- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Fshesa e dorës është një pajisje kompakte e cila ju mundëson pastrim të fuqishëm me vakum deri në 30 minuta (me një mbushje). Me të, mund të pastroni kudo, në shtëpi apo veturë. Kjo pajisje është pjesë e linjës Rovus 360, e cila përdor të njëjtën njësi bazë për një sërë sistemesh efikase pastrimi. Në paketim përfshihet fshesa me furçë dhe grykë.
VËMENDJE: Në paketim nuk përfshihet bateria dhe mbushësi. Fshesa e dorës funksionon vetëm nëse kombinohet me setin Larës uji me presion, dhe jo ndaras. Ose, mund ta merrni setin Pajisje shumëfunksionale Rovus 360, e cila përfshin të gjithë aksesorët dhe mund të përdoret për lloje të ndryshme pastrimi dhe mirëmbajtje të shtëpisë.

Linja e re Rovus 360 ofron një gamë sistemesh pastrimi të cilat përdorin të njejtën bateri ose njësi bazë, duke ju ofruar fuqinë që ju duhet. Së bashku, ofrojnë një set veglash pa kabllo, që do t'ju ndihmojnë ta mbani pastërtinë në shtëpi apo edhe jashtë saj.
Kjo fshesë dore me vakum, është kompakte, por e fuqishme. Me vetëm një mbushje me 5kPa të fuqisë thithëse të pastër, ju mundëson të pastroni deri në 30 minuta. Dizajni pa kabllo nënkupton se mund ta përdorni kudo - në shtëpi, veturë, garazhë, zyre e madje edhe në kamping.
VINI RE: Në paketim nuk përfshihet bateria dhe mbushësi, ju lutem kërkoni për Pajisjen shumëfunksionale Rovus 360.
Fshesa e dorës vjen me dy aksesorë të dizajnuar posaçërisht, për t'ju siguruar ta arrini papastërtinë kudo që është fshehur.
Fshesa ka edhe një shportë pluhuri 100ml, e cila përdoret dhe zbrazet lehtë.
Fshesa e dorës Rovus 360 vjen me një filter cilësor HEPA i cili kap edhe grimcat më të vogla të papastërtisë, duke siguruar ajër më të pastër në shtëpinë tuaj. Filteri HEPA mund të lahet, pra, është i ripërdorshëm.
Mbushni baterinë para se ta përdorni fshesën e dorës.
Baterinë e mbushur ia bashkangjitni fshesës.
Zgjedhni aksesorin, vendoseni në fshesë dhe pastroni.
Pasi të keni kryer punë, pastrojeni filterin.
Sikurse të gjitha sistemet e pastrimit të linjës Rovus 360, kjo fshesë funksionon me një bateri të fuqishme litiumi 18V 2000 mAh. Kjo bateri mundëson deri në 30 minuta fuqi pastrimi me presion të lartë dhe mund të rimbushet për 60-90 minuta. Ju mund ta kombinoni me Larësin me presion të së njejtës linjës, sepse funksionojnë me të njejtën bateri dhe mbushës.
*Bateria NUK përfshihet në paketim.