SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Kontrollues i lagështisë Rovus

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110073717 SKU: 110073717
Photo
Video

Lagështia e tepërt mund të shkaktojë zhvillimin e mykut, i cili mund të dëmtojë mobiljet, rrobat dhe gjëra të tjera në shtëpinë tuaj. Po ashtu, mund të krijojë aroma të pakëndshme. Tash, mund ta mbroni shtëpinë dhe familjen, me këtë Kontrollues të lagështisë, i cili mund të largojë deri në 12L ujë nga ajri (brenda një dite). Ka ekran me prekje, kohëmatës, përdoret dhe bartet lehtë, si dhe operon në qetësi. Është ideal për bodrume, dhomat ku lahen rrobat, dhoma gjumi dhe jo vetëm. Fuqia: 185W.

Kontrollues i lagështisë Rovus
I disponueshëm me porosi. Koha e arritjes: 8-22 ditë pune
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Lagështia e tepërt mund të shkaktojë zhvillimin e mykut, i cili mund të dëmtojë mobiljet, rrobat dhe gjëra të tjera në shtëpinë tuaj. Po ashtu, mund të krijojë aroma të pakëndshme. Tash, mund ta mbroni shtëpinë dhe familjen, me këtë Kontrollues të lagështisë, i cili mund të largojë deri në 12L ujë nga ajri (brenda një dite). Ka ekran me prekje, kohëmatës, përdoret dhe bartet lehtë, si dhe operon në qetësi. Është ideal për bodrume, dhomat ku lahen rrobat, dhoma gjumi dhe jo vetëm. Fuqia: 185W.

Më shumë
Përshkrimi

Mbani lagështinë nën kontroll

Në ambiente të brendshme, rekomandohet një shtrirje e lagështisë mes 45 dhe 55%. Më shumë se kaq, mund të shkaktojë problem për shëndetin dhe shtëpinë tuaj. Ky kontrollues i lagështisë është një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë për ta hequr lagështinë e tepërt nga shtëpia apo zyra juaj. Përdoret dhe bartet lehtë nga dhoma në dhomë, dhe ju mundëson të krijoni një ambient më të shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj.

Kontrollues i lagështisë

Largon deri në 12L ujë nga ajri brenda ditës

Kjo pajisje ka një rezervuar 2L, i cili mbledhë ujin apo lagështinë nga ajri. Ky rezervuar zbrazet lehtë, dhe pasi të jetë mbushur plot, pajisja ndalet automatikisht. Ose, mund ta përdorin zorrën përkatëse për kullim të vazhdueshëm, në mënyrë që pajisja të largojë deri në 12L ujë brenda ditës. Përdoreni për t’i mbajtur dhomat të sigurta nga lagështia e tepërt, myku apo edhe për t’i tharë rrobat më shpejtë (në dhomën e larjes / tharjes së rrobave).

Kontrollues i lagështisë

Përdoret & bartet lehtë, operon qetë

Kontrolluesi i lagështisë është dizajnuar për t’u përdorur posaçërisht në shtëpi – si një zgjidhje efikase për largimin e lagështisë së tepërt nga ajri.

  • Kontrollues i lagështisë

    Kompakt dhe i fuqishëm

    Kontrolluesi i lagështisë ka përmasa 25.5x22x47cm, dhe është mjaft i fuqishëm për të mbuluar hapësira deri në 25 metra katrorë. Ka fuqi 185W, peshon 11kg, por është i lehtë për t’u bartur, falë rrotave që ka në bazë.

  • Kontrollues i lagështisë

    Ekran LCD me prekje

    Ekrani i madh me prekje ju mundëson kontrollim të qartë të të dhënave, po ashtu ju mundëson ta përshtasni lagështinë nga 30 deri në 80% RH. Në këtë mënyrë, secila dhomë do ta ketë nivelin e lagështisë që ju përshtatet – nga bodrumet, banjo, kuzhina, e deri te dhoma e gjumit.

  • Kontrollues i lagështisë

    Caktoni kohëmatësin sipas dëshirës

    Kohëmatësi mund të caktohet nga 1 deri në 12 orë, me dy shpejtësi dhe operim në qetësi. Po ashtu, ka opsionin Mbyllje e sigurtë, për siguri të fëmijëve.

Përdoreni kudo në shtëpi

  • Kontrollues i lagështisë
  • Kontrollues i lagështisë
  • Kontrollues i lagështisë
  • Kontrollues i lagështisë

Mbroni shëndetin dhe shtëpinë tuaj

Të gjithë e dimë se aromat e pakëndshme të mykut në shtëpi, janë një shenjë e qartë se diçka nuk është në rregull. Kjo tregon se kërpudhat kanë filluar të rriten nëpër mure, mobilje, tepiha, tekstil dhe jo vetëm. Kjo jo vetëm që e dëmton shëndetin tuaj, por edhe pronën tuaj. Andaj, le të bëhet ky problem pjesë e së kaluarës – përdoreni Kontrolluesin e lagështisë nga Rovus.

Kontrollues i lagështisë

Në paketim përfshihen:

  • 1 Kontrullues i lagështisë
  • Manuali për përdorim
Kontrollues i lagështisë

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star