Set i çarçafëve Warm Hug 2020

Rifreskojeni dhomën e gjumit me një palë çarçafë të bukur dhe të rehatshëm! Si pjesë e koleksionit Warm Hug, ky set me këllëf jorgani dhe jastëkësh, ka një dizajn modern sipas formave të pishave. Po ashtu, ka dizajne të ndryshme në dy anët dhe ju mund t’i kombinoni 4 pamje. Është punuar prej pambukut turk për butësi dhe qëndrueshmëri, dhe ka endje sateni për extra luks. Në dispozicion në 2 ngjyra dhe 3 madhësi. Mund të lahet tërësisht në 60°C.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-

Më shumë - Përshkrimi
-
Jepjani dhomës një pamje dimërore
Linja Warm Hug vazhdon të sjellë më të mirat për dhomën e gjumit - këtë herë një set çarçafësh të butë e të ngrohtë, me një dizajn me motive dimërore.
Ky set cilësor i çarçafëve vjen në dy nuanca: e kuqe ose vjollcë, dhe është dizajnuar për t'i shtuar më shumë rehati netëve tuaja dhe më shumë elegancë shtratit tuaj.
Zgjedhni më të mirën për dhomën e gjumit
Dhoma e gjumit është një lloj oaze e pushimit dhe relaksit, vendi ku ndihemi rehat, ku flemë e mbushemi energji për të nesërmen. Andaj është e rëndësishme ta mirëmbani me produktet më të mira, duke nisur nga shtrati e çarçafët. E kur vjen puna te çarçafët, sigurohuni që të zgjedhni një set të butë, të ajrosshëm dhe elegant, që t'ju ofrojë rehati, freski dhe kënaqësi.
Materiale natyrale për freski që zgjatë
Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve janë punuar nga pambuku 100% turk. Ky material natyral dhe anti-alergjik i ofron ndjesi të këndshme lëkurës. Seti mund të lahet tërësisht në 60°C dhe do ta ruajë ngjyrën e butësinë për vite me radhë.
Punimi i këtij seti është bërë me endje sateni, e cila i shton më shumë luks materialeve, duke e bërë pambukun më të butë se sa me endje të zakonshme.
Krijoni katër pamje të ndryshme
Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve kanë dizajne të ndryshme. Njëra anë ka dizajnin elegant me pisha, kurse ana tjetër është njëngjyrëshe.
Ju mund t'i kombinoni në katër mënyra të ndryshme, për t'i dhënë dhomës suaj pamje të re kohë pas kohe.
Seti është në dispozicion në tri madhësi: 1 këllëf jorgani 140x200cm (me 1 këllëf jastëku 50x70cm), 1 këllëf jorgani 200x200cm (me 2 këllëf jastëku 50x70cm) ose 1 këllëf jorgani 200x220cm (me 2 këllëf jastëku 50x70cm).
- Specifikat Teknike
-
Bed Size Double Bed Material 100% cotton Ngjyrat e disponueshme rumba red, sunset purple Programi Dormeo dhoma ndejës