- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Pluhuri, bakteret, viruset, poleni dhe sporet janë armiq të padukshëm, të cilët shkaktojnë irritim, alergji dhe sëmundje të tjera. Tash mund të siguroni ajër më të pastër për ju dhe familjen tuaj, me pastruesin e ajrit, Nano Smart. Filteri HEPA H13, së bashku me një jonizues, largon edhe grimcat më të vogla me 99.95% efikasitet, kurse drita UV eleminon mikroorganizamt gjatë kontaktit. Kjo pajisje e mençur është e përshtatshme për hapësira deri në 60m2 dhe mund të kontrollohet përmes aplikacionit (me telefon apo tablet).
Pluhuri, bakteret, viruset, poleni dhe sporet janë armiq të padukshëm, të cilët shkaktojnë irritim, alergji dhe sëmundje të tjera. Tash mund të siguroni ajër më të pastër për ju dhe familjen tuaj, me pastruesin e ajrit, Nano Smart. Filteri HEPA H13, së bashku me një jonizues, largon edhe grimcat më të vogla me 99.95% efikasitet, kurse drita UV eleminon mikroorganizamt gjatë kontaktit. Kjo pajisje e mençur është e përshtatshme për hapësira deri në 60m2 dhe mund të kontrollohet përmes aplikacionit (me telefon apo tablet).
Mund të duket i pastër, por ajri në shtëpi apo zyre mund të përmbajë plot grimca të padukshme, të cilat mund të shkaktojnë irritim, alergji dhe sëmundje të tjera. Tash mund të siguroni ajër më të pastër me ndihmën e kësaj pajisje të mençur, të cilën mund ta kontrolloni me buton me prekje apo përmes aplikacionit (me WI-FI).
Çka e bënë edhe më unik këtë produkt, është lidhja me WI-FI. Thjesht lidheni pajisjen me internetin në shtëpi dhe mund ta kontrolloni përmes një aplikacioni (në telefon apo tablet) kudo që jeni. Pra, ju mund ta aktivizoni pajisjen dhe ta pastroni ajrin para se të vini në shtëpi, apo ta mirëmbani ajrin edhe kur jeni jashtë shtëpisë për një kohë më të gjatë.
Ky pastrues ajri i avancuar, përdorë 4 teknologji të ndryshme për të ofruar fuqi pastrimi sa më efikase:
Një jonizues krijon jone negative duke përdorur elektricitetin, pastaj i shkarkon ato në ajër. Këto jone negative bashkangjiten me grimcat pozitive në dhomë, sikurse pluhuri, bakteret, poleni, tymi dhe alergjenët e tjerë, duke i nxjerrë nga qarkullimi.
Një para-filter karboni ka funksion për t’i eleminuar aromat e pakëndshme.
Një filter shumë cilësor HEPA H13 mund të bllokojë edhe nano grimcat më të vogla, deri në 2.5 PM dhe ta pastrojë ajrin me 99.95% efikasitet. Filteri po ashtu ka një trajtim special anti-bakterial, për mbrojtje nga mikrobet dhe për t’i shmangur aromat e pakëndshme.
Një dritë UV-C shkatërron grimcat gjatë kontaktit, dhe është efektive sidomos ndaj mikroorganizmave, sikurse bakteret, viruset dhe sporet e mykut.
Pajisje e mençur
Filtrim HEPA H13
Parandalon aromat e pakëndshme
Cilësime të mençura
Ky pastrues ajri është ndër më të fuqishmit në treg. Rekomandohet për hapësira deri në 60m2 – pra, është ideal për zyre apo shtëpi, apo kudo që shpenzoni më shumë orë dhe ju duhet ajër më i pastër.
Kjo pajisje është e lehtë për t’u përdorur dhe për t’ju përshtatur nevojave tuaja. Ju mund të zgjedhni mes 4 shpejtësive të ndryshme, ta caktoni pajisjen që të punojë sipas kohëmatësit apo të caktoni opsionet “sleep” ose “auto”. Ekrani i integruar përmes treguesit të cilësisë së ajrit, ju tregon për gjendjen e ajrit. Po ashtu përfshin edhe një senzor të grimcave si dhe një rikujtues për rivendosjen e filterit. Ju lehtësisht mund ta kontrolloni pajisjen dhe t’i caktoni cilësimet duke përdorur telefonin tuaj të mençur.