Fshesë Storm Vac Rovus
Rovus Storm Vac është dizajnuar për pastrim të shpejtë dhe praktik të shtëpisë tuaj. Ju mund të ndryshoni opsionet e pastrimit me një klikim të thjeshtë. Pajisja është kombinimi ideal i dy fshesave: asaj klasike dhe fshesës së dorës. Motori i fuqishëm pastron çdo lloj papastërtie në çdo sipërfaqe: dysheme, mobilje, skaje të ngushta, perde etj.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Rovus Storm Vac është dizajnuar për pastrim të shpejtë dhe praktik të shtëpisë tuaj. Ju mund të ndryshoni opsionet e pastrimit me një klikim të thjeshtë. Pajisja është kombinimi ideal i dy fshesave: asaj klasike dhe fshesës së dorës. Motori i fuqishëm pastron çdo lloj papastërtie në çdo sipërfaqe: dysheme, mobilje, skaje të ngushta, perde etj.
Më shumë - Përshkrimi
-
Kombinimi perfekt i dy fshesave: asaj klasike dhe fshesës së dorës
Çfarëdo qofshin nevojat tuaja të pastrimit, nga qilimat dhe dyshemet me drurë, pllakat ose tavanet me pluhur, Rovus Storm Vac mund t'i sfidoj të gjitha.
Dizajni i lehtë dhe shumë i manovrueshëm siguron përfitime të plota dhe gjithë komoditetin e fshesave klasike, ndërsa motori efikas ofron thithje mjaft të fuqishme për të trajtuar çdo lloj rrëmuje. Harrojeni fshesën tuaj të rëndë, të ngathët dhe të pistë! Me Rovus Storm Vac ju mund të thjeshtoni jetën tuaj dhe lehtësoni përpjekjet që ju duhen për të pastruar shtëpinë tuaj!
Kalim i lehtë - nga fshesa klasike në fshesë dore
Me fshesën elektrike Rovus Storm Vac, ju lehtë mund të kujdeseni për të gjitha nevojat tuaja të pastrimit në çdo cep të shtëpisë tuaj. Në pozicionin e saj të paracaktuar, është një fshesë e drejtë me fuqi të besueshme dhe të fortë thithjeje. Për shkak të dizajnit të tij manovrues, ju lehtë mund të pastroni thërrimet nën tavolinën e kuzhinës, ambientet e banjos ose grimcat e pluhurit nën divan.
Me klikim të thjeshtë, ju mund të lëshoni dorezën e gjatë dhe Storm Vac shpejt shndërrohet në një fshesë të gjithanshme të dorës. Me të, ju mund të pastroni atë rrëmujën e pa arritshme, raftet tuaja të librave ose të pastroni cepet e kolltukut tuaj të preferuar.
Pozicioni i rregullt i drejtë me rrota në pjesën e poshtme ju lejon të merrni me lehtësi papastërtitë e përditshme të pothuajse çdo sipërfaqe të dyshemesë.
Fshesa e dorës, e projektuar për pastrimin e mobiljeve dhe perdeve, kolltukëve, shtretërve për kafshë, makinave dhe shumë sipërfaqe tjera.
Filteri HEPA për ambient të shëndetshëm në shtëpinë tuaj
Rovus Storm Vac gjithashtu përmban dizajnin pa qese dhe filtrin HEPA që lahet dhe depozitën e pluhurit. Ajo në mënyrë efektive filtron dhe ndihmon në grumbullimin e grimcave të vogla që shkaktojnë alergji mikroskopike të tilla si marimangat e pluhurit, miellin ose qimet e kafshëve shtëpiake. Kjo i pengon ato të dalin përsëri në ajër duke krijuar kështu mjedis të shëndetshëm të jetesës për të gjithë familjen tuaj.
Përveç kësaj, dizajni pa qese do t'ju kursej para në afat të gjatë, pasi ju nuk do të keni më nevojë të blini qese sepse me filtrin HEPA mund ta pastroni lehtësisht me ujë.
Zgjidhje totale për pastrimin e shtëpisë tuaj
Përveç filtrit HEPA dhe ndryshimit të shpejtë në mes pozicioneve, Rovus Storm Vac vjen me disa përfitime shtesë, që do të bëjë pastrimin tuaj të përditshme detyrë të thjeshtë dhe të rehatshme:
Dizajn i lehtë për të transportuar fshesën lehtë nëpër shtëpi, ose deri në shkallët për kudo që është rrëmujë për t'u pastruar.
Lehtësi në zbrazjen e depozitës së pluhurit pa qese që pa mëdyshje - është zgjidhje e përshtatshme dhe kursim i parave.
Montimi dhe ç'montimi i lehtë ofron lehtësi në pastrimin e çdo sipërfaqeje.
Kordoni i gjatë i rrymës për një rreze të madhe pastrimi, kështu që ju nuk duhet të ndryshoni prizat shumë shpesh.
- Informata shtesë
-
Seti përfshin:
- Rovus Storm Vac: pjesën kryesore me filterin HEPA
- Brushën e rregullt
- Tubin zgjatës
- Aksesorin e ngushtë
- Brushën trekëndëshe