SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini

Photo
Video
-30%

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Bufi vjen në katër ngjyra dhe dizajne që shprehin emocione të ndryshme, ka madhësi 14 x 16cm dhe mund të lahet tërësisht në lavatriçe. Hoo-Hoo është lodër ideale për fëmijët, por edhe për të rriturit që duan një aksesor të lezetshëm në dhomën e tyre. Bufi ekspresiv mezi po pret të shoqërohet me ju!

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini

Çmimi i rregullt: 9,90 €


Çmimi special: 6,90 €

Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Bufi vjen në katër ngjyra dhe dizajne që shprehin emocione të ndryshme, ka madhësi 14 x 16cm dhe mund të lahet tërësisht në lavatriçe. Hoo-Hoo është lodër ideale për fëmijët, por edhe për të rriturit që duan një aksesor të lezetshëm në dhomën e tyre. Bufi ekspresiv mezi po pret të shoqërohet me ju!

Më shumë
Përshkrimi

Nga një buf për çdo disponim

Një buf i mençur e di se të kuptuarit e emocioneve është themeli për një marrëdhënie të mirëqenë me veten dhe të tjerët. Andaj, edhe bufi Hoo-Hoo është në dispozicion në disa dizajne, që shprehin emocione të ndryshme - për çdo disponim. Hoo-Hoo është mjaft i vogël sa për ta marrë me vete kudo, gjithmonë i gatshëm për një përqafim dhe mund të lahet tërësisht në lavatriçe.

Bufi ekspresiv mini Bufi ekspresiv mini Bufi ekspresiv mini Bufi ekspresiv mini

Argëtim & mësim për fëmijët

Teksa fëmijët mësojnë më shumë gjëra rreth botës, ata kanë nevojë edhe t’i kuptojnë emocionet dhe se si të përballen me to. Andaj, bufi Hoo-Hoo ju mundëson atyre ta eksplorojnë botën e ndjenjave në një mënyrë argëtuese dhe kreative. Me bufin Hoo-Hoo, fëmijët do të kenë çdo herë një lodër argëtuese dhe një mik për përqafime të ngrohta.

  • Bufi ekspresiv mini

    Bufi hiri Shoo-Shoo është një buf shumë i guximshëm. Do të jetë një shoqërues simpatik për fëmijët tuaj, sidomos kur bëhet fjalë për frikërat apo ëndrrat e këqija gjatë natës.

  • Bufi ekspresiv mini

    Bufi i verdhë Yuu-Huu është një buf i lumtur. E sheh të mirën në çdo gjë dhe pozitiviteti i tij do të përcillet edhe te ju!

  • Bufi ekspresiv mini

    Bufi rozë Loony-Coo është gjithmonë i gatshëm për argëtim dhe për të na rikujtuar se pavarësisht moshës, gjithmonë gjendet një fëmijë brenda nesh.

  • Bufi ekspresiv mini

    Bufi Blu-Blu na mëson se ndonjëherë mund të jemi të pikëlluar dhe kjo është normale.

Dobitë e shumta të shëndetit emocional

Hulumtimet tregojnë se shëndeti emocional mund të ju ndihmojë ta jetoni një jetë më të lumtur dhe më të përmbushur. Njerëzit të cilët i kontrollojnë më mirë emocionet e veta dhe përballen më mirë me emocionet e të tjerëve, janë:

  • Më të lumtur, më të qëndrueshëm në marrëdhënie.
  • Kanë më shumë vetëbesim dhe ndjenja pozitive rreth vetes dhe botës.
  • Arrijnë rezultate më të suksesshme në shkollë dhe punë.
  • Më pak probleme rreth sjelljes.
  • Më të përqendruar.
Bufi ekspresiv mini

Pjesë e një koleksioni të ri për fëmijë dhe jo vetëm

Bufët ekspresivë mini janë pjesë e koleksionit të ri nga Dormeo. Ky koleksion ka edhe setin 3në1, me Bufin ekspresiv 26cm i cili mund të përdoret si lodër, si jastëk dhe si batanije. A e keni zgjedhur setin e preferuar?

Bufi ekspresiv mini

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo - seti 3në1

Bufi ekspresiv 26cm është në dispozicion në të njejtat ngjyra sikurse Bufi ekspresiv mini. Shikoni më poshtë të gjitha ngjyrat.

  • Bufi ekspresiv 3në1

    Blu-Blu

  • Bufi ekspresiv

    Shoo-Shoo

  • Bufi ekspresiv

    Yuu-Huu

  • Bufi ekspresiv

    Loony-Coo

Specifikat Teknike
Dimensionet H - 16 cm; W - 14 cm
Linja Dormeo Trends
Material 100% polyester
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star