- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Fshesa robotike Nano pastron dyshemetë me prekjen e një butoni. Me të mund të pastroni sipërfaqe të ndryshme, sikurse tepihat, dyshemetë e drurit dhe pllakat. Roboti ka filter HEPA H13 i cili kapë edhe grimcat më të vogla, dhe nxjerrë jashtë vetëm ajrin e pastër. Me një bateri të fuqishme litiumi, mundëson pastrim deri në 2 orë (me një mbushje). Falë hartëzimit me laser, roboti gjen rrugën më të shpejtë dhe më efikase për të pastruar dyshemetë. Ka sensorë kundër rënies dhe sensorë për t’i shmangur pengesat.

Fshirja dhe vakumimi i thelbësore për t’i mbajtur dyshemetë tuaja të pastra. Por ky proces mund të marrë shumë kohë. Andaj, lëreni robotin Nano ta kryejë këtë punë për ju, dhe kaloni më shumë kohë me më të dashurit tuaj. Kjo fshesë robotike pastron për ju kudo dhe kurdo që doni.
Pastruesit me vakum duhet ta nxjerrin jashtë tërë ajrin që e thithin, andaj është e rëndësishme ta kenë një filter të fuqishëm, për ta pastruar ajrin para se të dalë jashtë pajisjes. Fshesa robotike Nano është e pajisur me një filter HEPA H13, i cili kapë edhe grimcat më të vogla – jo vetëm pluhurin apo qimet e zakonshme, por edhe polenin dhe alergjenët që e ndotin ajrit. Flini rehat si foshnje, duke e ditur se po thithni ajër më të pastër në shtëpinë tuaj.
Fshesa robotike Nano mund të përdoret për pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme, sikurse tepihat, dyshemetë e forta prej druri dhe pllaka. Me një gjatësi vetëm 9.cm, lehtësisht kalon edhe nën tavolina, dollape dhe zona të tjera që arrihen vështirë me një fshesë vakumi të zakonshme.
Fshesat robotike më pak efektive lëvizin qorrazi nëpër dhomë, duke shkuar disa herë në të njejtën zonë dhe duke u përplasur me objekte të ndryshme. Por Fshesa robotike Nano ka hartëzim me laser, që do të thotë se fillimisht e hartezon dhomën dhe pastaj detekton rrugët më të lehta dhe më të shpejta për t’i pastruar dyshemetë. Po ashtu ka sensorë kundër rënies, të cilët detektojnë ndonjë hendek si dhe sensorë për të shmangur pengesat.
Ju mund të zgjedhni mes dy opsioneve të pastrimit dhe ta kurdisni për më vonë me telekomandë. Në këtë mënyrë, fshesa robotike do të fillojë të pastrojë teksa ju jeni duke shikuar ndonjë film apo duke shijuar kohë jashtë me më të dashurit tuaj.
Filter HEPA H13
Bateri e fuqishme, deri në 2 orë me një mbushje
Telekomandë
Lloje të ndryshme të dyshemeve dhe tepihave
Bateria e fuqishme prej litiumi mund të pastrojë deri në 2 orë me një mbushje, dhe automatikisht kthehet në bazë kur të ketë nevojë. Ka një shportë pluhuri të ripërdorshme, me kapacitet 500ml.