- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Kur këmbët kanë të ftohtë, ka të ftohtë krejt trupi, a po jo? Andaj mbani këmbët ngrohtë gjatë dimrit, me një palë padufe të rehatshme në formë të çizmeve! Janë punuar me kujdes me një përzierje prej lesh Merino (35%) dhe poliestër (65%), andaj janë të ngrohta dhe të qëndrueshme. Pjesa e poshtme është anti-rrëshqitëse, kurse pjesët anësore nuk lejojnë që ajri i ftohtë të deërtojë. Në dispozicion madhësitë 38-43.

Kur temperatura bie, vendi i parë ku e ndjejmë të ftohtin janë gishtrinjtë e duarve dhe të këmbëve. Këmbët e ftohta jo vetëm që ju prishin rehatinë, por mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësore. Andaj, sigurohuni që këmbët tuaja të jenë gati për dimër, me një palë pandufe në formë të çizmeve, të dizajnuara për t’u përdorur brenda në shtëpi.
Të gjithë e dimë atë ndjesinë e këndshme kur ktheheni në shtëpi, hiqni këpucët dhe mbathni papuqet. Është goxha lehtësim dhe rehati, a po jo? Por, gjatë dimrit, papuqet e zakonshme nganjëherë mund të mos jenë të mjaftueshme për t’i mbrojtur këmbët nga acari. Andaj, Dormeo ka dizajnuar një palë pandufe në formë të çizmeve, për përdorim brenda në shtëpi. Pandufet sigurojnë që edhe kyçet e këmbëve të jenë ngrohtë, kurse sipërfaqja anti-rrëshqitëse ju mundëson të ecni rehat e sigurtë nëpër shtëpi.
Leshi është përdorur për vite me radhë për shkak të vetive të tij të mrekullueshme, sikurse butësia dhe ngrohtësia. Pra, është një material izolues natyral, i cili mund të parandalojë mbingrohjen, djersitjen dhe ngjitjen, duke qëndruar i ajrosshëm. Përzierjes së leshit i është shtuar edhe poliestër, që produkti të qëndrojë më gjatë.
Gëzoni veten apo më të dashurit tuaj me një dhuratë që përçon dhe ofron ngrohtësi në ditët e ftohta. Pandufet kanë ngjyrë bezhë klasike dhe janë në dispozicion në katër numra: 36-37, 38-39, 40-41 dhe 42-43. Për shkak se përmbajnë edhe material leshi, këto pandufe mund të lahen vetëm me dorë.