SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Fshesë me avull & vakum Poseidon Plus Rovus

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110047226 SKU: 110047226
Photo
Video

Kjo fshesë është dizajnuar në bazë të kërkesave të konsumatorëve, për të sjellë më shumë fuqi pastrami në shtëpitë tuaja. Vakumi ciklonik thithë papastërtinë, kurse pastruesi me avull largon njollat e vështira dhe eleminon mikrobet dhe bakteret duke përdorur ujë të thjeshtë. Doreza e re e ndashme ju mundëson t’i pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur.

Fshesë me avull & vakum Poseidon Plus Rovus
Koha e arritjes: 2-5 ditë
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Kjo fshesë është dizajnuar në bazë të kërkesave të konsumatorëve, për të sjellë më shumë fuqi pastrami në shtëpitë tuaja. Vakumi ciklonik thithë papastërtinë, kurse pastruesi me avull largon njollat e vështira dhe eleminon mikrobet dhe bakteret duke përdorur ujë të thjeshtë. Doreza e re e ndashme ju mundëson t’i pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur.

Më shumë
Përshkrimi

Sistem 2në1 për pastrim efektiv

Fshesa Poseidon Plus ju mundëson t’i pastroni me vakum dhe avull sipërfaqet, në të njejtën kohë ose ndaras.

  • Vakumi ciklonik i fuqishëm thithë pluhurin, qimet dhe papapstëritë e tjera. Cikloni nënkupton që më shumë mbeturina grumbullohen në shportën 1 litërshe, e cila zbrazet lehtë, e jo në filter.
  • Avulli ju ndihmon t’i eleminoni shpejt dhe lehtë njollat, mikrobet dhe bakteret, pa përdorur kimikate të dëmshme, vetëm ujë të thjeshtë rubineti. Rezervuari me kapacitet 350ml ju mundëson të pastroni deri në 30 minuta me një mbushje, me temperaturë të lartë – gati në 30 sekonda.
Fshesë me avull & vakum Poseidon Plus

Version i avancuar

Fshesa Poseidon Plus është version i avancuar i fshesës Plus. Ka të njejtat veti dhe fuqi pastrimi si fshesa paraprake, por tani ka edhe një veti shtesë: njësia e dorës e cila mund të ndahet dhe t’ju ndihmojë t’i pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur.

Kjo nënkupton se ju mund të pastroni me avull kudo që ka nevojë. Banaku, dritaret, furra, sipërfaqet e skarës, vaska, dush kabina dhe guaska e WC-së tashmë janë zona që mund t’i pastroni lehtësisht – me prekjen e një butoni. Fuqia e avullit po ashtu mund të përdoret për t’i pastruar rrobat, perdet, mobiljet dhe lodrat, sepse eleminon njollat, mikrobet dhe bakteret.

Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

Aksesorë praktikë

Njësia e dorës vjen me grykën konike, për ta drejtuar avullin në zonat më të vështira për t’u pastruar. Po ashtu, ka edhe furçën rrumbullake për zonat ku ka njolla më të vështira dhe ju duhet t’i fërkoni. Lecka e shtupës mund të hiqet lehtësisht, të pastrohet dhe të ripërdoret.

  • Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

    Gryka konike

  • Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

    Furça rrumbullake

  • Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

    Lecka e shtupës

Për t’i shtuar edhe më shumë funksionalitet dhe fuqi pastrimi kësaj fshese, ne ju rekomandojmë edhe setin e aksesorëve të dizajnuar posaçërisht për Fshesën Poseidon Plus.

Pajisje e fuqishme pastrimi

Fshesa Poseidon Plus përdoret lehtë, me kontroll digjital, ashtu si e caktoni apo komandoni ju. Pjesa e vakumit ka motor me fuqi 600W, kurse pastruesi me avull ka 3 nivele dhe dhe fuqi maksimale 1200W.

Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

E lehtë për t’u bartur, e lehtë për t’u përdorur

Dizajni i mençur i kësaj fshese, me dorezë që mund të lëvizet deri në 180°, ju mundëson pastrim më të lehtë rreth mobiljeve. Vakumi mund të përdoret kudo, përderisa avulli është i përshtatshëm për dysheme të forta, qeramikë, mermer, pllaka, granit e po ashtu në tepiha.

  • Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

    Manovrohet pa mundim

  • Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

    Dorezë, për ta bartur më lehtë

  • Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

    Rezervuar i ndashëm, me kapacitet 350ml

Informata shtesë

Në set përfshihen:

  • Njësia kryesore
  • Njësia e dorës
  • Furça plastike
  • Gryka konike
  • Lecka mikrofibre

Tensioni: 220-240 V ~
Frekuenca: 50-60 Hz
Fuqia: 1800 W, funksioni i avullit: 1200 W
Niveli i zhurmës: max 88 +/- 2 dBA

Rovus Poseidon Steam&Vac Plus

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star