Set i çarçafëve Ethnic II

Freskojeni dhomën me çarçafët Ethinc II, të punuar të cilët janë nga pambuku natyral dhe me endje sateni, për ndjesi sa më të mirë ndaj lëkurës. Këta çarçafë kanë modele frymëzuar nga trashëgimia europiane, vijnë në disa dizajne tërheqëse, kombinohen në 4 mënyra dhe mund të lahen tërësisht në 60°C. Zgjedhni setin që ju duhet:
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Freskojeni dhomën me çarçafët Ethinc II, të punuar të cilët janë nga pambuku natyral dhe me endje sateni, për ndjesi sa më të mirë ndaj lëkurës. Këta çarçafë kanë modele frymëzuar nga trashëgimia europiane, vijnë në disa dizajne tërheqëse, kombinohen në 4 mënyra dhe mund të lahen tërësisht në 60°C. Zgjedhni setin që ju duhet:
- Një këllëf për jorgan 140x200cm + një këllëf për jastëk 50x70cm, ose
- Një këllëf për jorgan 200x200cm + dy këllëfë për jastëkë 50x70cm
Më shumë - Përshkrimi
-
Mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për ta rifreskuar pamjen e dhomës
Jepjani dhomës suaj një pamje elegante me çarçafët tanë të ri, me dizajne tërheqëse, të frymëzuara nga trashëgimia europiane. Këllëfët e jastëkëve dhe jorganit janë të punuar me pambuk natyral, për t’ju ofruar gjumë të qetë e ëndrra të ëmbla për vite me radhë.
Krijoni katër pamje të ndryshme
Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve kanë dizajne të ndryshme. Njëra anë ka dizajnin Ethnic II, kurse ana tjetër është njëngjyrëshe. Ju mund t'i kombinoni në katër mënyra të ndryshme, për t'i dhënë dhomës suaj pamje të re kohë pas kohe.
Të punuara nga pambuku për rehati që zgjatë
Seti Ethnic II është punuar nga pambuku 100% natyral, pa sintetikë oose vajra të shtuar. Prandaj këllëfët janë të lëmuar, të butë, të lehtë dhe të ajrosshëm. Po ashtu, e përçojnë nxehtësinë për t’ju mbajtur ngrohtë gjatë dimrit dhe freskët gjatë verës, si dhe kanë aftësi absorbimi, për t’ju siguruar gjumë të rehatshëm natë pas nate. Janë të qëndrueshëm, dhe mund të lahen tërësisht në 60°C.
Një endje sateni për butësi shtesë
Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve janë punuar në Turqi dhe Pakistan, atje ku pambuku është kultivuar për shekuj me radhë dhe endjet në tekstile të holla bëhen më të buta me kalimin e kohës. Përdorimi i endjes së satenit i shton më shumë luks edhe e bën më të butë pambukun.
Tri dizajne për t’i shtuar elegancë dhomës suaj
Gama Ethnic II ofron 3 modele të bukura të çarçafëve, frymëzuar nga trashëgimia e Europës Lindore, Qendrore dhe Veriore, për t’i shtuar një pamje tërheqëse dhomës suaj.
MODERN, me një kthesë moderne në një stil klasik
FLOWERS, një dizajn i hijshëm me lule
NATIVE, një model i bukur që sjellë motive të trashëgimisë europiane në shtëpinë tuaj
Madhësitë
Seti i çarçafëve vjen në dy versione: një këllëf jorgani (140x200cm) dhe një këllëf jastëku (50x70cm) ose një këllëf jorgani (200x200cm) dhe dy këllëfë jastëkësh (50x70cm). Seti Ethnic II është pjesë e koleksionit vjeshtë-dimër Dormeo 2020, i cili përmban edhe jorgan & jastëk cilësor Wellspring, dhe një mbulesë shtrati, për t’ju ofruar rehati dhe pamje elegante për dhomën tuaj.
Shikoni produktet tjera nga koleksioni Ethnic
Jepjani dhomës një pamje elegante me setin e ri të çarçafëve me pamje tërheqëse me pamje 4në1 dhe frymëzuar nga trashëgimia europiane.
- Specifikat Teknike
-
Karakteristika të tjera 140x200cm, 200x200cm Madhësia e jastëkut 50x70 cm Material 100% cotton, pambuk sateen Programi Dormeo gjumë mund të lahet 60°C