Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Shtupë higjienizuese me avull Nano Rovus

Photo
Video
Bestseller

Dezinfektoni dhe pastroni çdo sipërfaqe në shtëpinë tuaj me teknologjinë e avancuar të avullit Nano. Kjo shtupë krijon avull me presion të lartë me grimca Nano dhe jone negative që janë deri në 10x më shumë efektive në depërtimin e çdo sipërfaqeje. Me fuqi sterilizuese të avullit eliminon 99,9% të baktereve, viruseve dhe mikrobeve në mënyrë 100% të sigurtë, të shëndetshme dhe eko-miqësore.

Oferta vlen vetëm edhe
Shtupë higjienizuese me avull Nano Rovus

Çmimi i rregullt: 89,90 €


Çmimi special: 84,90 €

Çmimi me këste: 10 x 8.49
POSTA FALAS
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 50
Produkti i disponueshëm. Transporti: 1-3 ditë.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
Më shumë

Dezinfektoni dhe pastroni çdo sipërfaqe në shtëpinë tuaj me teknologjinë e avancuar të avullit Nano. Kjo shtupë krijon avull me presion të lartë me grimca Nano dhe jone negative që janë deri në 10x më shumë efektive në depërtimin e çdo sipërfaqeje. Me fuqi sterilizuese të avullit eliminon 99,9% të baktereve, viruseve dhe mikrobeve në mënyrë 100% të sigurtë, të shëndetshme dhe eko-miqësore.

Më shumë
Përshkrimi

Përjetoni efikasitetin e pastrimit të thellë

Rovus Nano prezenton konceptin e ri me fuqi efektive të pastrimit. Teknologjia inovative Nano krijon avull me presion të lartë, me grimca Nano dhe jone negative cilësore.

Jonet negative, të njohura edhe si vitamina në ajër, largojnë në mënyrë efektive mikrobet joaktive dhe alergjenët nga shtëpia juaj në mënyrë 100% të sigurt, të shëndetshme dhe eko-miqësore. Kombinuar me fuqinë sterilizuese të avullit dhe thithjen përmes mikrofibrave sigurojnë efikasitet maksimal sa herë që pastroni!

Rovus Nano Floor Steamer

Sekreti i saj qëndron në teknologjinë inovative të patentuar

Sekreti i shtupës me avull Rovus Nano qëndron në procesin e avullit i cili prodhohet nga dhoma e patentuar e avullit. Funksionon duke kontrolluar temperaturën, presionin dhe shpejtësinë e caktuar. Kjo bënë që molekulat e ujit të përplasen me njëra-tjetrën derisa bëhen përfundimisht të vogla - me madhësi Nano. Ky proces shkakton fërkime që gjeneron një sasi të madhe të joneve negative.

Deri në 10x depërtim më efektiv pastrimi

Shtupa me avull Rovus Nano prodhon avull të vazhdueshëm super të thatë me grimca me madhësi Nano dhe jone negative që janë deri në 10x më të efektshme për të depërtuar në sipërfaqe dhe kështu depërtojnë lehtësisht poshtë në nivelin më të thellë mikro të materialit.

Aty, kombinimi i grimcave të avullit Nano dhe joneve negative pastrojnë plotësisht materialin dhe eliminojnë bakteret, viruset & mikrobet. madje edhe atje ku grimcat e rregullta të avullit nuk mund të arrijnë, duke lënë dyshemenë, muret, dritaret dhe sipërfaqet e tjera në shtëpinë tuaj plotësisht të pastra.

Nano avull në krahasim me avullin e zakonshëm - Grimcat e avullit Nano depërtojnë thellësisht në nivelin mikro të materialit dhe nuk e lenë të lagësht atë.

