Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Lagështues ajri Nano Rovus

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110067123 SKU: 110067123
Photo
Video
-30%

Lagështuesi i ajrit Nano nuk është veç një lagështues i zakonshëm - kjo pajisje kombinon 2 filtrime të fuqishme: topa qeramike argjendi Nano, të cilët eleminojnë mbi 99% të baktereve në ajër, përderisa drita UV sterilizon ujin për ta parandaluar rritjen e baktereve. Përdoreni këtë pajisje për ajër më të pastër dhe më të shëndetshëm!

Lagështues ajri Nano Rovus

Çmimi i rregullt: 149,90 €


Çmimi special: 104,93 €

I disponueshëm tek prodhuesi. Na kontaktoni për kohën e arritjes
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Lagështuesi i ajrit Nano nuk është veç një lagështues i zakonshëm - kjo pajisje kombinon 2 filtrime të fuqishme: topa qeramike argjendi Nano, të cilët eleminojnë mbi 99% të baktereve në ajër, përderisa drita UV sterilizon ujin për ta parandaluar rritjen e baktereve. Përdoreni këtë pajisje për ajër më të pastër dhe më të shëndetshëm!

Më shumë
Përshkrimi
Lagështues ajri Nano Lagështues ajri Nano
  • Lagështues ajri Nano

    Teknologjia Nano

  • Lagështues ajri Nano

    Llampë UV-C

  • Lagështues ajri Nano

    Shpërndarje e ajrit 360°

  • Lagështues ajri Nano

    Mjegull e freskët

Ajër i pastër & i shëndetshëm, me më pak thatësi dhe irritim

Kjo pajisje i shton lagështi ajrit, në mënyrë që ta parandalojë thatësinë e cila mund ta irritojë dhe plakë lëkurën, mushkëritë, hundën, fytin dhe buzët.

Është pajisje 3në1, me një kombinim të përsosur të teknologjive, për të siguruar ajër sa më të pastër e të freskët për ju dhe familjen tuaj.

Për shkak se përdor një mjegull më të freskët sesa avulli, është veçanërisht e përshatshme edhe për dhomat e bebeve, sepse mund të ndihmojë në lehtësimin e kollitjes & mbingarkesës nga ftohja.

Lagështues ajri Nano

Sistem i kombinuar i filtrimit, për rezultate të përsosura

Sistemi i avancuar i filtrimit kombinon 3 teknologji, për të siguruar ajër të pastër për ju dhe më të dashurit tuaj.

Sistem i filtrimit Nano Argjend

Nano Argjend në topat e qeramikës.

  • Filtron mjegullën dhe mund të çrrënjosë mbi 600 lloje të baktereve dhe ta pastrojë ajrin me efikasitet 99.9%.
  • Eleminon bakteret dhe substancat tjerë të dëmshme në ajër, të cilat nuk mund t'i largojë filteri standart HEPA.
  • Pastron ajrin edhe nga ndotësit e tjerë sikurse poleni, pluhuri, etj.
Lagështues ajri Nano

Jastëk avullues 360°

Jastëku avullues 360° siguron që ajri i lagështuar të shpërndahet në mënyrë të barabartë në dhomë, dhe t'ua ofrojë rehatinë e njejtë në secilën pjesë. Po ashtu, shpërndahet në mënyrë të barabartë, duke parandaluar njollat e lagura në dysheme apo sipërfaqe tjera.

Një shtresë nano argjend asgjëson 99% të baktereve dhe parandalon grumbullimin e shkallës gëlqerore.

Lagështues ajri Nano

Drita UV-C për sterilizim të lartë

Një llampë UV-C brenda lagështuesit, mun ta shkatërrojë ADN-në qelizore të baktereve, viruseve dhe parandalon riporodhimin e substancave të dëmshme.

Lagështues ajri Nano

Mund ta kontrolloni lehtë dhe ta personalizoni plotësisht

  • Lagështues ajri Nano

    Ekran LED

    Lagështuesi vjen me një ekran LED dhe butona, që ju mundësojnë ta vendosni më lehtë sistemin, ashtu si dëshironi.

  • Lagështues ajri Nano

    Senzori i lagështisë

    Senzori i lagështisë ju jep vlerësimet që ju duhen. Automatikisht e zbulon lagështinë, me një shkallë detektimi nga 30 në 80% dhe siguron lagështi të qëndrueshme në tërë dhomën.

  • Lagështues ajri Nano

    Vendosja e lagështisë

    Rregulloni lagështinë nga 40 në 80%, zgjedhni shpejtësinë e lartë ose të ulët. Mund ta vendosni në rritje prej 5%.

  • Lagështues ajri Nano

    Kohëmatësi

    Përdoreni kohëmatësin 12 orësh për ta vënë në funksion lagështuesin kur nuk jeni në dhomë. Kohëmatësi fiket automatikisht.

Mjaftueshëm i madh për shumicën e dhomave

Lagështuesi është i përsosur për ta përdorur në dhomat e pa ajrosura, në shtëpi apo zyre. Ka një rezervuar të madh, me kapacitet 3.5l, i cili funksionon për orë të tëra me një mbushje. Veprimi i fuqishëm i mjegullimit operon me 280ml në orë, dhe sistemi është më i përshtatshëm për zona deri në 70m2.

Lagështues ajri Nano

A e dini se?

  • Lagështues ajri Nano

    Viruset

    Ngritja e lagështisë së paku 43%, ka efekt dramatik te përafërsisht 85% virueseve të ajrit, duke i bërë praktikisht joefektive.

  • Lagështues ajri Nano

    Kollë produktive

    Shtimi i lagështisë në ajër, mund të sjellë më shumë lagështi në rrugët e frymëmarrjes. Kjo mund ta bëjë kollën më produktive, pasi çliron gëlbazën bllokuar ose ngjitëse.

  • Lagështues ajri Nano

    Ruan lagështinë e flokëve dhe lëkurës

    Disa njerëz e vërejnë se lëkura, buzët & flokët e tyre janë më të thata gjatë dimrit. Duke shtuar lagështi në ajrin e brendshëm, ju e mbroni lëkurën nga thatësia, irritimi dhe plasaritja.

  • Lagështues ajri Nano

    Zvogëlon gërhitjen

    Nëse ajri është i thatë, kanalet e frymëmarrjes së një personi nuk lubrifikohen mjaftueshëm, gjë që përkeqëson gërhitjen. Andaj, shtimi i lagështisë në ajër gjatë natës mund të lehtësojë disa nga simptomat.

  • Lagështues ajri Nano

    Dobitë për shtëpi

    Bimët që kanë lagështi, bëhen më të gjalla, dyshemetë dhe mobiljet prej druri mund të zgjasin më shumë. Shijoni ajër më të pastër dhe kurseni.

Aksesorët zëvendësues

Aksesorët zëvendësues janë dizajnuar posaçërisht për këtë lagështues dhe instalohen lehtë. Rekomandohet të ndërrohen çdo 6 muaj.

Shihni aksesorët zëvendësues këtu

Set i aksesorëve për Lagështues ajri Nano
Informata shtesë

Udhëzues për përdorim

Shihni videon e mëposhtme për udhëzime rreth montimit & përdorimit të pajisjes Lagështues ajri Nano.

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star