Set i çarçafëve Paisley

Sillni shijen e Orientit në shtëpinë tuaj, me këtë set çarçafësh kashmiri. Janë të punuar 100% nga pambuku natyral dhe me endje sateni, prandaj janë të ajrosshëm dhe të butë. Në dispozicion këllëfë të jorganit me madhësi 140x200cm ose 200x200cm si dhe një ose dy këllëfë jastëkësh me madhësi 50x70cm. Në anën tjetër, këllëfët kanë ngjyrë të bardhë, që ju mundëson të krijoni kombinime të ndryshme për shtratin tuaj.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Sillni shijen e Orientit në shtëpinë tuaj, me këtë set çarçafësh kashmiri. Janë të punuar 100% nga pambuku natyral dhe me endje sateni, prandaj janë të ajrosshëm dhe të butë. Në dispozicion këllëfë të jorganit me madhësi 140x200cm ose 200x200cm si dhe një ose dy këllëfë jastëkësh me madhësi 50x70cm. Në anën tjetër, këllëfët kanë ngjyrë të bardhë, që ju mundëson të krijoni kombinime të ndryshme për shtratin tuaj.
Më shumë - Përshkrimi
-
Stil ekzotik dhe luks
Shndërrojeni dhomën tuaj në një oazë të qetë, me këtë set shtrati të këndshëm, të dekoruar me model kashmiri nga Persia ekzotike. Seti është i punuar 100% nga pambuku natyral me endje sateni, për të ofruar ndjesinë më të mirë ndaj lëkurës suaj.
Stil persian për tekstilet më të mira
Ky model i veçantë e ka origjinën në Persi, ku është përdorur për t'i dekoruar tekstilet më të mira, dhe për shekuj me radhë është çmuar nga perëndimi. Tash e keni mundësinë t'i jepni dhomës suaj një copëz pamje Orienti me këtë set të bukur dhe të këndshëm, i punuar me materiale cilësore për t'ju ofruar gjumë të qetë.
Kombinoni në katër mënyra
Këllëfët e jastëkëve dhe të jorganit kanë dy anë të ndryshme. Njëra anë ka model kashmiri, e cila i sjellë shtratit tuaj elegancë, kurse ana tjetër ngjyrë të bardhë. Andaj, ju mund t'i kombinoni në mënyra të ndryshme, sipas dëshirës suaj. Me një set, ju mund t'i sillni shtratit katër pamje të ndryshme.
I punuar nga pambuku - për rehati maksimale
Seti është i punuar 100% nga pambuku, material ideal për lëkurën dhe i ajrosshëm.
- Pambuku është i lehtë, por jashtëzakonisht i qëndrueshëm.
- Është absorbues, i ajrosshëm dhe përcjellës i mirë i nxehtësisë - ju mban ngrohtë gjatë dimrit dhe freskët gjatë verës.
- Është material i butë, i përshtatshëm për lëkurën.
- Pambuku është 100% fibër natyrale. Për dallim nga materialet sintetike dhe ato me bazë vaji, pambuku është antialergjik dhe nuk përmban kemikale të dëmshme.
- Mirëmbahet lehtë (mund të lahet).
I prodhuar me endje sateni
Cilësia e pambukut varet edhe nga lloji i endjes që është përdorur për ta prodhuar. Pambuku i cilësisë së ulët ka një numbër të barabartë të fijeve vertikale dhe horizontale. Kurse ky set është punuar me endje sateni, me më shumë fije vertikale se sa horizontale, për t'i ofruar ndjesi të butë dhe rehati lëkurës suaj, për gjumë sa më të mirë.
- Specifikat Teknike
-
Karakteristika të tjera duvet cover 140x200 & 1x pillow case 50x70; duvet cover 200x200 & 2x pillow case 50x70 Material pambuk sateen Programi Dormeo gjumë