Largon në mënyrë efektive 99,9% të baktereve, virueseve dhe mikrobeve

Me shtupën me avull Rovus Nano, nuk ka nevojë të shpenzoni para për kimikate të shtrenjta dhe të rrezikshme që janë shumë agresive për sipërfaqet tuaja dhe janë të rrezikshme për fëmijët tuaj dhe kafshët shtëpiake. Rovus Nano përdor vetëm fuqinë sterilizuese të avullit dhe në mënyrë efektive eliminon 99,9% të baktereve, virueseve dhe mikrobeve.

Rovus Nano Floor Steamer

Largon edhe bakteret që mund të rrezikojnë fëmijët e vegjël

Ne të gjithë e dimë se fëmijët e vegjël zvarriten në dyshemenë e shtëpisë sonë shumicën e kohës. Kur nxjerrim kafshët tona për shëtitje, ato mund të sjellin shumë rrëmujë dhe baktere që mund të dëmtojnë fëmijët tanë.

Por, Rovus Nano është aq efikas sa që largon lehtësisht bakteret e rrezikshme si Escherichia coli dhe candida Albicans. Kjo do të thotë që ju mund të arrini një shtëpi plotësisht të pastër dhe të sterilizuar duke e bërë vend më të pastër dhe më të sigurtë për ju dhe familjen tuaj për të jetuar.

Rovus Nano Floor Steamer

Kohë super e shpejtë e ngrohjes, për vetëm disa sekonda

Me Rovus Nano mund të harroni plotësisht kohën e pritjes dhe ngrohjes. Avulli Nano me nxehtësi të madhe ngrohet në më pak se 40 sekonda.

Kjo do t'ju ndihmojë të sfidoni luftërat tuaja të përditshme të pastrimit, pasi i gjithë procesi i pastrimit do të bëhet më i shpejtë, më i lehtë dhe më efikas.

E sigurtë për t’u përdorur edhe në sipërfaqet më delikate

Teknologjia e avansuar Nano prodhon sasi të duhur të avullit të thatë që nuk ka materiale të tepërta dhe kështu mbron dyshemetë tuaj nga lagështia e tepërt dhe dëmtimet. Rezervuari i ujit me kapacitet 220ml ju jep deri në 10 minuta kohë pastrimi me avull ndërmjet rimbushjeve, ndërsa shtupa prej mikrofibrave mbron dyshemetë tuaja dhe u lejon atyre t'i rezistojnë nxehtësisë së avullit deri në 125 °C. Kjo e bënë pajisjen të përshtatshme për të pastruar edhe sipërfaqet më të ndjeshme, duke përfshirë:

  • Rovus Nano Floor Steamer

    Siperfaqet prej druri

  • Rovus Nano Floor Steamer

    Pllaka

  • Rovus Nano Floor Steamer

    Tepiha

  • Rovus Nano Floor Steamer

    Laminat

E lehtë për të manovruar me të

Shtupa me avull Rovus Nano do t'ju ndihmojë të arrini rezultate të shkëlqyera të pastrimit me aftësinë për manovrim dhe kontrollin e saj. Koka pastruese e dizajnuar posaçërisht lehtë do të hyjë në hapësirat ​​më të ngushta, si nën mobilje dhe qoshe, pastaj shufra teleskopike dhe doreza zvogëlojnë stresin e duarve dhe kyçeve duke bërë pastrimin me të lehtë.

Rovus Nano Floor Steamer
Informata shtesë

Manuali dhe mënyra e përdorimit

Pyetjet e shpeshta rreth produktit

Q: Çka përmban paketimi i produktit?

Q: Aksesori për tepihë nuk po ngjitet, a ka ndonjë problem pajisja?

Aksesori për tepihë nuk duhet të ngjitet me pajisjen. Ajo rrin e lirë ndërsa pajisja vendoset mbi dhe qëllimi i saj është të mbrojë tepihët nga dëmtimi por nuk ngjitet me pajisjen-rrin e lirë.

Q: Sa shpejtë thahet dyshemeja?

