotulluese
  • E përshtatshme për ta përdorur të shputa të lagura ose të thara
  • Funksionon me bateri
  • Përdoret lehtë
Pajisje për heqjen e kallos Supreme

Këmbët tuaja e meritojnë më të mirën

Këmbët punojnë shumë çdo ditë, meqë bartin peshën e tërë trupit, ju lëvizin dhe ju mbajnë stabil. Ato meritojnë vëmendjen dhe kujdesin tonë. Andaj, me këtë pajisje, hiqni kallon njëherë e përgjithmonë, dhe jepjani këmbëve tuaja butësinë që e meritojnë.

Pajisje për heqjen e kallos Supreme

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star