SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Peshqir Black Diamond

Photo
Video

Mbështilluni me butësi luksoze pas një banje apo dushi të ngrohtë, me peshqirin Black Diamond. Është i punuar nga pambuku 100% turk, për më shumë butësi, vëllim dhe ndjesi më të mirë ndaj lëkurës.Ka veti të larta absorbuese dhe thahet shpejt. Në dispozicion në dy madhësi dhe ngjyra, me një dizajn ekskluziv sipas formës së diamantit. Sillni rehatinë dhe stili me 5 yje në banjon tuaj!

Zbritje me 5 yje!
Peshqir Black Diamond
Nga 14,90 € Nga
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Mbështilluni me butësi luksoze pas një banje apo dushi të ngrohtë, me peshqirin Black Diamond. Është i punuar nga pambuku 100% turk, për më shumë butësi, vëllim dhe ndjesi më të mirë ndaj lëkurës.Ka veti të larta absorbuese dhe thahet shpejt. Në dispozicion në dy madhësi dhe ngjyra, me një dizajn ekskluziv sipas formës së diamantit. Sillni rehatinë dhe stili me 5 yje në banjon tuaj!

Më shumë
Përshkrimi

Zgjedhni më të mirën për ju dhe familjen tuaj

Peshqirët janë aksesorë që i përdorim çdo ditë, dhe duhet t’i ndërrojmë shpesh, për të siguruar higjienë të plotë. Prandaj, kur vjen puna te peshqirët, sigurohuni që t’i zgjedhni më të mirët. Ju prezentojmë peshqirin Black Diamond, i punuar me materiale cilësore dhe një dizajn elegant që i shton më shumë stil banjos suaj.

100% pambuk turk, për ndjesi sa më të mirë ndaj lëkurës

Pambuku është përdorur për shekuj me radhë, për shkak të vetive të tij të mrekullueshme, të cilat e bëjnë një material ideal për lëkurën. Jo-alergjik, i butë, i qëndrueshëm, thahet shpejt dhe ka veti të shkëlqyera absorbuese – pambuku është material perfekt për peshqirë. Kurse pambuku turk është në mesin e më të mirëve në botë, sepse është kultivuar dhe përpunuar me kujdes, për të prodhuar pastaj produktet më të mira.

Cilësi premium që zgjatë

Fibrat ekstra të gjata të pambukut turk krijojnë një material më të qëndrueshëm dhe më të butë, që bëhet edhe më i butë me kalimin e kohës. Peshqirët e tillë premium kushtojnë pak më shtrenjtë se peshqirët me cilësi më të ulët, por këta peshqirë zgjasin më shumë dhe ju kursejnë para ndërkohë.

Peshqiri Black Diamond ka 530 gsm (gram për metër katror).

Shtoni më shumë stil banjos suaj

Shtëpia po ashtu është një hapësirë relaksi dhe pushimi. Një vend ku mund të kënaqeni sipas mënyrës suaj, me aksesorë të vegjël që ju krijojnë rehati të madhe. I tillë është edhe peshqiri Black Diamond. Jo vetëm që ofron ndjesi të mrekullueshme, por edhe i shton më shumë elegancë banjos suaj, falë dizajnit të bukur që ka.

Dy madhësi dhe dy ngjyra

Ky peshqir është në dispozicion në dy madhësi (50x60cm ose 70x140cm) si dhe dy ngjyra (bezhë e çelët dhe hiri). Mund të lahet tërësisht në 40°C dhe thahet shpejt. Ky peshqir është pjesë e linjës ekskluzive Dormeo Black Diamond. Ju mund ta kompletoni koleksionin edhe me jastëkë, mbulesa, shtresë, jorgan dhe llampë nga kjo linjë.

Specifikat Teknike
Dimensionet 50x70cm, 70x140cm
Material pambuk, polyester
mund të lahet 40°C

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star