Pajisja punon me avull, avulli formohet nga teknologjia nano duke bërë shndrrimin e molekulave të ujit në nano molekula të avullit të thatë. Sipërfaqet që pastrohen mbeten të njoma për disa minuta (varësisht nga lloji i sipërfaqeve: dyshemeja me pllaka 2-3 minuta, tepihët deri në 3 min etj.)

Q: A duhet t’i vendosim detergjent?

Pajisja Nano punon vetëm me ujë dhe teknologjia nano nuk pranon asnjë material tjetër përpos ujit. Nuk bën të vendosni asnjë agjent tjetër pastrimi përpos ujit.

Q: Në çfarë siperfaqe mund të përdoret?

Pajisja Nano mund të përdoret për pastrimin dhe higjienizimin e dyshemeve (pllaka, laminat, parket), tepihë (me leckën përkatëse dhe aksesorin shtesë), kauca (për dezinfektim 10 cm larg, jastëk (për dezinfektim 10 cm larg) dhe objekte të ngjajshme.Të keni parasysh se pajisja nuk lan, është pajisje higjienizuese dhe dezinfektuese. Tepihët i dezinfekton por nuk largon njolla të lëngëshme apo njolla të tjera të ngjajshme

Q: Sa është kapaciteti i pastrimit me një mbushje rezervuari?

Kapaciteti i rezervuarit të ujit është 250 ml, fuqia e pajisjes është 25 ml për minut. Do të thot që 10 minuta pastrim bëhen me një rezervuar të mbushur plotë. Varësisht nga madhësia dhe gjendja e dhomës, me një rezervuar të mbushur plotë mund të pastrohet një dhomë e vogël. Por kjo varet shumë nga gjendja e dhomës. Sa më shumë që ka njolla apo shenja aq më shumë avull i duhet për të pastruar plotësisht që rrjedhimisht harxhon më shumë ujë për të fituar avull më shumë.

Q: Temperatura e lartë, a i dëmton siperfaqet e ndjeshme?

Pajisja Nano prodhon avull deri në 125°C dhe kur pastroni dyshemenë duhet të përdorni leckën gjithmonë. Pajisja nuk e dëmton asnjë lloj dyshemeje kur përdoret me leckë dhe asnjë lloj tepihi nëse përdoret me leckën adekuate dhe me aksesorin e tepihëve. Nëse pajisja përdoret për dezinfektimin e materialeve të tjera (kauc, lodra të fëmijëve, jastëk etj), duhet të mbahet një distancë prej 10 cm së paku.

Q: A ka lecka rezervë, dhe a mund të pastrohen në makinë larëse?

Seti i aksesorëve shtesë është i disponueshëm për ta blerë. Në atë set vijnë: 2 lecka për dysheme dhe 1 leckë për tepih, ndërsa me produktin vijnë 1 leckë për dysheme, një leckë për tepiha dhe aksesori i tepihëve . Leckat janë nga materiali mikrofibër dhe pastrohet shumë lehtë në makinë larëre në temperaturë deri në 90°C

Q: A len shenja gjatë pastrimit?

Pajisja nuk len shenja gjatë pastrimit. Por, duhet të jeni të kujdesshëm me leckat, ato duhet të jenë të pastra dhe të thata cdo herë që filloni pastrimin. Nëse lecka është e lagësht dhe e pa pastërt atëherë në dysheme len shenja pas. Pas cdo përdorimi, leckat lajini në makinë larëse dhe leni të thahen plotësisht pastaj përdorini prapë.

Q: A e dëmton laminatin/parketin?

Pajisja nëse përdoret me leckën përkatëse nuk e dëmton asnjë lloj të dyshemesë.

Q: A e humb efektin e dezinfektimit me kalimin e kohës?

Pajisja punon me një mekanizëm brenda në motor që bënë shndrrimin e ujit në avull. Ky motor nuk e humb fuqinë apo efektin me kalimin e kohës, është mekanizimi i motorit që nuk ka mundësi të humb efektin vetëm në rast që rrëzohet apo kalon dëmtime të rënda si pasojë e forcës së madhe të ushtruar në të.

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star