- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Shtresa Aloe Vera me 5 zona është një mënyrë ideale për të shtuar më shumë rehati në shtratin ku flini. Ka bërthamë prej sfungjerit Orthocell, i cili i përshtatet formave trupore dhe 5 zona të ndryshme për lehtësimin e pikave të presionit. Është e pasur me Aloe Vera për butësi, ka trajtimin CleanEffect për pastërti dhe sistemin AirX për ajrosje. Mbulesa e shtresës mund të lahet në 30°C.
Shtresa Aloe Vera me 5 zona është një mënyrë ideale për të shtuar më shumë rehati në shtratin ku flini. Ka bërthamë prej sfungjerit Orthocell, i cili i përshtatet formave trupore dhe 5 zona të ndryshme për lehtësimin e pikave të presionit. Është e pasur me Aloe Vera për butësi, ka trajtimin CleanEffect për pastërti dhe sistemin AirX për ajrosje. Mbulesa e shtresës mund të lahet në 30°C.
Shtresa Aloe Vera me 5 zona është një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për ta përmirësuar cilësinë e gjumit. Thjesht vendoseni sipër dyshekut dhe shijoni rehatinë dhe mbështetjen luksoze që ju ofron. Po ashtu, mund ta shtroni në divan, e madje edhe në dysheme. Sfungjeri Orthocell™ ofron mbështetje të shkëlqyer për trupin tuaj dhe trajtimi Aloe Vera në mbulesë e bën më të butë edhe më të këndshme për lëkurë.
I përshtatet trupit tuaj, ofron mbështetje të shkëlqyer dhe siguron ajrosje.
Trajtim natyral që e rigjeneron materialin dhe e bën shtresën më të butë në prekje dhe më të këndshme për të fjetur.
Siguron mbrojtje nga bakteret, mikrobet dhe mikroorganizmat e pluhurit, duke parandaluar irritimin ose alergjitë.
Mbulesa mund të hiqet dhe lahet për më shumë higjienë. Pjesa e sipërme e mbulesës është e punuar nga fibrat 100% të ricikluara.
Qarkullimi i rritur i ajrit siguron veti termorregulluese, të cilat parandalojnë mbingrohjen gjatë gjumit.
Pjesa e poshtme ka sipërfaqe jo-rrëshqitëse, duke siguruar që shtresa të qëndrojë në vend.
Për rehati të personalizuar për kokën & qafën, trungun, ijet, pjesën e sipërme të këmbëve dhe shputat.
Përdoreni mbi divan për të pushuar apo fjetur më rehat.
Merreni në kamping për një aventurë plot rehati dhe të paharruar.
Përdoreni si shtrojë të butë loje ose ushtrimesh për fëmijët.
Shtrijeni mbi dyshekun e vjetër, për më shumë rehati dhe higjienë. E përsosur për konvikte studentore.
Nëse e porosisni online, shtresa ju vjen në derë të shtëpisë, e mbështjellur dhe e paketuar me mbyllje vakumi. Të gjitha shtresat tona vijnë të paketura në këtë mënyrë, falë procesit tonë eko-miqësor të transportit dhe mbrojtjes gjatë transportit. Doni ta përdorni diku tjetër? Thjeshtë mbështilleni, barteni apo ruajeni diku. Bartja e kësaj shtrese është kaq e lehtë.
Me kujdes prejeni qesen e jashtme me gërshërë, dhe sigurohuni që të mos e preni qesen e plastikës. Mos përdorni thikë.
Shtrijeni shtresën e mbyllur me vakum në divan apo dyshek. Me kujdes prejeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe hiqeni me kujdes atë.
Lëreni 6 orë, në mënyrë që shtresa e re të hapet dhe shtrihet tërësisht.
Trajtim antibakterial | Po |
---|---|
Baza | Sfungjer poliuretani (Orthocell™) |
Linja Dormeo | Comfort |
Materialet e dyshekut | Trajtim antibakterial |
Mbështjellësi mund të pastrohet | Po |
Programi Dormeo | gjumë |