- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Kjo pako me 6 dhurata, është e dizajnuar për dyshekët Dormeo për një person. Pako përmban 6 produkte esenciale, praktike dhe cilësore, për gjumë dhe rutinën tuaj të pastrimit. Seti përmban: 1 jorgan Siena Light (140x200cm), 1 jastëk klasik Bianca (50x70cm), 1 peshqir Dalia për kokë / fytyrë (50x100cm), 1 peshqir Dalia për trup (70x140cm), 1 mbrojtës jastëku Cotton (50x70cm) dhe 1 shportë Dalia për rroba.
Kjo pako me 6 dhurata, është e dizajnuar për dyshekët Dormeo për një person. Pako përmban 6 produkte esenciale, praktike dhe cilësore, për gjumë dhe rutinën tuaj të pastrimit. Seti përmban: 1 jorgan Siena Light (140x200cm), 1 jastëk klasik Bianca (50x70cm), 1 peshqir Dalia për kokë / fytyrë (50x100cm), 1 peshqir Dalia për trup (70x140cm), 1 mbrojtës jastëku Cotton (50x70cm) dhe 1 shportë Dalia për rroba.
Jorgani Siena Light është i butë, i rehatshëm dhe plotësisht i ajrosshëm me veti termike të shkëlqyera. Është i dizajnuar posaçërisht për stinët e ngrohta dhe për njerëzit që kanë shumë të nxehtë gjatë natës, apo ata që vuajnë nga ndonjë alergji. Mund të lahet tërësisht në 60°C, temperaturë e cila eleminon mikroorganizmat e pluhurit. Madhësia: 140x200cm.
Jastëku Bianca ofron mbështetje optimale për kokën dhe qafën tuaj, pamarrë parasysh në çfarë pozite flini. Është i butë, i ajrosshëm, i mbushur me mikrofibra Ëellsleep® dhe ka veti të mira termorregulluese. Është i përshtatshëm sidomos për njerëzit e prirur ndaj alergjive, sepse ka trajtimin anti-bakterial Silpure dhe mund të lahet në 60°C. Lartësinë dhe fortësinë e jastëkut mund ta rregulloni sipas nevojës tuaj. Madhësia: 50x70cm.
Të punuar nga pambuku, peshqirët Dalia janë jo-alergjik, të butë, absorbues dhe të qëndrueshëm. Peshqiri i vogël mund të përdoret për kokë apo fytyrë dhe ka madhësi 50x100cm, kurse peshqiri për trup ka madhësi 70x140cm. Ngjyra: e gjelbër.
Mbrojtësi i jastëkut ju mbron nga alergjenët, grimcat e pluhurit, lëngjet apo njollat. Ju siguron higjienë optimale. Pastrohet në 60℃, temperaturë e cila i eleminon mikrogrimcat e pluhurit. Është i ajrosshëm, i papërshkueshëm nga uji dhe i përbërë 100% nga pambuku. Ka madhësi 50x70 cm dhe i përshtatshëm për të gjithë jastëkët deri në këtë madhësi.
Kjo shportë kanavace ka peshë të lehtë, dy doreza për ta përdorur me lehtësi dhe mund të lahet. Është e përsosur për t'i grumbulluar peshqirët apo rrobat e tjera, dhe në të njejtën kohë shërben si një element dekorues në banjon tuaj. Ka lartësi 50cm, diametër 33cm, dhe mund të paloset kur nuk është në përdorim. Ngjyra: e gjelbër.
Linja Dormeo | Comfort |
---|---|
Programi Dormeo | gjumë |