- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Lagështuesi Ambient përdorë një atomizues ultrasonic për të prodhuar një mjegull të freskët dhe për të krijuar ajër më të lagësht. Në këtë mënyrë, krijon një ambient më relaksues, duke zvogëluar irritimin e lëkurës dhe kollitjen. Ka rezevuar uji 1000ml dhe mbushet me lidhje USB, pra mund ta përdorni kudo. Dizajni minimalist me drita LED e bën edhe një aksesor tërheqës për çdo dhomë.
Lagështuesi Ambient përdorë një atomizues ultrasonic për të prodhuar një mjegull të freskët dhe për të krijuar ajër më të lagësht. Në këtë mënyrë, krijon një ambient më relaksues, duke zvogëluar irritimin e lëkurës dhe kollitjen. Ka rezevuar uji 1000ml dhe mbushet me lidhje USB, pra mund ta përdorni kudo. Dizajni minimalist me drita LED e bën edhe një aksesor tërheqës për çdo dhomë.
Lagështuesi i ajrit Ambient i shton lagështi ajrit përreth për ta parandaluar thatësinë, e cila mund t’i irritojë dhe plakë lëkurën, mushkëritë, hundën, fytin dhe buzët. Është kompakt, elegant dhe përdoret lehtë. Kjo pajise do t’i bëjë më të rehatshme ditët dhe netët e thata.
Në zemër të kësaj pajisjeje ndodhet një atomizues ultrasonic i cili krijon një mjegull të freskët ultra të hollë, e cila ju ndihmon të frymoni më lirshëm. Falë dizajnit të mençur me të cilin është ndërtuar pajisja, mjegulla shpërndahet shpejt dhe në mënyrë të barabartë në dhomë, pa e lagur vendin në të cilin është e vendosur pajisja.
Mjegulla super e hollë e lagështon ambientin e brendshëm.
Për lagështim të ajrit për orë të tëra me një mbushje.
Caktoni një ngjyrë ose disa ngjyra që ndërrohen vazhdimisht.
Lagështuesi ka një rezervuar uji me kapacitet 1000ml, i cili lagështon ajrin deri në 20 orë me një mbushje. Më nuk do të zgjoheni me kollë të thatë apo lëkurë të dehidratuar, por vetëm me ajër të freskët. Përdorimi i mjegullës së freskët, pa ngrohje, e bën ideale këtë pajisje edhe për dhomat e fëmijëve.
Me një dizajn minimalist, ky lagështues duket bukur në çdo kënd apo tavolinë, edhe kur nuk është i ndezur. Aktivizojeni dritën LED me një ngjyrë ose 7 ngjyra që ndërrohen vazhdimisht dhe shtoni më shumë dekor në shtëpinë tuaj, edhe gjatë kohës kur pajisja nuk e lagështon ajrin.
Përdoreni në shtëpi, zyre apo dhomën e lojërave – thjesht shtypni butonin dhe shijoni ajrin e freskët. Mbusheni duke e lidhur me një lidhje të zakonshme USB, me një prizë elektrike, mbushës power bank apo llaptop. Në këtë mënyrë do ta keni gati për ta përdorur kudo.
Hiqeni pjesën e sipërme
Mbusheni me ujë
Lidheni me kabllo USB
Aktivizojeni dhe shijoni ajër të freskët