- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Ju tashmë e dini se fshesa robotike Nano është pajisje e shkëlqyer për pastrimin e shtëpisë, e cila ju mundëson të pastroni me prekjen e një butoni. Me këtë set shtesë, ju mund ta mirëmbani pajisjen dhe të sigurohuni që të pastrojë në mënyrë efektive, edhe pas një kohë të gjatë. Seti zëvendësues përmban dy furça anësore dhe një filter HEPA H13.
Ju tashmë e dini se fshesa robotike Nano është pajisje e shkëlqyer për pastrimin e shtëpisë, e cila ju mundëson të pastroni me prekjen e një butoni. Me këtë set shtesë, ju mund ta mirëmbani pajisjen dhe të sigurohuni që të pastrojë në mënyrë efektive, edhe pas një kohë të gjatë. Seti zëvendësues përmban dy furça anësore dhe një filter HEPA H13.
Fshesa robotike Nano është pajisje pastrimi, e cila pastron dyshemetë me prekjen e një butoni. Me të mund të pastroni sipërfaqe të ndryshme, sikurse tepihat, dyshemetë e drurit dhe pllakat. Roboti ka filter HEPA H13 i cili kapë edhe grimcat më të vogla, dhe nxjerrë jashtë vetëm ajrin e pastër. Me një bater të fuqishme litiumi, mundëson pastrim deri në 2 orë (me një mbushje). Falë hartëzimit me laser, roboti gjen rrugën më të shpejtë dhe më efikase për të pastruar dyshemetë. Ka sensorë kundër rënies dhe sensorë për t’i shmangur pengesat. Shiko më shumë rreth fshesës robotike, duke klikuar këtu.
Sikurse të gjitha pajisjet e pastrimit me vakum, edhe kjo fshesë ka nevojë për mirëmbajtje. Me kalimin e kohës, filterët dhe aksesorët e tjerë mund të bllokohen / prishen, duke e bërë fshesën më pak efektive. Tash, ju mund të siguroheni që fshesa juaj është çdo herë gati për pastrim cilësor, me këtë set shtesë i cili ka 2 furça anësore dhe një filter të avancuar HEPA H13.
Pastruesit me vakum duhet ta nxjerrin jashtë tërë ajrin që e thithin, andaj është e rëndësishme ta kenë një filter të fuqishëm, për ta pastruar ajrin para se të dalë jashtë pajisjes. Fshesa robotike Nano është e pajisur me një filter HEPA H13, i cili kapë edhe grimcat më të vogla – jo vetëm pluhurin apo qimet e zakonshme, por edhe polenin dhe alergjenët që e ndotin ajrit. Flini rehat si foshnje, duke e ditur se po thithni ajër më të pastër në shtëpinë tuaj.
Fuqia thithëse e fshesës robotike kombinohet me dy furça anësore, të cilat janë efikase për të pastruar pluhurin, qimet dhe papastërtitë e ngjashme. Me kalimin e kohës, furçat vjetërohen, andaj një set shtesë është zgjidhje e shkëlqyer. Furçat janë të përshatshme për të pastruar në dysheme druri, pllaka, tepiha dhe sipërfaqe të ngjashme.